LIVE UPDATES
Politike

PD-PS marrëveshje tjetër për diasporën: Afati për regjistrimin e emigrantëve zgjatet në 60 ditë, kostoja e votimit do të mbulohet nga buxheti i shtetit shqiptar

Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në PS Damian Gjiknuri, ka treguar më tepër detaje mbi ndryshimet në kodin zgjedhor.

20 Janar 2025, 12:23 Nga B.Z
PD-PS marrëveshje tjetër për diasporën: Afati për
Foto ilustruese

TIRANË - Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë arritur të dakordësohen për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës. Diaspora me 11 maj nuk do ta ketë të nevojshme të vijë në Shqipëri për të votuar, pasi me ndryshimet në ligj ata mund ta ushtrojnë këtë vullnet nga vendi ku jetojnë. 

Lidhur me këtë ka folur së fundmi, Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në PS Damian Gjiknuri. Në një intervisë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ai ka treguar më tepër detaje mbi ndryshimet në kodin zgjedhor. Gjiknuri shprehet se ndryshimi i parë ka të bëjë me afatet e votës së diasporës, nga 45 ditëshi që është parashikuar nga Kodi Zgjedhor mund të shkojë në 60 ditë afati për regjistrimin e kandidatëve dhe së dyti është ndryshimi i nenit që ka të bëjë me shpenzimet e votimit, që gjithçka do ta mbulojë buxheti i shtetit nëpërmjet KQZ, edhe ky propozim është dakordësuar.

Pyetje: Si kanë shkuar bisedimet me opozitën për të realizuar votën e diasporës, për të bërë ato ndryshime në afate të cilat i kërkon KQZ.

Damian Gjiknuri: KQZ ka luajtur një rol shumë aktiv ditët e fundit, duke dhënë asistencën e nevojshme për realizuar negociatat, gjithçka që kemi biseduar me palën tjetër ka qenë në harmoni me ato mundësi që ka KQZ për t’i zbatuar këto afate, përgjithësisht është rënë dakord, besoj sot të vijë dhe propozimi nga KQZ për formimet përkatëse pastaj do të mbështeten nga partitë kryesore, për tre elementë që kanë qenë thelbësore për këtë negociatë. E para ka të bëjë me afatet e votës së diasporës, do të thotë që nga 45 ditëshi që është parashikuar nga Kodi Zgjedhor mund të shkojë në 60 ditë afati për regjistrimin e kandidatëve, gjë që i jep mundësi KQZ që të përgatisë më shpejt fletët e votimit dhe të ketë më shumë kohë për dërgimin dhe marrjen zarfeve nga diaspora.

E dyta është ndryshimi i nenit që ka të bëjë me shpenzimet e votës, që gjithçka do ta mbulojë buxheti i shtetit nëpërmjet KQZ, edhe ky propozim është dakordësuar.

Si dhe një shqetësim që e kishin ngritur demokratët që ka të bëjë me përbërjen e grupeve të numërimit dhe komisionit të numërimit të votave të diasporës. Kemi rënë dakord në ato parime që ekzistojnë në kodin zgjedhor, të jetë një përfaqësim partiak, me barazi palësh në përfaqësim. Kemi shprehur edhe gatishmërinë dhe besoj se qeveria do ta realizojë pas kërkesës zyrtare të KQZ-së, personave që iu kanë skaduar mjetet e identifikimi do të kenë mundësi të regjistrohen në këto zgjedhje.

Pyetje: Ka një propozim të PD-së, që a ka shtetas shqiptarë që kanë pasaportë të vendeve europiane që t’i jepet mundësia të regjistrohen dhe votojnë në zgjedhjet e majit, si e shikoni ju?

Damian Gjiknuri: Këtu ka dy elementë, principali dhe praktikë. Principali është se ne kur kemi bërë dispozitat e kodit zgjedhor për diasporën e kemi përcaktuar që shtetasi duhet të ketë mjet identifikimi, ID dhe pasaportë, ku pavarësisht se ku jetojnë këto duhen me patjetër. Nga ana praktike është një problem serioz, sepse të dhënat biometrikë të shqiptarëve janë marrë pas vitit 2008. Hapja e sistemit krijon probleme dhe unë nuk e di se çfarë shqetësimesh mund të sjellin dhe unë nuk dua të eksperimentoj. Pjesa më e madhe atyre që kanë aplikuar gjatë këtyre katër javëve, pjesa dërrmuese e tyre, vetëm 800 ose 900 nuk kanë mjet identifikimi. Nuk është problem aq i madh, për kohën e mbetur nuk kemi pse ndryshojmë rregullat e lojës. Mendoj që me këtë gatishmëri që po tregojmë për heqjen e pengesën për vleftësisë së dokumentit të lëshuar mendoj që hapet hapësira për qytetarët që jetojnë në diasporë.

Pyetje: Kjo dakordësi që keni arritur besoni se do të materializohet me ndryshimet e duhura në kod në seancën e radhës të parlamentit?

Damian Gjiknuri: Shpresoj që këto ditë ta bashkëfirmosim këtë propozime dhe më pas të miratohen me qëllim që procesi të ecë sa më shpejt. Mendoj që edhe sikur të miratohet në fillim të shkurtit jemi sërish në kohë. Kjo gjë do të bëhet publikisht, edhe për pjesën e dokumenteve të skaduara. Procesi mendoj që po ecën mirë, mbase KQZ ka nevojë të shtojë më shumë operatorë për trajtimin e kërkesave në kohë. Një gjë dua të them, se kemi pasur dialog me KQZ, ku pjesë kanë qenë edhe përfaqësues të PD-së.

Pyetje: Cilët janë pritshmëritë tuaja për diasporën, sa do të regjistrohen deri në afatin e përcaktuar nga ju?

Damian Gjiknuri: Këtë nuk mund ta parashikoj dot, por me sa kam parë në trendin e deritanishëm, duke parë mesataren e regjistrimit 4000-4500 në ditë, mendoj që shifra do të jetë më shumë se 200 mijë e atyre që do të aplikojnë. Sa nga këta do të jenë në rregull me dokumentacionin, kartë ID ose pasaportë ose dokumente të tjera. Shpresoj të jetë mbi 200 mijë, sepse përbën një përqindje të lartë të votuesve shqiptarë.

vota e diaspores 11 maj

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj