"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbi 2 milionë qytetarë pritet të votojnë sot për herë të katërt brenda vitit
Votimi i parë nisi më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, më pas zhvilloi zgjedhjet lokale më 12 tetor dhe më 9 nëntor, ndërsa vitin e përmbyll me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
28 Dhjetor 2025, 11:38Nga E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Kosova po zhvillon ditën e sotme zgjedhjet parlamentare. Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë për herë të katërt brenda këtij viti. Votimi i parë nisi më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, më pas zhvilloi zgjedhjet lokale më 12 tetor dhe më 9 nëntor, ndërsa vitin e përmbyll me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Të shtunën, në mëngjes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Republikës së Kosovës. Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra të votimit, ku janë gjithsej 2.614 vendvotime.
Votimi është zhvilluar gjithashtu edhe në 16 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete të botës. Mbi 84 mijë qytetarë jashtë Kosovës kanë aplikuar për votim dhe nga to 76 mijë aplikime janë miratuar. Këto përfshijnë votimin me postë dhe atë fizik në ambasada dhe konsullata të Kosovës./Dosja.al