Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e sotme, KQZ-ja miratoi certifikimin e rezultateve me 9 vota pro dhe 2 kundër.
KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka certifikuar këtë të enjte rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja.
Gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e sotme, KQZ-ja miratoi certifikimin e rezultateve me 9 vota pro dhe 2 kundër. Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve hapi i parë nuk është formimi i Qeverisë, por ai i konstituimit të përbërjes së re parlamentare.
Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit. Gjatë kësaj seance, deputetët e rinj bëjnë betimin dhe më pas zgjedhin kryetarët dhe nënkryetarët.
Posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-së e cila fitoi zgjedhjet. Ndërkohë, partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë, duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit. Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave.
Me konsitituimin e Kuvendit, hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri. Në këtë periudhë, presidentja Osmani, sipas ligjeve obligohet të nominojë partinë fituese për formimin e Qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t'i sigurojë votat 61 deputetëve. LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 SOSH, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.
Pra, i bie që asnjëra parti nuk do të mund të formojë vetëm Qeverinë, por për ekzekutivin e ri do të duhet të formohen koalicione. Sa i përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë Qeverinë me partitë joshumicë të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës.
Partitë e mëdha shqiptare po ashtu janë shprehur kundër bashkëpunimit për ekzekutivin e ri me LVV-në. Por, Kurti ka shprehur bindjen se do të udhëheqë qeverinë e re.
Megjithatë, nëse LVV-ja dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike. Pas konsultimeve, ajo vendos për mandatarin e ri, nëse ky i fundit dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin.
Mandatari më pas ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por, nëse Qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Osmani, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë.
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale duke u bërë thirr...
Gen Gjokutaj TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka folur pasditen e sotme mbi reformën në drejtësi dhe çështjen e kreut të...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i PD, Edi Paloka, duke folur për zgjedhjet e 11 majit ka komentuar edhe rolin e LaCivita në fushat&eum...
Tedi Blushi TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur këtë të enjte mbi...
Edi Paloka TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka komentuar këtë të enjte listat e PD-së në zgjedhjet e ...
foto ilustruese BRUKSEL- Kosovës dhe Serbisë nuk do t’iu ndahen të holla tani për tani në fazën e para-financimit nga P...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës, teksa iu referua mbylljes së pla...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë në Shqipëri pr...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se dosjen për vjedhjen e pronave ne Vuno nga Edi Rama, do ta dërgojn&...
TIRANË- Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Mateo Renzi tha se marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorg...