LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zbardhet propozimi i Celibashit për ndryshimet në Kod për votën e diasporës: Si mund të aplikoni në PER për familjarët tuaj, dokumentet që ju duhen

Propozimi parashikon që dokumentet e aplikimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të ngarkohen në sistemin online të KQZ, PER, nga çdo anëtar i familjes së personit në emër të të cilit është dokumenti.

4 Shkurt 2025, 13:08 Nga B.Z

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zbardhet propozimi i Celibashit për ndryshimet

TIRANË - Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar propozimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për lehtësimin e procesit të regjistrimit të votuesve të diasporës. Celibashi i është drejtuar Kuvendit me një draft për të mundësuar ndryshimet në Kod.

Propozimi parashikon që dokumentet e aplikimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të ngarkohen në sistemin online të KQZ, PER, nga çdo anëtar i familjes së personit në emër të të cilit është dokumenti. Në këtë rast personi që ngarkon dokumentin e adresës në PER duhet të ngarkoj sëbashku me të edhe një nga dokumentet vijuese:

-certifikatë familjare të personit që aplikon në PER e cila tregon lidhjen ;
-certifikatë personale e cila tregon lidhjen me personin në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
-një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
-një deklaratë në format zyrtar të lëshuar nga personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës.

Gjithashtu në propozimin e Celibashit thuhet se dokumenti i adresës në emër të një personi mund të ngarkohet në PER edhe nga persona të tjerë të cilët banojnë në të njëjtën adresë me personin në emër të të cilit është ky dokument. Në këtë rast personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës duhet të lëshoj një deklaratë të vërtetuar nga një autoritet zyrtar sipas të cilës pranohet se edhe personi tjetër banon në të njëjtën adresë me të. Kjo deklaratë ngarkohet në PER nga ky i fundit gjatë procesit të aplikimit për tu regjistruar në këtë platformë.

Më tej sqarohet se personi që ka interesin për të përdorur dokumentin e adresës i cili është në emër të personit bashkëjetues me të parin, duhet të ngarkoj në PER një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës shoqëruar me një deklaratë të thjeshtë me shkrim të këtij të fundit.

Propozimi i plotë:

P R O J E K T V E N D I M

PËR

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 11, DATË 1.11.2024, TË KOMISIONIT RREGULATOR “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË DOKUMENTACIONIT QË KËRKOHET PËR TË VËRTETUAR QËNDRIMIN E ZGJEDHËSIT SHQIPTAR QË VOTON JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ME QËLLIM REGJISTRIMIN NË LISTËN E ZGJEDHËSVE JASHTË VENDIT”

Në mbështetje të nenit 20, pika 1, shkronja “dh”, nenit 25, pika 5 të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator

V E N D O S I:

Në vendimin e Komisionit Rregullator nr. 11, datë 1.11.2024, “Për……”, bëhen këto ndryshime:

Pas pikës 1, gërmës “k” të Kreu II, shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:
Dokumenti i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të ngarkohet në PER nga cdo anëtar i familjes së personit në emër të të cilit është dokumenti. Në këtë rast personi që ngarkon dokumentin e adresës në PER duhet të ngarkoj sëbashku me të edhe një nga dokumentet vijuese:

certifikatë familjare të personit që aplikon në PER e cila tregon lidhjen ;
certifikatë personale e cila tregon lidhjen me personin në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
një deklaratë në format zyrtar të lëshuar nga personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës.


Pas pikës 2 të shtuar, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
Dokumenti i adresës në emër të një personi mund të ngarkohet në PER edhe nga persona të tjerë të cilët banojnë në të njëjtën adresë me personin në emër të të cilit është ky dokument.

Në këtë rast:

personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës duhet të lëshoj një deklaratë të vërtetuar nga një autoritet zyrtar sipas të cilës pranohet se edhe personi tjetër banon në të njëjtën adresë me të. Kjo deklaratë ngarkohet në PER nga ky i fundit gjatë procesit të aplikimit për tu regjistruar në këtë platformë.
personi që ka interesin për të përdorur dokumentin e adresës i cili është në emër të personit bashkëjetues me të parin, duhet të ngarkoj në PER një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës shoqëruar me një deklaratë të thjeshtë me shkrim të këtij të fundit.
Pika 2 e Kreut II bëhet pika 4.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, brenda (5) ditëve nga shpallja e këtij vendimi.


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj