Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zhupa shprehet se nga zjarret janë dëmtuar Kisha e Senicës në Delvinë, Kisha e Leftehorit, Teqeja e Shemberdhenjes në Gramsh dhe Kisha në Lekel në Tepelenë.
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" ka bërë thirrje se dohet të nisë rikonstruktimi i të gjithë objekteve kulturore të cilat janë demtuar nga zjarret në vend. Zhupa shprehet se nga zjarret janë dëmtuar Kisha e Senicës në Delvinë, Kisha e Leftehorit, Teqeja e Shemberdhenjes në Gramsh dhe Kisha në Lekel në Tepelenë.
Ajo i ka bërë thirrjes Ministrisë së Kulturës dhe ministri Blendi Gonxhe që të evidentohen dëmet dhe më pas specialistë të licencuar në fushën e monumenteve historike të kryejnë restaurimet. Zhupa shtoi se duhet të merren masa të menjëhershme për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, si mbrojtja nga lagështira apo rënia e pjesëve të mbetura të këtyre objekteve.
"Objektet e kultit, pjesë e trashëgimisë kulturore që u dogjën nga zjarret nuk mund të lihen në harresë dhe të dëmtuara. Gjatë zjarreve të cilat sollën dëme të jashtëzakonshme u dogjën dhe 4 objekte kulti dhe pjesë e trashëgimisë kulturore historike shqiptare. Konkretisht: Kisha e Senicës në Delvinë, Kisha e Leftehorit në Delvinë, Teqeja e Shemberdhenjes në Gramsh dhe Kisha në Lekel në Tepelenë.
Evidentimi i këtyre dëmeve nuk mund të jetë punë rutinore e bashkive por është detyrë e MEKI, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ministri Blendi Gonxhe, përgjegjës dhe për kulturën, duhet pa vonesa të marr përgjegjësitë që i takojnë ministrisë së tij në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, dhe në bashërendim me komunitetet fetare të ngrejë një grup ekspertësh, inxhinieresh, përfaqësues të komunitetit fetar që bëjnë një inspektim të plotë për të dokumentuar dëmet dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për restaurim.
Po ashtu duhet të merren masa të menjëhershme për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, si mbrojtja nga lagështira apo rënia e pjesëve të mbetura. Shteti shqiptar duhet të sigurojë fonde të plota vetëm ose në bashkëpunim me donator për restaurimin e këtyre objekteve të kultit dhe trashëgimisë. Restaurimi duhet të bëhet nga specialistë të licencuar në fushën e monumenteve historike.
Kjo është kujdesje e domosdoshme për besimtarët, për identitetin kulturor shqiptar, për trashëgiminë, për turizmin kulturor dhe për vetë zonat e prekura të cilat duhet rikthehen sic kanë qënë. Do jetë nga cështjet prioritare të kulturës për të cilat do kërkoj dëgjesa si kryetare e komisionit parlamentar përgjegjës për kulturën,' shkruan Zhupa.
QSUT TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga punimet në QSUT. Rama shkruan se punim...
Foto TIRANË- Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në kuadër të Plan...
foto ilustruese TIRANË- Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e përgjegjësisë dhe firmat shkresore, pasi drejtuesit e dre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me vendimin e gjykatësit Hasbi Balliu. Me anë të...
foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë ak...
selia e partise demokratike TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ...
Foto KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për mediat pas dështimit për të disatën he...
Punimet SARANDË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se punimet në Shtëpin&...
Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë një deklarate për mediat është shprehur se kryem...
Krasniqi KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur para mediave në lidhje me dështimin e radhës për konstituimin e K...