LIVE UPDATES
Politike

"Vlerësoj reagimin publik të rikonfirmuar të Matteo Renzit", Meta: Arrestimi im ishte një rrëmbim kriminal dhe i paligjshëm nga banditë me maska

Ai rithekson se arrestimi i tij ishte një rrëmbim kriminal dhe i paligjshëm, nga banditë me maska dhe pa asnjë dokument identifikimi. Meta shkruan se ata nuk treguan asnjë shkresë apo akt zyrtar dhe hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë dhe nuk e lejuan të kontaktonte me avokatin.

16 Dhjetor 2024, 14:21 Nga N.F
"Vlerësoj reagimin publik të rikonfirmuar të Matteo
Meta

TIRANË- Presidenti i Lirisë, Ilir Meta përmes një shkrimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me reagimin e ish-kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi për mënyrën e arrestimit të tij. Meta shkruan se e vlerëson reagimin e Renzit ndërsa shton se ai u shpreh në mënyrë shumë elegante për emisionin “Piranjat”.

Ai rithekson se arrestimi i tij ishte një rrëmbim kriminal dhe i paligjshëm, nga banditë me maska dhe pa asnjë dokument identifikimi. Meta shkruan se ata nuk treguan asnjë shkresë apo akt zyrtar dhe hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë dhe nuk e lejuan të kontaktonte me avokatin.

Sipas tij ky rrëmbim banditesk dhe izolimi i tij të cilin e ka cilësuar ekstrem në vit elektoral dhe në prag të dekretimit të datës së zgjedhjeve u bë në funksion për të më pamundësuar ushtrimin e plotë të detyrës si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend prej 20 vitesh.

Meta tha se SPAK ka marrë detyrën ta hetojë politikisht dhe ta izolojë pa asnjë akuzë dhe provë penale vetëm për t’i shërbyer verbërisht padronit të tij të vërtetë, Kryeministrit Edi Rama, në dëm të konkurrencës dhe një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në 11 Maj 2025. Ai shtoi se beteja e tij nuk është vetëm për mbrojtjen e Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës por kundër Narkoshtetit, mafias ndërkombëtare dhe rajonale, që me çdo kusht synon të më mbajë të izoluar në mënyrë ekstreme.

"Vlerësoj reagimin publik të rikonfirmuar të ish-Kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi për mënyrën e arrestimit tim të shprehur prej tij në formë “shumë elegante” në Syri TV për emisionin “Piranjat”. Por riktheksoj se ishte një rrëmbim kriminal dhe i paligjshëm, nga banditë me maska dhe pa asnjë dokument identifikimi, që nuk treguan asnjë shkresë apo akt zyrtar, që hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë, që nuk më lejuan të kontaktoja avokatin, që nuk më njohën me të drejtat e mia dhe që po dhunshëm më futën në një makinë private.


Ky rrëmbim banditesk dhe izolimi im ekstrem në vit elektoral dhe në prag të dekretimit të datës së zgjedhjeve u bë në funksion për të më pamundësuar ushtrimin e plotë të detyrës time si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend prej 20 vitesh. SPAK ka marrë detyrën të më hetojë politikisht dhe të më izolojë pa asnjë akuzë dhe provë penale vetëm për t’i shërbyer verbërisht padronit të tij të vërtetë, Kryeministrit Edi Rama, në dëm të konkurrencës dhe një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në 11 Maj 2025. Beteja ime, që do ta fitoj padiskutim, nuk është vetëm për mbrojtjen e Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës por kundër Narkoshtetit, mafias ndërkombëtare dhe rajonale, që me çdo kusht synon të më mbajë të izoluar në mënyrë ekstreme," shkruan Meta.

"Vlerësoj reagimin publik të rikonfirmuar të Matteo

meta matteo renzi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj