LIVE UPDATES
Politike

"Presidenti nuk mund të fshihet"/ PD: U rreshtua me mazhorancën që do të ketë 100% nën kontroll Gjykatën Kushtetuese

Në një deklaratë për media, Nuri theksoi se kërkesa e Presidentit për të shpallur mbarimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja ka një qëllim të qartë: rritjen e kontrollit të mazhorancës mbi Gjykatën Kushtetuese.

4 Shkurt 2025, 10:40 Nga I.A
"Presidenti nuk mund të fshihet"/ PD: U rreshtua me
Franc Nuri

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franci Nuri ka reaguar ndaj një kërkese të Presidentit Bajram Begaj për Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar atë një tentativë të mazhorancës për të kapur këtë institucion të rëndësishëm. Në një deklaratë për media, Nuri theksoi se kërkesa e Presidentit për të shpallur mbarimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja ka një qëllim të qartë: rritjen e kontrollit të mazhorancës mbi Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, kjo kërkesë vjen në një moment kritik, kur mazhoranca mund të përballet me një humbje në zgjedhjet e ardhshme. Nuri gjithashtu e akuzoi Begajn për një qëndrim të pasivitetit gjatë mandatit të tij, duke mos ndërmarrë hapa për çështje të rëndësishme ligjore që prekin qytetarët. Ai tha se Presidenti, duke iu bashkuar këtij plani, ka treguar se është më shumë një instrument i mazhorancës sesa një figurë e pavarur. 

Deklarata e PD-së:

Partia Demokratike dënon tentativën e kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca me ndihmën e Presidentit Bajram Begaj! Përpara pak ditësh u bë publik lajmi se Presidenti i Republikës Bajram Begaj, kishte bërë kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese me objekt “Deklarimi i mbarimit të mandatit të Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, por pa specifikuar emrin e Gjyqtarit në fjalë, ndonëse të gjithë e kuptojnë se bëhet fjalë për gjyqtaren Sonila Bejtja, e emëruar më herët nga institucioni i Presidentit të Republikës. Ajo që vihet re është se në kërkesën e tij, ndonëse tenton të fshihet pas parimeve të luajalitetit kushtetues, Begaj nuk arrin dot të fshehë qëllimin e vërtetë të shkresës që mban firmën e tij, e cila, qartazi kërkon të riaktivizojë tentativat e mazhorancës për kapjen totale të Gjykatës Kushtetuese.

Duke kërkuar interpretim për kohëzgjatjen e mandatit të Sonila Bejtjes, një nga gjyqtaret e pakta që ka patur kurajon t’i kundërvihet vendimeve apo ligjeve të padrejta të kësaj Qeverie, ndërkohë që Bajram Begaj nuk e kishte aspak të nevojshme ta hidhte këtë hap pikërisht në këtë moment, Presidenti i Republikës është rreshtuar de facto me Mazhorancën dhe ata që duan t’a kenë 100% nën kontroll Gjykatën Kushtetuese! Po përse zgjohet sot Presidenti Begaj nga gjumi letargjik dhe kujtohet për Gjykatën Kushtetuese?

Bajram Begaj është një President partiak i emëruar me vullnet të Ramës, pa asnjë konsultim dhe konsensus nga opozita. Sot, pasi ka kaluar gjysmën e mandatit të tij 5-vjeçar si President i Republikës, Bajram Begaj do të mbahet mend nga Historia se ka kthyer ne Kuvend vetëm 1 Ligj: Ligjin e Medaljeve dhe Dekoratave, sepse edhe ato kompetenca ja hoqi Rama në Kuvend! A u kujtua Begaj për Ligjin e Tatimit të Profesioneve të Lira?

Ligj i shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese! Absolutisht që jo! A u kujtua Begaj për Ligjet e kontratave famëkeqe me porosi, si ato të Koncesionit të Portit të Durrësit, të Koncesionit të Butrintit? A u kujtua Begaj për Marrëveshjen Rama-Meloni, ku nëpërkëmbej sovraniteti i vendit dhe kompentencat e vetë Presidentit? A u kujtua Begaj per Ligjin me porosi të Akademisë së Shkencave? A u kujtua Begaj për Ligjin e Zonave të Mbrojtura?

Presidenti i cili lypte zyra të reja një Presidenti të huaj, Erdoganit-gjatë një vizitë zyrtare-çfarë ndodhi u zgjua papritur dhe përfshihet në lojën e kapjes së Gjykatës Kushtetuese në këtë moment? Është e qartë se Mazhoranca tenton të shtrijë kontrollin total mbi Gjykatën Kushtetuese 3-muaj para Zgjedhjeve të Përgjithshme, nga frika e humbjes së Zgjedhjeve të 11 Majit! Në mbyllje, dua t’i bëj thirrje çdo qytetari Shqiptar që beson te liria dhe ndarja e pushteteve, që beson se shteti dhe pushteti janë të ndarë, t’i bashkohet protestës Kombëtare të 8 Shkurtit!

sonila bejtja bajram begaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet