LIVE UPDATES
Politike

VOA: PS e paqartë për vendimin ndaj Olta Xhaçkës

Çështja u zvarrit nga socialistët në parlament, ku me kërkesë të tyre u mblodh Këshilli i Legjislacionit, u thirr për opinion dhe një ekspert kushtetues, e vetëm sot, në Këshillin e Mandateve, u arrit në përmbylljen e procedurave.

8 Prill 2024, 19:07 Nga h.k
VOA: PS e paqartë për vendimin ndaj Olta Xhaçkës
Foto ilustruese

TIRANË-Në Shqipëri, socialistët e lanë të paqartë qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin nga kjo gjykatë të papajtueshmërisë ose jo të mandatit të deputetes së shumicës, ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Pavarësisht këmbënguljes së përfaqësuesve të opozitës që parlamentit t’i rekomandohej dërgimi i çështjes në Gjykatë, ata ranë dakort vetëm që rasti të kalojë në seancë dhe të ishin deputetët që më pas të shpreheshin me votën e tyre. Pikëpyetjet mbi mandatin e zonjës Xhaçka lindën pasi kompania e bashkëshortit të saj mori statusin e investitorit strategjik për një hotel turistik, gjë e cila sipas opozitës përbën konflikt interesi

Në nëntor të vitit 2022 me votën e shumicës parlamenti rrëzoi raportin e opozitës për konstatimin e pavlefshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka, nga Gjykata Kushtetuese dhe miratoi raportin e socialistëve që në të kundërt, ishin të mendimit se nuk kishte vend për të përfshirë Gjykatën. Të dy këto vendime u ankimuan nga opozita, dhe në janar të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese i shfuqizoi ato, duke i konsideruar në shkelje të Kushtetutës. Ndërsa i dha të drejtë kërkesës së firmosur nga jo më pak se një e dhjeta e deputetëve, Gjykata nënvizoi se vlerësimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetes, nuk i takon parlamentit, por vetë Gjykatës.

Çështja u zvarrit nga socialistët në parlament, ku me kërkesë të tyre u mblodh Këshilli i Legjislacionit, u thirr për opinion dhe një ekspert kushtetues, e vetëm sot, në Këshillin e Mandateve, u arrit në përmbylljen e procedurave.

Por, kur pritej që sipas vendimit të Gjykatës, rasti t’i kalojë kësaj të fundit, përfaqësuesit e shumicës në Këshillin e Mandateve, hodhën hije dyshimi mbi qartësinë e vendimit.

Gjithë diskutimi që po bëjmë sot, është nëse është gati parlamenti që t’ia japë kompetencën e vet, një të dhjetës, apo të vendosë vetë mbi një të dhjetën. Sepse deri tani, një ndër subjektet që e vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, është një e pesta e deputetëve. Në fakt, këtu ka ndodhur diçka e çuditshme, në raport me të gjithë traditën e vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse për të njejtin objekt, Gjykata nuk legjitimoi një të pestën, por legjitimoi një të dhjetën, dhe kjo është të krijosh një normë të re”, u shpreh nënkryetarja socialiste e parlamentit Ermonela Felaj.

Ndërsa sipas kreut të grupit demokrat Gazmend Bardhi, vendimi i gjykatës nuk lë vend për interpretime: “Gjykata Kushtetuese vlerëson se në rastin konkret, Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues, nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”.

Raporti për këtë çështje do t’i kalojë seancës së ditës së enjte. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që të kishte rekomandim të qartë për dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese. “Ka vetëm një detyrë, që t’i rekomandojë seancës plenare, që të votojë dërgimin e mocionit të një të dhjetës së deputetëve për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të duhet të jetë vendimmarrja”, deklaroi zoti Bardhi.

Por socialistët thanë se seancës do t’i kërkohet të shprehet për dërgimin në Gjykatë të rastit, duke lënë kështu të hapur, çdo mundësi votimi. “Në bazë të nenit 70 të kushtetutës, do t’i dërgohet raport seancës plenare, për të vendosur në lidhje me dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, nisur nga gjithë analiza e argumentave që ne bëmë këtu”, shpjegoi kryetarja e Komisionit të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka.

Çështja e mandatit të zonjës Xhacka u rikthye në vëmendje ditët e fundit, pasi Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën bashkëshorti i zonjës Xhacka po ndërton një hotel në bregdetin e Dhërmiut. Trualli i blerë nga persona privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Për rastin, pak javë më parë u arrestua dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.

olta xhacka

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!