LIVE UPDATES
Politike

"Është një nga proceset më të korruptuara në histori", Berisha: Procesi i vettingut u krye nga persona të inkriminuar

Kryedemokrati tha se vetingu që sipas tij pati pasoja dramatike, u hoqi qytetarëve shqiptarë të drejtën për një proces ligjor të drejtë.

16 Dhjetor 2024, 13:10 Nga r.ll
"Është një nga proceset më të korruptuara në
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar procesin e vettingut si një nga proceset më të korruptuara në Europë dhe botë. Berisha u shpreh se vetingu filloi me lista të formulara në komitetet e PS-së. 

Ai u shpreh se vetingu në Shqipëri është bërë nga persona të inkriminuar, ku përmendi Valbona Sanxhaktarin. Më tej, kryedemokrati shtoi se vetingu që sipas tij pati pasoja dramatike, u hoqi qytetarëve shqiptarë të drejtën për një proces ligjor të drejtë.

Berisha tha se tre rezoluta të partive politike të cilat përbëjnë shumicën e forcave politike në Europë, SHBA dhe botë, e cilësuan drejtësinë shqiptare si një armë në duart e ekzekutivit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Në bindjen time më të thellë, ky është një nga proceset më të korruptuara që historia ka njohur në Europë dhe në botë.
Dhe më lejoni t’u paraqes argumente. Vetingu filloi me lista, 100 përqind e sigurt kjo, të formulara në komitetet e PS-së, gjykatësit dhe prokurorët armiqësorë ndaj saj që duhet të largoheshin. Dhe vetingu i largoi ata me shpejtësi të rrufeshme. Kjo është e vërteta. Janë larguar nga sistemi gjyqësor, gjyqtarë për garsioneren dhuratë e të atit.

Janë larguar nga sistemi gjyqësor, gjyqtare, e cila kishte jetuar në shtëpi me të atin, dhe pasi martohet, gjatë periudhës që ka jetuar para martesës, ka dorëzuar rrogën në familje. I ati, rrogën ia ka vendosur mënjanë, një traditë eprore e prindërve në Shqipëri dhe me rastin e martesës i ka dhënë të gjithë paratë e rrogës të kursyera për të ndihmuar vajzën e vet.
Dhe kësaj, nga këta vetorë, i është quajtur burim i paqartë dhe është nxjerrë nga sistemi. Vetingu në Shqipëri është bërë nga persona të inkriminuar, ish-bashkëshorte e Hakmarrjes për Drejtësi, si Valbona Sanxhaktari.

Dhe duhet ta dini mirë se të gjitha të dhënat nga SHISH dhe DSIK nuk i dorëzoheshin komisionit, i dorëzoheshin vetëm një personi, dhe ishte ky person, Valbona me një tjetër, që përcillte çfarë do nxirrte ose jo. Vetingu u bë mbi baza krahinore, u bë mbi baza fetare dhe është procesi më i korruptuar, më i kompromentuar që mund të jetë bërë ndonjëherë. Vetingu pati pasoja dramatike. U hoqi qytetarëve shqiptarë të drejtën për një proces ligjor të drejtë, duke krijuar një vakum vetëm e vetëm që drejtësia të vendosej nën kontroll. Ky vakum shkon në 14 vite për çështje civile dhe 10 vite për çështje penale.
Vetingu krijoi organizatën kriminale të Skapit të partisë, një organizatë të vërtetë kriminale, e cila bën gjahun e opozitës.
Por ju mund të më thoni me të drejtë, po ja komuniteti ndërkombëtar, po ja që tre rezoluta të partive politike më serioze të planetit, të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të forcave politike në Europë, SHBA dhe botë, e damkosën drejtësinë shqiptare si një armë në duart e ekzekutivit.

Jo vetëm unë, por edhe mediat, analistët dhe politikanë të tjerë jemi përpjekur t’u themi shqiptarëve se kjo është një drejtësi totalisht degë e ekzekutivit më të korruptuar të kohës. Tani, fatmirësisht, sado me vonesë, e konfirmojnë organizatat më të mëdha të partive politike të qendrës së djathtë në botë. Kemi një damkosje përfundimtare të kësaj reforme.
Më pyetët për investitorët e huaj. Me këtë drejtësi, nuk ka investitorë të huaj që të vijë. Nuk mund të presë ai 14 vite për procesin civil. Kjo ishte reforma e Xhorxh Sorosit, një monstër e njerëzimit. Kjo ishte historia më e turpshme, atentati më i rëndë që iu demokracisë së një vendi, me të cilën ai donte që Edit të tij t’i dhuronte drejtësinë. Mos harro skenën në parlament të Donald Lu me Romana Vlahutin. Mbaje dhe shihe, kujto drejtësinë e tyre pastaj. Që të dy ushtarë të korruptuar të Xhorxh Sorosit. Por e vërteta mund të vonojë, por kurrë nuk mund të fshihet përfundimisht. Rikthehet dhe do dalë në dritë.

sali berisha procesi i vetingut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet