14 Qershor 2023, 10:56
Nga A.B
Partia Demokratike
TIRANË- Nesër do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të nisur punën, për zgjedhjen e kryetarit të ri. Mbledhja do të nisë në orën 17:00, ku do të miratohen grupet e punës për listat e anëtarëve. Mbledhja është thirrur pas kërkesës së 7 anëtarëve të partisë.
NJOFTIMI për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike:
Te nderuar Anëtarë të Kryesisë. Në mbështetje dhe zbatim të nenit 45, pika 4, fjalia e parë, të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me kërkesë të 1/5 (një të pestës) së anëtarëve të Kryesisë së Partisë, njoftojmë mbledhjen e Kryesisë me rend dite si vijon:
1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;
2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;
3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;
Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 15 qershor 2023, ora 17:00 në Sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demokratike në rrugën Donika Kastrioti, Tiranë.
Anëtarët Kërkues:
Taulant Zeneli
Endri Hasa
Gazmend Koduzi
Taulanda Jupi
Kreshnik Çollaku
Xhemal Gjunkshi
Gentian Gaba
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë, pati tensione dhe debate të forta. Aty u vendos që zgjedhjet për kryetar të mbaheshin më 29 korrik. Ndërkohë, një grup i anëtarësisë doli kundër kësaj date./Dosja.al
partia demokratike zgjedhjet ne pd
Politike
14 Qershor 2023, 09:42
Artur Meçollari
TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka shprehur shqetësimin e tij n&eum...
Politike
14 Qershor 2023, 08:28
A.B
Edi Rama dhe Albin Kurti
TIRANË- Axhenda ishte bërë gati, e madje edhe marrëveshjet që priteshin të nënshkruheshin nga d...
Politike
13 Qershor 2023, 22:52
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Lulzim Bashën e pret ose zbatimi i urdhrit të Ramës ose 6 vite burg, minimu...
Politike
13 Qershor 2023, 22:48
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Vangjush Dako hyri në burg për Saimir Tahirin, pasi duhet të kompenson...
Politike
13 Qershor 2023, 22:42
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike Sali Berisha u shpreh se shpallja e tij non grata nga Britania u bë si një aferë ko...
Politike
13 Qershor 2023, 22:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, i cili anuloi mbledhjen e p...
Politike
13 Qershor 2023, 20:25
k.m
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të konferencës për mediat i ka dhënë një mesazh kryeministrit t...
Politike
13 Qershor 2023, 20:10
k.m
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e Albin Kurtit për të bërë një asosacion të shqiptar&eum...
Politike
13 Qershor 2023, 20:03
k.m
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ky veprim i tiji për të anuluar mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë nuk...
Politike
13 Qershor 2023, 19:54
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur që të komentojë sanksionet që po përballet Kosova. Por gjatë konfer...