LIVE UPDATES
Politike

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupin e PD, Berisha: Niko Peleshi një mjeran i marrë peng! Bardhi: Ata s'na tregojnë dot se si të flasim e si të vishemi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, theksoi rëndësinë e reagimit të opozitës në Kuvend duke u shprehuer se deputetët e opozitës s’mund t'i tregojnë sesi duhet të flasin apo sesi duhet të 'vishen'.

25 Tetor 2025, 12:06 Nga M.L
Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupin e PD, Berisha: Niko
Bardhi-Berisha

TIRANA- Transkriptet e diskutimeve të zbardhura nga gazetari Osman Stafa, brenda Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike tregojnë debat të fortë mes deputetëve mbi strategjinë që opozita do të ndjekë në Kuvend. Në fokus ka qenë seanca e pyetjeve, ku deputetët planifikojnë të adresojnë institucionet e drejtësisë, por ekziston frika se e drejta për të pyetur mund t’u mohohet gjatë seancës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, theksoi rëndësinë e reagimit të opozitës në Kuvend duke u shprehuer se deputetët e opozitës s’mund t'i tregojnë sesi duhet të flasin apo sesi duhet të 'vishen'. Më tej Bardhi theksoi se Edi Rama e tregon se sa respekt ka për Kuvendin me pjesëmarrjen e tij. 

Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha kërkoi që opozita të zbatojë rregulloren e Kuvendit, duke theksuar se përgjegjësia për çdo prishje të seancës është e maxhorancës. Ai kritikoi ministrin Niko Peleshi, duke e cilësuar si peng i urdhrave të Taulant Ballës, dhe nënvizoi se reagimi i opozitës është rruga e vetme kur shkelet rregullorja.

DISKUTIMI PA MEDIA NE GRUPIN E PD

Gazment Bardhi: Fillojmë me rendin e ditës. Siç ju kam njoftuar ka seancë të hënën dhe të enjten këtë javë. Në nisje të seancës janë për votim dy vendimet për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale. Administrata e Kuvendit sapo më ka dërguar tekstin e rishikuar për të dyja komisionet, ku shoh se janë reflektuar të gjitha amemdamentet tona të dorezuara javën e shkuar. Komisionet do jenë me barazi, bashkëkryetar dhe vendime konsensuale. Do kërkohet edhe ekspertiza e OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës dhe Komisionin e Venecias. Nëse mazhoranca i qëndron versionit të ripunuar nga administrata e Kuvendit, ne votojmë Pro.

Ndërkohe të hënën ka raportimin 5 institucionet e drejtësisë. Fillojmë me Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK, ILD, KLGJ dhe KLP. Rezolutat e mazhorancës nuk i votojmë, janë të njëanëshme. Ndërkohe deputetët do të bëjnë pyetje, dhe më pas kemi kohën për diskutime nga 2 orë e 30 min për çdo institucion. Edhe në këtë seancë ata do të vazhdojnë me provokimin kundër Rregullores për të mos na lejuar ti prezantojmë pyetjet, siç vepruan seancën e kaluar. Të ndalemi këtu fillimisht për të diskutuar sesi duhet të veprojmë. Për mua është e papranueshme që ne të nënshtrohemi ndaj sjelljes së tyre, por dua të dëgjoj mendimin e grupit.

Sali Berisha: Secili prej nesh ka karakterin dhe emocionin e tij, por një gjë duhet të bashkojë secilin opozitar: Respekti për Rregulloren e Kuvendit. Në 35 vite deputetët kanë prezantuar pyetjet. Precedenti parlamentar është ligj dhe nuk mund të ndryshohet sipas qejfit nga krimineli Taulant Balla. Ushtari i bandave që na udhëzon ne si opozitë sesi duhet të sillemi. Kush është ai kriminel të na mohojë ne të drejtat që opozita i ka fituar në 35 vjet. Jo zotërinj deputetë, rrugë tjetër përveç reagimit ne nuk kemi. Kush thotë të nënshtrohemi presionit të kriminelëve në qeveri, që ata mbyllkan seancën pa lejuar debat, i jep mesazhin më të gabuar votuesve tanë. Kurrë nuk mund të pranojë opozita nënshtrimin, ndryshe kot që shkojmë në Kuvend. Asgjë më shumë sesa na njeh rregullorja nuk kemi kërkuar, kurrë asnjeherë.

Por ato që na jep rregullorja ne nuk i lëshojmë. Janë pjesë e misionit tonë. Po si mund të ngrihet një kukull Kryetar Kuvendi dhe ti përgjigjet çdo kërkesë përvese të një krimineli si Taulant Balla. Asnjë nga seancat nuk është prishur për shkak të opozitës. Nëse opozita ka si qëllim të prish seancat, të mos lejojë funksionimin normal të Kuvendit, atë e shpall publikisht dhe e kemi bërë Legjislaturën tjetër. Në këto seanca asnjë qëllim të tillë nuk kemi patur, ata kanë provokuar dhe prishur seancat plenare. Përgjegjësinë për funksionimin normal të Kuvendit e ka mazhoranca, jo opozita.

Mazhoranca duhet të respektojë opozitën, të respektojë Rregullon. Është detyrë e Kryetarit të Grupit që të reagojë sa herë që kriminelët në pushtet i mohojnë një të drejtë një deputeti të opozitës. Nëse kryetari nuk e bën këtë nuk është në lartësinë e besimit tonë. Prandaj kryetari i grupit ka bërë atë që ka për detyrë ky grup, të mbrojë Rregulloren e Kuvendit. Ndryshe ne jemi një opozitë fasadë në Kuvend dhe kjo s’mund të ndodh kurrë.

Do Niko Peleshi të paralizojë Kuvendin, ta bëjë, por nuk është Kryetar Kuvendi, është një mjeran i marrë peng. Prandaj reagimi është rruga e vetme kur shkelet Rregullorja apo kur opozitës i mohohet një e drejtë që e gëzon 35 vjet. Ne duam normalitet por të vërtetë me Rregullore të respektuar. Normaliteti me Rregullore të shkelur është i rremë, është fasadë dhe ne nuk mund ta pranojmë kurrë./ Dosja.al

sali berisha niko peleshi gazment bardhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj