LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhja e presidentit në Kosovë/ Analiza: Kujt i konvenojnë zgjedhjet dhe çfarë do të mund të sillnin ato?

Ky është afati kushtetues për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në të kundërtën vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

23 Prill 2026, 17:44 Nga E.d
Zgjedhja e presidentit në Kosovë/ Analiza: Kujt i konvenojnë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,

Sinjalet që dhanë subjektet kryesore politike në Kosovë nuk paralajmërojnë një kompromis të mundshëm për zgjedhjen e presidentit të vendit deri më 28 prill.

Ky është afati kushtetues për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në të kundërtën vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kujt i leverdisin ato?

Vëzhguesit e zhvillimeve politike konsiderojnë se subjektet politike nuk kanë bërë përpjekje serioze për ta zgjidhur nyjën e krizës politike dhe institucionale.

Opozita s’i pranoi dy emra të propozuar për president nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Partia Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) refuzuan edhe postin e kryeparlamentarit, të ofruar nga LVV-ja, duke e konsideruar joserioze ofertën për kompromis.

Analisti Rrahman Paçarizi, profesor i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, konsideron se, përgjithësisht, të tri partive po iu konvenojnë zgjedhjet.

Sipas tij, LVV-ja ka shfaqur gatishmëri për të shkuar në zgjedhje, pasi nuk arriti t’i tejkalonte përplasjet me Vjosa Osmanin, tashmë ish-presidente e vendit, për ta propozuar edhe për një mandat të dytë.

Megjithatë, ai konsideron se partia e kryeministrit Albin Kurti nuk e ka pozitën e favorshme njëjtë sikur në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar, kur fitoi mbi 51 për qind të votave.

“Mendoj se zgjedhjet më së paku i konvenojnë Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos pas çarjes që ka pësuar kjo parti në raport me tashmë ish-presidenten Osmani”, shprehet Paçarizi për Radion Evropa e Lirë (REL).

LVV-ja dhe subjekti politik Guxo, i themeluar nga Osmani, garuan bashkë në një listë zgjedhore në tri palë zgjedhjet fundit.

Për njohësin tjetër të çështjeve politike, Agon Maliqi, është e vështirë të përcaktohet se kujt i konvenojnë zgjedhjet aktualisht. Por, edhe ai konsideron se, pas ndarjes me Osmanin, LVV-ja nuk mund ta përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara.

“Ndoshta opozita është në një pozitë më të mirë. Pozitat e saj në Kuvend mund të favorizohen më shumë [pas zgjedhjeve eventuale]”, thotë Maliqi për REL-in.

Çfarë do të mund të ndryshonte pas zgjedhjeve eventuale?

Paçarizi konsideron se një gjë është e sigurt: LVV-ja nuk do të ishte e gatshme t’i ndryshonte raportet me partitë politike që aktualisht janë në opozitë.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor, dhe nëse partitë politike tash opozitare do të arrinin të ndërtonin një konsensus për bashkëqeverisje, një ndryshim i raportit të forcave në Kuvend do të ishte i mundshëm, mendon ai.

“Ndoshta zonja Osmani do të arrijë që t’ia shkëpusë një 5 përqindësh LVV-së, një pjesë të atyre që vetë i ka dërguar në Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021. Mirëpo, kjo nuk garanton që do të ketë zgjidhje”, thotë Paçarizi.

Ai shton se, për të arritur deri te një zgjidhje që nënkupton zgjedhjen e të gjitha institucioneve, përfshirë edhe presidentin, LVV-ja do të duhej të binte nën 40 deputetë, ndërsa opozita aktuale të bëhej më e fuqishme me numra.

Në të kundërtën, LVV-së do t’i duheshin rreth 70 deputetë që të mund të gjente zgjidhje si e vetme, thotë Paçarizi.

Të dy këto opsione, sipas Paçarizit, “në kushtet e tashme janë vështirë të imagjinueshme”.

Maliqi konsideron se LDK-ja po synon të rikonsolidohet para zgjedhjeve eventuale. Një rikthim i Osmanit në këtë parti mbetet ende i paqartë, ndonëse kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka lënë derën hapur për të.

“Se sa do të përkthehet dalja e Osmanit [nga partneriteti me Kurtin] në ulje të përqindjes së LVV-së... ne e kemi parë një herë. Për shembull, në zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar, kur Osmani ishte në marrëdhënie të acaruara me Kurtin, LVV-ja ishte më afër 40 përqindëshit”, thekson Maliqi.

Ai kujton se në zgjedhjet e fundvitit, votat e qytetarëve që jetojnë në diasporë favorizuan LVV-në.

Këto vota, sipas tij, do të ishin më të pakta, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në qershor, kur prania e diasporës në vend është më e ulët.

Si të zgjidhet nyja e krizës politike dhe institucionale?

Analistët nuk besojnë që mozaiku i renditjes së subjekteve në skenën politike do të ndryshonte në mënyrë substanciale.

Për Paçarizin, e vetmja shpresë që të shmangej një bllokadë e sërishme institucionale dhe kushtetuese është që partitë politike ta kuptonin raportin e forcave ndërmjet tyre, si dhe rëndësinë dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

“Rrugë të tjera nuk ka. Rrugët e tjera janë të rrezikshme për Kosovën... Përndryshe, na presin cikle zgjedhore të pafund”, thekson Paçarizi.

Të përafërt e ka mendimin edhe Maliqi. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të sillnin ndryshim përmbajtësor, vetëm në rast se rezultati do të ishte i tillë që LVV-ja të mos mund të qeveriste si e vetme.

“Pas shumë përpjekjeve, [LVV] do të detyrohej të arrinte një lloj kompromisi me të paktën njërën prej partive... U pa që edhe me 51 për qind, LVV-ja ka nevojë për një konsensus, të paktën për postin e presidentit”, thekson Maliqi.

Ai shton se, në rast se LVV-ja do t’i refuzonte kompromiset edhe pas zgjedhjeve eventuale brenda javësh, “një bashkëpunim i opozitës do të imponohej nga rrethanat”, në mënyrë që ato të bashkoheshin, të merrnin pushtetin dhe të konsolidonin institucionet./REL

kosova zgjedhje kuvend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj