LIVE UPDATES
Politike

"Vodhën tokën e familjes Begeja", Noka: Kemi depozituar kallëzim penal për Ramën dhe Bolinon e tij! SKAP-i ka frikë të shohë faktet

Noka akuzoi Ramën dhe Bolinon se kanë vjedhur 1500 metër katrorë tokë të falur nga familja Begeja, trashëgimtar i të cilës është Jamarbër Malltezi.

11 Janar 2024, 12:28 Nga r.ll
"Vodhën tokën e familjes Begeja", Noka: Kemi depozituar
flamur noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se para dy ditë ka depozituar një kallëzim penal  pranë Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas tij kallëzimi vjen si pasojë të gjitha shkeljeve penale që ka kryer direkt Edi Rama dhe qeveria shqiptare në bashkëpunim me shtetasin Karlo Bolino.

Noka akuzoi Ramën dhe Bolinon se kanë vjedhur 1500 metër katrorë tokë të falur nga familja Begeja, trashëgimtar i të cilës është Jamarbër Malltezi.

FJALA E NOKËS: 

Jam sot përpara jush për të informuar publikun për një kallëzim penal që kam depozituar para dy ditësh pranë Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Siç e dini, pasi është bërë publike dhe denoncuar disa herë nga kryetari i PD, Sali Berisha, ky kallëzim penal vjen si pasojë e të gjitha shkeljeve penale që ka kryer direkt Edi Rama dhe qeveria shqiptare në bashkëpunim me shtetasin Karlo Bolino.
Dua t’u sqaroj në vija të përgjithshme se në thelb në këtë denoncim, ne kemi të bëjmë për të publikuar angazhimin direkt të Edi Ramës, të ministres Anila Denaj dhe të gjithë qeverisë, por edhe të Erion Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës, për t’i dhënë Karlo Bolinos në kundërshtim me ligjin, një pronë të destinuar për shkollë publike, një pronë të falur, të dhuruar nga familja Begeja.

Bëhet fjalë për një seri ndryshimesh të VKM-së numër 54 të vitit 2014. Konkretisht Edi Rama dhe qeveria e tij në katër VKM, me referencë specifike kompaninë Bolino, vjedhin 1500 metër katrorë tokë të falur nga familja Begeja, trashëgimtar i të cilës është zoti Malltezi.

Bëhet fjalë për një vendim të KKT të firmosur nga Edi Rama dhe 1.4 milionë euro para të taksapaguesve shqiptarë, që kanë shërbyer për të konvertuar Karlon në pronar të një prej medieve personale të pushtetit. Një media, e cila e nis dhe e mbyll ditën me shpifje, me trillime, me sulme, me baltosje dhe mashtrime kundër opozitës dhe kryesisht PD-së.

Edhe pse Edi Rama dhe qeveria e tij i kanë të gjitha pushtetet në dorë, i kanë të gjithë firmat, vulat dhe mekanizmat, ata përsëri nuk ndalen në avazin e tyre, falsifikimin dhe mashtrimin me dokumentet zyrtare të shtetit. E gjitha kjo bëhet vetëm e vetëm që Karlo Bolino dhe grupi i tij mediatik, një media banale, të shndërrohet në media të madhe.

Edi Rama e dinte shume mirë që ajo pronë, ai truall prej 4,021 m2, nuk mund të merrej dot nëse ai nuk do të falsifikonte dhe do të urdhëronte Anila Denajn, të cilën e ka rikthyer serish në kabinetin e hajdutëve, që të shkelte çdo ligj në shërbim të Karlos. Faktet janë tronditëse dhe ulëritese. VKM-ja e jashtëligjshme e Karlos miratohen çuditërisht brenda 24 orëve. Kontratat e Karlos firmosen me falsifikime të rënda fap-fap-fap nga Edi Rama. I zbardhet leja e ndërtimit mbi dokumente të falsifikuara dhe i jepen milionat e eurove tendera nga AKSHI, Karlo bëhet jo vetëm biznesmen, por edhe pronar televizioni dhe trualli.

Ndërkohë që pronaret e vërtetë të atij trualli, që përfaqësohen nga zoti Malltezi, përndiqen, hetohen dhe burgosen, njësoj si në periudhën e errët të diktaturës hoxhiste, vetëm pse për 14 vite kanë rifituar ligjërisht 410 m2 tokë të rrëmbyer për 5 dekada nga regjimi komunist.

Sali Berisha burgoset pse procedura e rikthimit te truallit tek pronarët legjitimë zgjati 14 vite dhe në këtë procedure nuk ekziston asnjë firme e tij as dhe dëshmi kundër tij. Ndërkohë Edi Rama bën pronarë me firmën e tij brenda 24 orësh, Karlon e vet. Ndërkohë në dosjen e mbushur me trillime dhe mashtrime kundër Sali Berishës, ka vetëm një firmë të jashtëligjshme dhe flagrante, dhe ajo është firma e vetë Edi Ramës si kryetar bashkie dhe ka vetëm një person të dënuar nga gjykata me 320 mijë euro për shkelje ligji dhe ai është Edi Rama. Ndërkohë që Dumanët, Krajat dhe Millonaitë e SKAP-it të partisë, refuzojnë jo vetëm ta shohin këtë firmë, por kanë frikë dhe t’i përmendin emrin në dosje Edi Ramës.

Në kallëzimin tonë penal, të cilin pas kësaj konference do t’ua vëmë në dispozicion të gjithë mediave, prokurorët e SPAK e kanë punën të kryer dhe nuk do munden dot të fshehin asnjë emër dhe asnjë firme, pasi faktet janë flagrante dhe te pamohueshme. Kemi kërkuar hetim penal për Edi Ramën, Anila Denajn, Karlo Bolinon, Engjëll Agaçin dhe disa zyrtarë të tjerë të lidhur me këtë procedurë antiligjore.

flamur noka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj