LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Gashi: Listat për deputetë kanë përfshirë të deleguarit nga baza

Duke folur mbi zgjedhjet e pritshme të 9 shkurtit, ai tha se LDK-ja synon të dalë forcë e parë politike për shkak të rolit të saj emancipues, bashkëbisedimit publik shumë civilizues me çështje konkrete, e me njerëz që kanë kapacitetin për të realizuar programin e saj.

12 Dhjetor 2024, 22:45 Nga N.F
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Gashi: Listat për deputetë kanë
Alush Gashi

KOSOVË- Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Alush Gashi, thotë se procesi i hartimit të listave për deputetë të kësaj force politike ka qenë një proces i shkëlqyer, që ka rezultuar me përzgjedhjen e atyre që janë propozuar nga baza e partisë.

Duke folur mbi zgjedhjet e pritshme të 9 shkurtit, ai tha se LDK-ja synon të dalë forcë e parë politike për shkak të rolit të saj emancipues, bashkëbisedimit publik shumë civilizues me çështje konkrete, e me njerëz që kanë kapacitetin për të realizuar programin e saj. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zoti Gashi flet mbi raportet e Kosovës me aleatët dhe pritshmëritë nga administrata e re nën presidentin e zgjdhur Trump, që nis mandatin në janar të vitit 2025.

Zëri i Amerikës: Zoti Gashi, ka përfunduar afati për partitë politike që të dorëzonin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ka patur emra nga partia juaj të cilët kanë shprehur pakënaqësi lidhur me përbërjen e tyre. A mendoni se ka patur mjaftueshëm transparencë në hartimin e listave, dhe a rrezikojnë këto zëra ta dëmtojnë partinë në zgjedhjet e pritshme?

Alush Gashi: Mendoj se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për listën është një proces i shkëlqyeshëm i cili ka filluar në muajin e tretë të këtij viti, ku ne e kemi mandatuar çdo nivel që të bëj përgatitje, të trajtojë njerëz nga niveli i aktivit, degës dhe 97 apo 98% të atyre që janë sot në listë janë të deleguar nga baza. Mund të ketë njerëz që mund të ketë menduar se do të duhej të jetë në listë, por mund të bëhen herë tjetër. Përpos listës ka edhe poste të tjera që janë shumë të rëndësishme, kështu që ata që e meritojnë apo që janë të interesuar do të jenë të përfshirë.

Zëri i Amerikës: Pra, thoni se ata që nuk janë në listë, nuk janë dërguar nga baza?

Zëri i Amerikës: Çfarë pret LDK-ja nga këto zgjedhje zoti Gashi?

Alush Gashi: LDK-ja si partia e parë opozitare e Evropës Juglindore, si partia më e vjetër në botën shqiptare dhe natyrisht më e vjetra në Prishtinë ka edhe një rol emancipues për popullatën, për proceset, për zgjedhjet, për debatin. Ne jemi duke e zhvilluar një bashkëbisedim publik shumë civilizues me programe konkrete, me njerëz që e kanë kapacitetin për të realizuar atë program. Angazhimi jonë është që të dalim partia e parë, që qytetarëve të Kosovës t’u japim një qeverisje të mirë, që vendi të ecë përpara dhe të ketë zhvillim ekonomik, por edhe të kemi një bashkëpunim më normal edhe njerëzor me Bashkësinë Ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Zoti Gashi, ajo që ka karakterizuar këtë vit ka qenë një përplasje ndërmjet partisë në pushtet dhe opozitës lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara. Kryeministri thotë se bashkëpunimi me SHBA-në, ndryshe nga ç’pretendon opozita, është zgjeruar, por sipas tij lajm bëjnë pikërisht le të themi ato që ndonjëherë janë përplasje për strategji dhe taktika dhe jo për qasje mbi parime të mëdha dhe qëllime mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. A ndani ju të njëjtin qëndrim, si i shihni ju marrëdhënie në këto katër vite?

Alush Gashi: Në kulturën politike të LDK-së është se partia jonë, jashtë Kosovës, nuk flet keq për qeverinë e vet. Por, është e dukshme që ekziston një zhgënjim i jashtëzakonshëm për mospërmbushje të asnjë premtimi për zhvillim ekonomik. Të gjitha mospajtimet janë ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Kuvend dhe janë dërguar mbi 10 ligje në Gjykatën Kushtetuese të cilat janë anuluar për shkak të përmbajtjes së paqëndrushme.

Lidhja Demokratike ka kredibilitet në bashkësinë ndërkombëtare. Është shumë kredibile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi bashkëbisedues të rregullt dhe kredibil, kështu që tregimet që tenton t’i përhapë apo promovojë kryeministri nuk janë të qëndrueshme.

Zëri i Amerikës: Thebra e Akilit në bisedimet me Serbinë, por dhe në përplasjet me aleatët ka qenë çështja e associsacionit. Në rast se opozita do të fitonte zgjedhjet, partia juaj a do ishte gatshme të ndërmerrte këtë si hap të parë, pra ngritjen e asociacionit?

Alush Gashi: Nuk është në pyetje çështja e Asociacionit. Asociacionin ne e kemi si obligim kushtetues në procesin e Ahtisaarit, por e kemi Asociacionin i cili duhet të jetë plotësisht në kuadër të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Çuditërisht Kryeministri ka një qasje interesante. Në Kuvend e lavdëron atë Asociacion, në mediume nuk e pranon atë Asociacion. Ajo përmbajtje e cila ka dalë publikisht si një draft-statut është plotësisht e papranueshme, sepse është shkelje flagrante e pjesës më të madhe të Kushtetutës së Kosovës.

Është një krijesë tjetër, të cilën ne nuk dimë ta interpretojmë. Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zbatojë marrëveshjen sipas udhëzimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila është udhërrëfyes se si duhet të përfundojë ai proces. Ne nuk mund të hyjmë në obligim, ta zbatojmë një tekst i cili nuk është hartuar nga institucionet e Kosovës, por është pranuar nga institucionet e Kosovës dhe të cilat tash deklarohen se nuk është tekst i tyre.

Ne jemi të zotuar që së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë të përbashkët, që në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ta miratojmë Asociacionin, por nuk mund të ketë Asociacion kur nuk ka njerëz të zgjedhur, pakica serbe i ka lëshuar institucionet e veta. Kështu që LDK-ja do ta zbatojë Kushtetutën me përpikëri. Si pjesë e Kushtetutës, në provizionet e Ahtisaarit, është i paraparë Asociacioni. Ne e kemi një Asociacion, ku bën pjesë shumica e popullatës shqiptare.

Zëri i Amerikës: Zoti Gashi çfarë ndikimi prisni të ketë administrata e re Trump në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë?

Alush Gashi: Lidhja Demokratike e Kosovës, që nga dita e parë, ka në programin e vet qenësor raportet e veçanta, speciale, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne besojmë se si republikanët, po ashtu edhe demokratët, do të përkujdesen për Republikën e Kosovës, për të cilën kanë investuar shumë që ta shpëtojnë nga gjenocidi, e kanë bërë si pjesë të suksesit më të madh që e kanë SHBA-ja në vendet ku kanë intervenuar.

Ne jemi të gatshëm si Lidhje Demokratike e Kosovës që të punojmë intensivisht me administratën për realizimin e programeve të përbashkëta dhe të vazhdojmë që të jemi faktor i stabilitetit. Ne në administratën (e zotit) Trump, kemi fituar njohjen nga Izraeli, kemi hapur ambasadën në Izrael dhe jemi të gatshëm për zhvillim ekonomik në pika strategjike me interes për SHBA-të dhe Kosovën./ VOA

alush gashi kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj