LIVE UPDATES
Politike

Opozita kërkon Komision Hetimor/ DW: A ka korruptuar qeveria Rama një ish-zyrtar të FBI?

A është përfshirë kryeministri Rama në një aferë korruptive me nëpunësin e lartë të FBI Charles McGonigal? Opozia kërkon ngritjen e Komisiont parlamentar hetues, Rama mohon akuzat.

3 Shkurt 2023, 12:33 Nga I.A
Opozita kërkon Komision Hetimor/ DW: A ka korruptuar qeveria Rama një
Edi Rama

TIRANË- Deputetët e opozitës në Shqipëri kërkuan të enjten (02.02) ngritjen e një komisioni parlamentar që të hetojë pretendimet e tyre lidhur me korruptimin nga qeveria e kryeministrit Rama të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, me qëllim që ky i fundit të nxiste hetime nga FBI per financim me para ruse të përpjekjeve lobuese në SHBA të opozitës shqiptare.

Kërkesa e tyre përkon në kohë me fillimin e hetimit nga Kongresi amerikan të McGonigal ”për përfshirje në afera korruptive dhe veprime që vënë në rrezik sigurinë kombëtare”.

McGonigal akuzohet nga autoritet amerikane për shkelje të sanksioneve të SHBA ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, të lidhur me Kremlinin, në këmbim të pagesave të fshehta që i ka dhënë atij Deripaska. Ai akuzohet gjithashtu për mosraportim në FBI të marrrjes në vitin 2017 të 225 mijë dollarëve nga një shqiptaro-amerikan, ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, për vizitat në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Rama po në të njëjtin vit. Akuzat përfshijnë edhe mosraportim të marrdhënies së tij me një politikan kosovar dhe dy politikanë boshnjakë

Rama hedh poshtë pretendimet e opozitës

Në një postim në twitter kryeministri Rama hodhi poshtë të enjten (02.02) pretendimet e deputetëve të opozitës lidhur me natyrën korruptive të marrdhënies së tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal.

"Ky është abuzim i plotë me lirinë e fjalës dhe me të vërtetën. Me shpifjet ekstreme synohet manipulimi i opinionit publik me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane, që ka shkuar në gjykatë dhe pa asnjë lloj lidhjeje me ne, në Shqipëri”, shkroi ai në twitter.

Rama iu referua drejtësisë amerikane kur në postimin e tij theksoi se "drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë apo pretendim se është Rama ai që korruptoi ish-zyrtarin e FBI.” 

Kërkesa e deputetëve opozitarë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar vjen pas refuzimit të kryeministritt Rama për t'iu përgjigjur pyetjeve të saj, të enjten, në interpelancë.

"Mungova në Parlament sepse deputetët e opozitës nuk meritojnë asnjë përgjigje”, tha Rama në kanalin televiziv ”Top Channel” të enjten në mbrëmje.

Ajo që opozita i kërkon tani komisionit parlamentar hetimor është të zbardhë të vërtetën nëse qeveria Rama "nxiti, ndikoi, përdori pasuri publike, ryshfet apo favore të tjera për ish-agjentin e FBI-së, në kurriz të opozitës dhe nëse favorizoi lidhjet e biznesit të McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.”

McGonigal dhe Shqipëria

Drejtësia amerikane ka bërë publike ecurinë e marrëdhënies së ish-zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal me Shqipërinë. Në prill 2019, shtatë muaj pas dorëheqjes së tij nga posti i lartë i drejtorit të kundërzbulimit në FBI, ai dhe tre bashkëpunëtorë, blenë studion ligjore në Tiranë, ”Law office and Investigation”, ku McGonigal kishte 25 për qind të aksioneve, studio që u mbyll pas disa muajve.

Opozita shqiptare pretendon që McGonigal erdhi disa herë në Shqipëri dhe u takua me kryeministrin Rama në Tiranë dhe në Washington. Që komisioni hetimor parlamentar të ngrihet dhe të hetojë nëse Rama e korruptoi ose jo McGonigal duhet edhe vota pro e maxhorancës socialiste gjë që vë në pikëpyetje hetimin sipas kerkesave të opozitës ndaj kryeministrit Rama.

Marrë nga DW

edi rama sali berisha charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet