“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Forumi ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”/ Kryeministri Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës, së bashku me Von der Leyen
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se është njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës të forumit, i cili do të zhvillohet nesër në Berlin. Në këtë sesion pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, së bashku me figura të tjera të njohura ndërkombëtare.
24 Tetor 2025, 21:37Nga M.L
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është ftuar të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, një nga ngjarjet më të rëndësishme që mbledh liderë politikë dhe ekonomikë nga e gjithë bota. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se është njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës të forumit, i cili do të zhvillohet nesër në Berlin. Në këtë sesion pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, së bashku me figura të tjera të njohura ndërkombëtare.
Kryeministri ka ndarë gjithashtu foto nga përgatitjet dhe takimet paraprake.
“Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan Rama.