LIVE UPDATES
Politike

VOA: Administrata e re amerikane dhe marrëdhëniet me Kosovën

Siç njofton kolegu Artan Haraqija, ekspertët ndër të tjera thanë se Kosova është e pambrojtur nga ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin. Ata sugjeruan që prtitë politike, pavarësisht të qënit në qeveri apo jo, duhet të arrijnë një marrëveshje ndër-partiake, për të themeluar një politikë të qëndrueshme që do të ishte në gjendje të përballonte sfidat komplekse me të cilat pritet të ndeshet vendi.

19 Shkurt 2025, 18:13 Nga E. D
VOA: Administrata e re amerikane dhe marrëdhëniet me Kosovën
foto ilustruese

KOSOVË- Disa ekspertë nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara diskutuan të martën në Uashington mbi ndryshimet në politikën e jashtme amerikane dhe ndikimin e mundshëm në lidhje me Kosovën. Siç njofton kolegu Artan Haraqija, ekspertët ndër të tjera thanë se Kosova është e pambrojtur nga ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin. Ata sugjeruan që prtitë politike, pavarësisht të qënit në qeveri apo jo, duhet të arrijnë një marrëveshje ndër-partiake, për të themeluar një politikë të qëndrueshme që do të ishte në gjendje të përballonte sfidat komplekse me të cilat pritet të ndeshet vendi.

Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën për mbi dy dekada kanë qënë të posaçme dhe unike, ndërsa shteti më i ri në Evropë shpesh quhet një nga historitë më të sukseshme të politikës së jashtme amerikane, sipas ish Drejtorit të Drejtosisë për Euroazinë të Zërit të Amerikës, vëzhgues i njohur i zhvillimeve në Ballkan. Megjithatë, si çdo lidhje dypalëshe mes një shteti të fuqishëm dhe një vendi të vogël, marrëdhëniet kanë ndryshuar ndër vite.

“Mandati i dytë i Presidentit Trump ka sjellë ndryshime të thella politike. Zbutja e marrëdhënieve SHBA-Rusi, diplomacia që zbatohet ndaj Ukrainës për të bërë lëshime ndaj Moskës, sinjalizojnë një largim nga plani i mëparshëm për promovimin e demokracisë, luftën kundër ndikimit të Rusisë në Ballkan dhe kundërshtimin e autoritarizmit në rritje në rajon. Kosova mbetet e pambrojtur ndaj ndryshimeve në politikën amerikane dhe peizazhit të ri gjeopolitik”, thotë Dr. Elez Biberaj.

Organizatorja e diskutimit, Dr. Jeta Abazi Gashi, e cila është pjesë e programit ‘Fullbright’ në Universitetin ‘George Washington’, thotë edhe vetë amerikanët kanë jo pak paqartësi se deri ku do të shkojnë ndryshimet në politikën e jashtme amerikane. Megjithatë, ajo shton se është e qartë që Kosova nuk mund të presë vazhdimin e lidhjeve me Amerikën siç ishte deri më tani.

“Ky ndryshim në diplomacinë publike sugjeron se Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara më në formësimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, pasi po merren me çështjet e brendshme të saj. Diplomacia aktuale publike amerikane ka ndryshuar; nuk ka të bëjë më me të tjerët, por me vetveten”, thotë ajo.

Për Kosovën, partneriteti me Amerikën është i pazëvendësueshëm.

“Në qëllimin dhe dëshirën për integrim euro-atlantik, NATO vjen e para dhe Bashkimi Evropian është i dyti për nga rëndësia. Nga ky këndvështrim, Shtetet e Bashkuara kanë rëndësi më të madhe se sa Evropa. Këtë e them megjithë respektin e madh për familjen evropiane ku ne aspirojmë të bashkohemi. Megjithatë, në krizat dhe momentet më të vështira me të cilat jemi përballur BE-ja ka arritur të veprojë vetëm pas nxitjes nga Shtetet e Bashkuara”, thotë ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli.

Ambasadori Dugolli tha se edhe gjatë mandatit të parë, Kosova ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me administratën e Presidentit Trump duke përmendur ndër të tjera gatishmërinë e Prishtinës për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, për të cilën u kritikua nga Brukseli si dhe shpalljen e krahut ushtarak dhe politik të grupit libanez Hezbollah si organizatë terroriste. Këto, sipas tij, rreshtuan politikën e jashtme të Kosovës në të njejtën linj me atë të Uashingtonit.

Drejtori i Institutit për Diplomacinë Publike në Universitetin ‘George Washington’ Dr. Babak Bahador thotë për Zërin e Amerikës se ndryshimet në aleancën 80 vjeçare transatlantike duhet ta nxisin Kosovën të krijojë miqësi të reja.

“Kosova padyshim duhet të mbajë miqtë që ka tani, por në këtë botë shumë polare krijohen mundësi për të krijuar lidhje të reja, që ndoshta nuk kanë ekzistuar më parë. Kosova duhet të zgjerojë numrin e njohjeve nga më shumë vende anëtare të OKB-së. Për të arritur deri te kjo, duhet të përmirësojë lidhjet me shumë vende në botë”, thotë Dr. Bahador

Ambasadori Dugolli megjithatë sqaron.

“Kur mendojmë për kërcënimin e mundshëm të botës shumë polare, cilat janë forcat apo fuqitë e tjera dhe çfarë ofrojnë ato? Në rajonin tonë e kemi parë qartë se çfarë ofrojnë. Prandaj, nuk ka asnjë dëshirë për të shikuar drejt këtyre fuqive të tjera. Në fakt, kur sheh Rusinë apo Kinën, ato kanë qenë keqdashëse dhe kjo e bën lidhjen tonë (me Shtetet e Bashkuara) si një vend i vogël, me të vërtetë të pazëvendësueshme”, thotë ambasadori i Kosovës.

Ekspertët thonë se ndryshimi në lidhjet Kosovë-SHBA filloi kohë më parë, duke arritur nivelin më të ulët në katër vitet e fundit pasi perëndimi akuzoi qeverinë e Kosovës për mospërmbushjen e detyrimeve nga dialogu me Serbinë.

Dr. Elez Biberaj thotë se Serbia ndjehet e trimëruar nga ndryshimet gjeopolitike. Ai kujtoi fjalimin me tone agresive të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç më 15 shkurt kur pretendoi se protestat tre mujore të studentëve serbë kundër pushtetit të tij janë nxitur nga të huajt pasi ai nuk lejoj kapitulimin në çështjen e Kosovës. Zoti Vuçiç akuzoi ndër të tjera USAID-in, një agjenci puna e të cilës u pezullua së fundmi nga Presidenti Trump për keqpërdorim fondesh në botën e jashtme.

“Deri para 12 vjetësh ju kemi kërkuar falje shqiptarëve që bëjnë përpjekje të copëtojnë një pjesë të territorit tonë, të vendit tonë...Serbia nuk u pajtua me kapitullimin, Serbia e përjeton Kosovën si pjesë të territorit të saj, si pjesë të Serbisë dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, tha ndër të tjera Presidenti serb më 15 shkurt.

Administrata Trump momentalisht merret me çështje madhore botërore si lufta në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme dhe nuk ka folur për qasjen ndaj Ballkanit.

Megjithatë një dritare për këtë ishte urimi i Presidentit Donald Trump dërguar homologes nga Kosova Vjosa Osmani për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Për Dr. Elez Biberaj përmbajtja e letrës ishte një lajmi mirë.

“Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për Kosovën dhe tha se “Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vazhdim të vitit”.

Letra megjithatë nuk e përmend dialogun me Serbinë dhe çështjen e forcimit të shtetit multi-etnik, që ishte arsyeja kryesore e përçarjeve mes administratës së kaluar amerikane dhe qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

“Në Kosovë, të gjithë janë duke vëzhguar me kujdes se çfarë po ndodh tani. Puna ka shkuar deri aty sa njerëzit po përdorin programet e inteligjencës artificiale duke pyetur se si të interpretohet letra e Presidentit Trump për përvjetorin e pavarësisë, nëse është pozitive apo jo për Kosovën. Ka shumë analistë e ekspertë që japin qëndrime nga më të ndryshmet dhe kjo tregon se ekziston një frikë mbi atë se çfarë do të ndodhë”, thotë Dr. Abazi Gashi.

Ekspertët thonë se përtej paqartësive ka edhe mundësi për të dyja vendet për të avancuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Sidoqoftë, është Prishtina ajo që ka nevojë për ndihmën e Uashingtonit, sidomos në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë e cila nuk dëmton sovranitetin e Kosovës.


“Pavarësisht se kush e themelon qeverinë e re, Kosovës i duhet një marrëveshje ndërpartiake për të zhvilluar një politikë të qëndrueshme dhe të angazhojë zyrtarë të lartë pragmatikë, me peshë dhe me aftësi të nevojshme për tu përballur me situata komplekse”, thotë Dr. Elez Biberaj./VOA

shba kosove

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait