27 Maj 2022, 17:17
Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË- Një lëvizje e quajtur "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" në faqen e saj zyrtare ka publikuar një deklaratë, në të cilën kundërshton propozimin e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe disa përfaqësuesve të partive politike në vend për krijimin e një zone zgjedhore të 13-të. Nga ku do të dalin 5 deputetë të rezervuar për diasporën.
Sipas shoqatës, ky propozim dobëson peshën e votës së diasporës dhe tenton të zvogëlojë dhe qendërzojë influencën e mbi 1.4 milion shqiptarëve të diasporës, të cilëve kushtetuta do t'u garantojë të drejtën e votës.
Shkresa
Deklaratë për shtyp – Vota e Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) përshëndet KQZ-në dhe OSBE-në për konferencën e organizuar me temë “Votimi nga jashtë, koha është tani” të datës 24 Maj 2022, ku lëvizja u përfaqësua nga tre prej anëtarëve të saj. Në këtë konferencë, Bledar Milaqi, bashkëthemelues dhe sekretar i përgjithshëm i DPSHL- së, ritheksoi domosdoshmërinë e mosmohimit dhe të mostjetërsimit të votës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Ndërsa detajet teknike dhe modalitetet në lidhje me këtë temë jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare mbeten për t’u diskutuar, DPSHL-ja ka ndjekur me shqetësim propozimin e disa përfaqësuesve te partive politike për krijimin e një zone zgjedhore të 13- të, me 5 deputetë të rezervuar për diasporën.
Lëvizja deklarohet kategorikisht kundër këtij propozimi i cili dobëson peshën e votës së diasporës dhe tenton të zvogëlojë dhe qendërzojë influencën e mbi 1.4 milion shqiptarëve të diasporës të cilëve kushtetuta u garanton të drejtën e votes. Ka një dhe vetëm një votë, të barabartë për të gjithë. Çdo propozim që synon të shpërfytyrojë qëllimin dhe të drejtën e votimit nga jashtë te shtetasve shqiptar, do të përballet me rezistencë nga Lëvizja jonë dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe politike në dispozicion të shoqërisë civile! Vota jonë ka peshë!
Pas këtij kundërshtimi, ka reaguar edhe ish kryeministri, Sali Berisha, i cili tha se me këtë deklaratë, Diaspora për Shqipërinë e Lirë kishte kundërshtuar propozimin e bërë nga Balla dhe Alibeaj, duke e konsideruar si anti-kombëtar.
(k.m/dosja.al)
Politike
27 Maj 2022, 15:22
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i përgjigjet akuzave të kryetarit të PD, Sali Berisha, ...
Politike
27 Maj 2022, 14:48
Partia Demokratike
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt Rez...
Politike
27 Maj 2022, 14:07
Partia Demokratike
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka ridepozituar ditën e sotme, të korrigjuar nënshkrimet e jo m...
Politike
27 Maj 2022, 13:43
Dhurata Çupi
TIRANË- Gjatë seancës dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Departamentit t&eum...
Politike
27 Maj 2022, 13:22
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë reaguar pasi e akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha sit ë l...
Politike
27 Maj 2022, 13:06
KAS
TIRANË- Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit Qendrit të Zgjedhjeve për të ...
Politike
27 Maj 2022, 13:03
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar marrëdhënien e Partisë Demokratike me Partinë Popullore evropiane....
Politike
27 Maj 2022, 12:59
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngatërruar emrin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. G...
Politike
27 Maj 2022, 12:53
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk diti të thoshte nëse deputetja Grida Duma e Tomor Alizoti do të jenë të...
Politike
27 Maj 2022, 12:53
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se krijimi i tre komisioneve nga deputeti Enkelejd Alibeaj është një manovë...