LIVE UPDATES
Politike

Zbulimi i NYT: Prokurori që 'peshkoi' biznesmenin nisi hetim për lobistin e Bashës, McGonigal nuk tregon kontaktet me Duçkën dhe raportin financiar me Nezën

Takimi, i dyshuar si i stisur, pasoi një hetim, pasi gazeta thotë se po i njëjti prokuror nisi zyrtarisht hetimin për lobistin Nik Muzin. Informacionet, përsëritet edhe në këtë shkrim, erdhën nga zyra e kryeministrit Edi Rama. 

3 Shkurt 2023, 12:48 Nga f.g
Zbulimi i NYT: Prokurori që 'peshkoi' biznesmenin nisi hetim
Charles McGonigal dhe Edi Rama

TIRANE- Gazeta amerikane "New York Times" ka analizuar në themel raportin e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal me dy shqiptarët Agron Neza dhe Dorian Duçka. Njëri bashkëpunëtor i afërt i tij dhe tjetri këshilltar i jashtëm i kryeministrit Edi Rama, janë dy nga personazhet kryesore të artikullit të NYT. Në shkrim, gazeta zbulon se në takimin me një biznesmen dhe politikan shqiptar me të cilin diskutoi edhe çështje biznesi, McGonigal organizoi dhënien e një dëshmie tek një prokuror amerikan. Takimi, i dyshuar si i stisur, pasoi një hetim, pasi gazeta thotë se po i njëjti prokuror nisi zyrtarisht hetimin për lobistin Nik Muzin. Informacionet, përsëritet edhe në këtë shkrim, erdhën nga zyra e kryeministrit Edi Rama. 

PJESE NGA SHKRIMI I NYT: 

McGonigal gjithashtu  u përpoq ta ndihmonte Nezën për të bërë marrëveshje me një politikan dhe biznesmen shqiptar, që FBI të hetonte pretendimin e tij për atentat. Pasi e takoi atë, McGonigal organizoi një udhëtim më vonë jashtë SHBA, ku një prokuror amerikan do ta intervistonte në Austri duke përdorur Nezën si përkthyes. Por takimi ishte një mashtrim sipas prokurorëve amerikanë. Nuk ka asnjë procesverbal zyrtar të intervistës dhe Neza nuk ishte paguar për punën. Në të njëjtën ditë, McGonigal dhe Neza fluturuan për në Shqipëri, ku u takuan me politikanin dhe diskutuan mundësitë e biznesit.

Në nëntor, pasi McGonigal u takua përsëri me kryeministrin Rama dhe Duckën në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që kishte qenë me të në Austri për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje nga Presidenti Donald J. Trump. Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhëna të tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin.

Vetëm disa ditë përpara se McGonigal të kontaktonte me prokurorin, më 14 nëntor, Muzin paraqiti një kallëzim në Departamentin e Drejtësisë duke zbuluar lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë politike të qendrës së djathtë që sfidonte zotin Rama. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili ishte vendosur si mbështetës i zotit Trump. McGonigal hapi një hetim federal për një lobist për Lulzim Bashën, një kundërshtar politik i Ramës në Shqipëri, thanë prokurorët.

Në fillim të vitit 2018,  Neza vazhdoi t'i transmetonte McGonigal informacione – disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e Ramës – për Muzin te McGonigal, sipas aktakuzës së Uashingtonit. McGonigal më pas do t'ua përcillte informacionin të tjerëve në FBI, zyrat e Nju Jork. 

Në fund të shkurtit, F.B.I. hapi zyrtarisht një hetim për lobistin "me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij", sipas aktakuzës. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione gjatë hetimit dhe Ducka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me F.B.I., thuhet në aktakuzë.

Gjatë gjithë kohës, McGonigal dështoi të zbulonte kontaktet e tij me Ducka apo marrëdhëniet e tij financiare me Neza, thanë prokurorët. Nuk ishte e qartë nëse Departamenti i Drejtësisë ndërmori hapa shtesë për të hetuar Muzin, dhe kundër tij nuk është ngritur asnjë akuzë. Muzin tha në një deklaratë se ai nuk kishte “asnjë arsye të besonte se unë isha viktimë e këtij hetimi të rremë. Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”./Dosja.al

nik muzin arrestohet charles mcgonigal agron neza dorian duçka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj