"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Momenti VIRAL kur Rama ‘u tall’ me Trump! Kryeministri: Ishte shaka mes miqsh, demokratët në SHBA e përdorën për ta sulmuar dhe kjo më mërziti shumë
Gjatë fjalës së tij në Forumin “Berlin Global Dialogue”, Rama tha se gjithçka ishte bërë thjesht për shaka dhe se momenti kishte marrë jehonë në Evropë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, demokratët e përdorën për të sulmuar Trump-in.
25 Tetor 2025, 10:44Nga M.L
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama komentoi sot momentin viral gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, ku një shaka mes tij, presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u kthye në sulm ndaj presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë fjalës së tij në Forumin “Berlin Global Dialogue”, Rama tha se gjithçka ishte bërë thjesht për shaka dhe se momenti kishte marrë jehonë në Evropë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, demokratët e përdorën për të sulmuar Trump-in.
“Sa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA sepse kjo ka qenë një shaka shumë miqësore me Ilham (presidenti i Azerbajxhanit), sepse jemi miq prej kohësh dhe ishte vërtet shumë mirë që shiheshim pas kaq ‘humbjesh dhe për përpjekjesh për të vrarë njëri-tjetrin’. Kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë, është argëtuese, por që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë, për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh... Trump është aty ku është”, tha Rama./ Dosja.al