LIVE UPDATES
Politike

Analiza nga REL: Asociacioni dhe dialogu, kush dhe çfarë do të bëhet në Kosovë?

Nga themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe e deri te normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, agjenda duket e ngjeshur.

13 Janar 2025, 21:03 Nga M.B
Analiza nga REL: Asociacioni dhe dialogu, kush dhe çfarë do të
Foto ilustruese

KOSOVA- Ndërsa Kosova u afrohet zgjedhjeve të saj parlamentare më 9 shkurt, vendi përballet me disa sfida kritike që mund ta formësojnë të ardhmen e tij. Nga themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe e deri te normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, agjenda duket e ngjeshur.

Me pyetjen se si do t’i adresojnë ato, Radio Evropa e Lirë iu drejtua të katër kandidatëve për kryeministër - Albin Kurtit të Vetëvendosjes, aktualisht në pushtet; Bedri Hamzës të Partisë Demokratike të Kosovës; Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës - por prej asnjërit nuk mori përgjigje.

Në vend të tyre u përgjigjën zyrtarët e partive, e në rastin e Vetëvendosjes as ata. Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje qysh në vitin 2013, por Kosova nuk e zbatoi atë, nga frika se mund të ndikonte në funksionalitetin e shtetit. Në vitin 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, arritën edhe atë që njihet si Marrëveshja Bazë, e cila, përveç një niveli të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, kërkon nga palët që ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës, si dhe t’i njohin dokumentet dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës.

Serbia, në disa raste, është shprehur kundër saj dhe, sipas Kurtit, Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruajë atë. Duke folur së voni në një intervistë për median kosovare Kosovapress, Kurti tha se Asociacioni nuk duhet të vendoset në qendër të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Marrëveshja Bazë, e cila e adreson edhe çështjen e Asociacionit, duhet të zbatohet tërësisht.

“Unë besoj që duhet të përqendrohemi te Marrëveshja Bazë. Neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb. Le të adresohet aty”, tha Kurti.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se formimi i Asociacionit është obligim i Kosovës, edhe për shkak se është pranuar nga ana e Kurtit me anë të Marrëveshjes Bazë.

“Për ne është me rëndësi që të respektohet Kushtetuta”, thotë Ahmetaj, por nuk specifikon se cili është plani i PDK-së për Asociacionin në të ardhmen.

Bashkësia ndërkombëtare ka hartuar një draft-statut për këtë asociacion dhe ka kërkuar nga Kosova që ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese - gjë të cilën Kosova nuk e ka bërë. Për nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ky draft-statut është rezultat i Marrëveshjes Bazë, të cilën ai e konsideron si të keqe. Ai thotë se në rast se LDK-ja i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit dhe merr pushtetin me në krye liderin e saj, Lumir Abdixhiku, do të bëjë përpjekje për rishikimin e draft-statutit të Asociacionit, në mënyrë që ai të mos jetë në kundërshtim me organizimin kushtetues të Kosovës.

“Dokumenti, si i tillë, para se të kalojë në shkallën tjetër [për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese] duhet - me ndërmjetësit ndërkombëtarë, në veçanti me rol të forcuar të amerikanëve në këtë proces - të shihet, që të jetë në përputhje me obligimet, zotimet kushtetuese që i ka Republika e Kosovës”, thotë Haziri.

Lulzim Blaka, zyrtar për informimin në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se kandidati për kryeministër i kësaj partie, Ramush Haradinaj, planifikon që draft-statutin për Asociacionin ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

“Pas përgjigjes së Kushtetueses, duhet të procedohet sipas obligimeve që i ka marrë Kosova si shtet”, thotë Blaka, duke shtuar se kjo nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nga viti 2011, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve. Shumë prej marrëveshjeve të arritura mbeten pa u zbatuar dhe palët akuzojnë njëra-tjetrën për angazhim jo të duhur. Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit në shtator të vitit 2023. Pak ditë pas atij takimi ka ndodhur sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit, për të cilin Kosova ka fajësuar Serbinë. Për vazhdimin e dialogut, Kurti në disa raste ka kërkuar nga Serbia që ta dorëzojë Millan Radoiçiqn, i cili ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit, si dhe nga Vuçiqi që ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë.

Ahmetaj nga PDK-ja thotë se kjo parti planifikon t’i qaset dialogut me synimin “për arritjen e marrëveshjes përfundimtare”.

“...në mënyrë që Kosova të vazhdojë më tutje në procesin e konsolidimit të shtetit”, sipas saj.

Në një paraqitje në TV21 të Kosovës, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në dialogun e mëtejshëm me Serbinë, duhet të rishikohet Marrëveshja Bazë, e cila është “oferta më e varfër” që ka marrë Kosova.

“Kjo nënkupton që disa pjesë, duhet të rishikohen dhe të ndryshohen”, ka thënë Hamza.

Haziri thotë se për LDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku, njohja “de jure” e Kosovës nga Serbia do të jetë qëllimi kryesor i dialogut me këtë vend, në të ardhmen.

“Do të krijojmë ambient që Kosova në tavolinë, në raport të drejtpërdrejtë me Bashkimin Evropian, me rol të forcuar të SHBA-së si lehtësuese, si dhe në koordinim jashtëzakonisht të mirë edhe me NATO-n si partner i madh, t’i mbyllë çështjet që kanë të bëjnë me procesin e dialogut”, thotë Haziri.

Blaka i AAK-së thotë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka degraduar. Nëse Haradinaj merr pushtetin, sipas tij, ai do të synojë që këtë proces ta përmbyllë me njohje të ndërsjellë.

“Dialogu duhet të rikthehet siç ka qenë, të dialogojmë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe obligative për të dyja palët, me njohje reciproke. Kjo ka qenë ajo që zoti Haradinaj e ka potencuar gjithmonë dhe kështu mendojmë të vazhdojmë edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, thotë Blaka.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova ishte disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa veprimeve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Aleatët ndërkombëtarë kërkojnë që Kosova ta trajtojë në dialog çdo çështje që lidhet me këtë zonë, por kjo nuk ka ndodhur. Ndaj, zyrtarët amerikanë, në disa raste, kanë thënë se veprimet e Qeverisë së Kosovës i kanë lëkundur marrëdhëniet me SHBA-në.

Në përgjigje, Kurti ka theksuar se SHBA-ja është partnerja kryesore e Kosovës, por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se ato duhet të pajtohen gjithmonë. Kurti, po ashtu, ka theksuar se do të bashkëpunojë ngushtë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Për shkak të tensioneve në veri, Kosova, prej kohësh, është edhe subjekt i disa masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ahmetaj e PDK-së thotë se nëse kjo parti i fiton zgjedhjet, ajo do të vazhdojë ta bashkërendojë agjendën e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

“Do të vazhdojmë që në koordinim me miqtë tanë, t’i heqim këto masa [të BE-së]”, thotë Ahmetaj.

“Ne do t’i ndryshojmë raportet e kushtëzuara që Qeveria e Kurtit ia ka sjellë Kosovës”, thotë në anën tjetër Haziri i LDK-së.

Ngjashëm, edhe për AAK-në, rikthimi i miqësisë dhe mirëbesimit me partnerët ndërkombëtarë do të jetë detyrë kryesore, thotë Blaka nga kjo parti. Në shenjë mirëbesimi, thotë ai, Kosova do t’i përmbushë të gjitha obligimet që ka marrë përballë partnerëve ndërkombëtarë. Kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nisën zyrtarisht fushatën zgjedhore më 11 janar, por premtime e zotime ka kohë që bëjnë. Në një anketë që publikoi Radio Evropa e Lirë në ueb-faqen e saj më 13 janar, politika e jashtme nuk duket se është vendimtare për pjesëmarrësit në këtë sondazh - para saj renditen politika ekonomike, reforma në shëndetësi dhe arsim./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet