LIVE UPDATES
Politike

Vota e Diasporës, shpresë apo rrezik për demokracinë në Shqipëri?

Një pakt politik mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike i hapi rrugën votës së emigrantëve për zgjedhjet e vitit të ardhshëm – por përtej entuziazmit ngrihen pikëpyetjet e para për sigurinë e votës dhe ndikimin që ky vendim do të ketë mbi demokracinë e brishtë në Shqipëri.

26 Korrik 2024, 15:48 Nga r.ll
Vota e Diasporës, shpresë apo rrezik për demokracinë në
edi rama

TIRANË- Më shumë se tre dekada pas valës së parë migratore që shenjoi rënien e regjimit komunist në Shqipëri, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ranë dakord që ta zgjerojnë bazën e votuesve të tyre edhe me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, përmes së ashtuquajturës ‘vota e Diasporës”.

E kërkuar me ngulm nga aktivistët e Diasporës si një e drejtë kushtetuese dhe e detyruar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, vendi pritet të aplikojë për herë të parë votimin me postë në zgjedhjen e ardhshme parlamentare.

Sipas dokumentit të dakordësuar mes PD dhe PS, qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk gëzojnë regjistrim automatik në listën e zgjedhësve dhe do të duhet të regjistrohen nga e para për çdo palë zgjedhje, ndërsa vota e tyre do të numërohet në zonën zgjedhore ku kanë pasur adresën e mëparshme të banimit.

Pakti politik që i hapi rrugën votës së emigrantëve u duartrokit nga aktivistët e organizatave të krijuara në diasporë, të cilët besojnë se ky hap do të sjellë ndikim pozitiv mbi demokracinë e brishtë shqiptare.

“Duke parë realitetin e brishtë demokratik dhe problemet e mëdha me shit-blerjen e votës, shantazhimin e votuesve, kontrollin e fortë të qeverisë mbi administratën publike dhe pushtetet në përgjithësi, zgjerimi i bazës së votuesve me kontigjentin e diasporës sjell një frymë të re dhe rinovuese për gjithë ofertën politike shqiptare,” tha për BIRN Nador Bakalli, një shqiptar që jeton në Kanada dhe aktivist i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

Megjithatë, aktorë të shoqërisë civile brenda vendit janë të dyzuar mbi ndikimin që ky vendim do të ketë mbi sistemin politik shqiptar.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, është kritik mbi procesin e mbyllur politik që solli këtë marrëveshje si dhe mbi formulën e zgjedhur.

“Konsensusi është hap pozitiv, po shumë larg standarve të parimit kushtetues për garantimin e votës së diasporës dhe përfaqësimin e saj në jetën politike në vend,” tha Krasniqi.

Sipas tij, pakti i arritur në mungesë të transparencës nuk jep garanci për përfshirjen reale të disporës në jetën politike të vendit.

Shpresë apo rrezik?

Nga takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Itali.
Formula e zgjedhur nga dy partitë e mëdha dhe siguria e votës në një mjedis politik, ku propaganda dhe sistemi i patronazhimit luajnë një rol të madh në procesin zgjedhor, ngre pikëpyetjet e para për ndikimin e votës së diasporës.

Këto sfida nuk janë të panjohura për aktivistët e së drejtës së votës së emigrantëve.

“Është e vërtetë që propaganda mediatike deformon keqazi realitetin shqiptar,”thotë Bakalli nga organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ndërsa thekson nevojën për një informim më të mirë të shqiptarëve.

Megjithatë, ai beson se një pjesë e mirë e diasporës e larguar vitet e fundit, janë në dijeni të gjendjes reale të demokracisë në vend.

“…ne shpresojmë që ata do të shprehin pakënaqësinë e tyre me votë dhe të bëhen fryma e ndryshimit që do të kishin dëshiruar të shihnin përpara se të largoheshin,” thotë ai.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy partive të mëdha, votat e emigrantëve nuk do të grupohen në një zonë zgjedhore të veçantë, por do të shpërndahen në zonat zgjedhore ku ata kanë jetuar më parë.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, kjo formulë rrezikon të ushqejë hambarët e votave të partive të mëdha.

“Metoda që ata të dërgojnë vota për të njëjtat parti kryesore që kontrollojnë sistemin nuk është një hap që çon në një zgjidhje demokratike,” thotë Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike.

Po ashtu ai e sheh mekanizmin e votimit, që përfshin deklarim pararaprak, verifikim dhe dërgimin e  votës me postë, si vendosjen e një standardi të dyfishtë në procesin e votimit.

“Duket sikur qytetarët brenda Shqipërisë trajtohen ndryshe dhe ata jashtë territorit ndryshe,” shtoi ai.

Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qendresa Qytetare” e vlerëson shpërndarjen e votës së emigrantëve në zona të ndryshme zgjedhore, por e konsideron këtë “një risi me shumë sfida”.

Njëri nga problemet sipas tij është informimi institucional i diasporës, ndërsa problemi tjetër lidhet me sigurinë e votës.

“Mungesa e informacionit rrezikon që partitë të ndërtojnë strukturat e patrozhistëve jashtë vendit dhe të mos kemi më shqiptarë që votojnë nga jashtë po anëtarë partie që votojnë,” tha Xhemollari për BIRN.

“Të jemi të kujdesshëm që propaganda të mos i kthejë nga shpresë për demokracinë në rrezik për demokracinë,” shtoi ai.

Siguria e votës

Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se Shqipëria është kthyer në një atdhe emigrantësh, ku më shumë se gjysma e popullsisë vlerësohet se jeton jashtë vendit. I gjithë territori i vendit është prekur në masë nga fenomeni i emigrimit, i cili ka dërguar nëpër botë së paku 2.2 milionë njerëz përgjatë tre dekadave të fundit.

Partia Socialiste në pushtet ka qenë përgjithësisht indiferente ndaj fenomenit të emigrimit, me përjashtim të muajve të fundit, kur kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me diasporën në dy vendet fqinje të Greqisë dhe Italisë.

Aktualisht, deputetë nga të dy partitë e mëdha shpresin entuziazëm për votën e diasporës.

Deputeti socialist Lavdrim Krrashi, një ish-emigrant në Londër që drejton nënkomisionin parlamentar  për Diasporën dhe Migracionin i tha BIRN se pjesmarrja direkte e diasporës do ta forcojë demokracinë në Shqipëri.

Sipas Krrashit, shqiptarët janë ndër popujt më të lidhur me atdheun e tyre dhe tashmë do të kenë mundësinë që ta shpresin “vullnetin e tyre të sinqertë dhe të pakompromis” nga atje ku ndodhen.

“Vota e ardhur nga jashtë nuk do të ndikohet nga asnjë lloj propagande, pasi ata janë të mirëinformuar nga burime të ndryshme, duke përfshirë prekjen e realitetit me investimet, vizitat dhe kontakti me të afërmit dhe shoqërinë,” tha ai.

Edhe deputetja demokrate, Dhurata Çupi e konsideron një lajm të mirë garantimin e votës së diasporës. Ajo beson se “vota e emigrantëve do të ndikojë në ekuilibrat politikë”, duke e parë këtë votë si më të sinqertë dhe të pandikuar nga propaganda.

Çupi thekson megjithatë se pakti politik nuk mjafton dhe se procesi tashmë varet nga puna që do të bëjë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për miratimin e akteve nënligjore për përcaktimin e detajuar të regjistrimit të zgjedhësve, dërgimit të materialeve zgjedhore, administrimit të fletëve të votimit, numërimit dhe shpalljes së rezultatit.

“Këto akte nënligjore janë shumë të rëndësishme, pasi do të detajojnë elementët e sigurisë që i gjithë procesi i votës së Diasporës të jetë i pakontestueshëm dhe në përputhje me ligjin,” theksoi Çupi.

Mesa duket, ‘siguria' do të jetë fjala që do të shoqërojë hallkat e tjera proceduriale deri në realizimin e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë jam skeptik që procesi do të prodhojë një siguri votimi, kur nuk e prodhon dot mes Tiranës apo Durrësit,” tha Afrim Krasniqi.

Edhe Bakalli nga organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” thotë se beteja e tyre nuk ka mbaruar, pasi procesi mbart rreziqet e sigurisë së votës.

“Ka një sërë elementesh sigurie për të cilat ne do të insistojmë kur të ulemi në tryezë me KQZ, si për shembull anashkalimi i Postës Shqiptare nga procesi dhe përdorimi i një poste reputative ndërkombëtare,” tha Bakalli.

Megjithatë, ai beson se në votën e Diasporës, mekanizmat e blerjes së votës nuk janë aq të thjeshta për t'u aplikuar./Reporter.al

vota e emigrantëve

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit