LIVE UPDATES
Politike

Vrasja e nxënësit 15 vjeçar/ PD: Dështim i shtetit, që ka braktisur arsimin, 70% e shkollave janë pa oficer sigurie

Sula theksoi se rastet e dhunës mes adoleshentëve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa besimi te institucionet nga shkolla te policia e spitalet po zbehet.

5 Dhjetor 2025, 14:47 Nga I.A
Vrasja e nxënësit 15 vjeçar/ PD: Dështim i shtetit,
Lili Sula

Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas një përplasjeje me një bashkëmoshatar në Durrës. Në një deklaratë për median, Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, e cilësoi ngjarjen një tjetër tragjedi që trondit shoqërinë dhe familjen shqiptare

Sula theksoi se rastet e dhunës mes adoleshentëve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa besimi te institucionet nga shkolla te policia e spitalet po zbehet.

"Sot Shqipëria u zgjua me një tjetër lajm të zi. 15-vjeçari Erjon Boba humbi jetën, pasi kaloi disa ditë në koma, nga plagët e marra në konfliktin me një bashkëmoshatar në Durrës. Edhe një bir më pak, edhe një familje e tronditur. Siç është dhimbja e tyre e përligjur, po kaq tragjik është modeli, ku fëmijë e të rinj ushqehen, ku i forti, i dhunshmi, ai që kërcënon dhe godet, duket se triumfon gjithmonë. Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shpesh viteve të fundit po përballet me dhunë dhe konflikte me pasoja fatale mes adoleshentëve. Besimi te institucionet, shkolla, policia, spitali dhe së fundmi familja, po humbet.

Pasiguria e jetës dhe vrasjet-  humbja e vlerës së jetës, ka mbërthyer adoleshentët e fëmijët, që janë qëllimi dhe përkushtimi për çdo familje shqiptare, shpresa për progresin e kombit. Ikja pa kthim e Erjonit është një tragjedi që i shtohet dhjetëra ngjarjeve fatale që kanë prekin themelet e arsimit dhe shoqërisë tonë- që kalojnë pa përgjegjësi, pa reflektim nga institucionet që duhet të mbrojnë fëmijët: nga ministria e arsimit, e Brendshmja, e deri te stafet përgjegjëse në shkolla. Humbja e jetës së adoleshentit pas kaq shumë të ngjashmesh, ndër bashkëmoshatarë apo fëmijë, është alarm për çdo prind, revoltë për t’u ngritur, për të protestuar  për  sigurinë e fëmijëve në shkolla, për të cilat narkoshteti nuk afron shërbimet e duhura sipas ligjit dhe as mban përgjegjësi.

Përveç raporteve ndërkombëtare, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasqyruar problemet e mprehta të shkollave tona lidhur me mungesën e sigurisë, mungesën e mbështetjes për fëmijët që bullizohen e diskriminohen, mungesën e strukturave që parandalojnë konfliktet – por asgjë nuk është bërë. Mjafton të kujtojmë se 70% e shkollave në vend nuk kanë oficer sigurie, një shifër që tregon qartë se shumë prej këtyre ngjarjeve do të ishin parandaluar, nëse shteti do të kishte zgjedhur t’i mbronte fëmijët, para se të fliste për barazi, strategji dhe reforma në letër.  Por, kur e keqja nuk parandalohet, menaxhimi i saj bëhet pothuajse i pamundur, sepse dhuna sjell dhunë. Nuk ka fjalë që mund të lehtësojë rrënimin e familjes Boba për përcjelljen e fëmijës në banesën e fundit. Në emër të Partisë Demokratike, të komunitetit të mësimdhënësve, ngushëllime, dhe Zoti ju dhëntë forcë në këtë kohë dhimbjeje të pamatë," tha Sula./Dosja.al

erjon boba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj