LIVE UPDATES
Bota

Post-Brexit: është arritur limiti?

7 Shtator 2020, 19:39 Nga DOSJA
Post-Brexit: është arritur limiti?

Toni në qeverinë britanike po bëhet më i ashpër. Në fundjavë, negociatori i Mbretërisë së Bashkuar David Frost tha se ai nuk kishte frikë t’u jepte fund bisedimeve tregtare me BE. Por kjo ishte vetëm përgatitje: kryeministri Boris Johnson tani dëshiron një rezultat deri nga mesi i tetorit, përndryshe ai do ta përgatisë vendin për një të ardhme pa një marrëveshje. Kjo mund të konsiderohet edhe si poker negociimi, po të mos kishte plane për të anashkaluar pjesë të Protokollit të Irlandës së Veriut, siç raporton Financial Times.

Megjithatë një rezultat i mirë?

Edhe një jo-marrëveshje do të ishte një “rezultat i mirë” për Britaninë e Madhe, pretendon Boris Johnsoni në deklaratën e tij. Dhe vendi i tij mund të “përparojë fuqishëm” nëse do të shkëputej nga BE në 1 janar 2021 pa një marrëveshje. Atëherë do të bënte tregti me BE, siç bën aktualisht me Australinë.

Në fakt, kjo do të thotë që tarifat dhe rregullat zbatohen ashtu siç zbatohen brenda kuadrit të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Britania nuk ka asnjë marrëveshje me Australinë, edhe nëse kryeministri britanik gjithmonë përpiqet të krijojë përshtypjen se ka. Sipas rregulloreve të OBT-së, për shembull, automjetet u nënshtrohen tarifave prej 10 përqind, për importin e produkteve të qumështit në BE madje janë 35 përqind.

“Ne nuk do të jemi një shtet klient” i BE, thotë negociatori britanik David Frost. Qëllimi politik duket të jetë realizimi i parullës së Brexit-it “rifitim i kontrollit”. Sidoqoftë, çdo marrëveshje tregtare nënkupton për të dyja palët disa kufizime dhe njohjen e rregullave. Kur pala britanike këmbëngul vazhdimisht në sovranitetin e saj, këtë e bën edhe BE, që këmbëngul në kushtet për qasjen në tregun e brendshëm evropian.

Të ashtuquajturat pengesa tregtare jo tarifore janë në këtë kuadër më të rëndësishme se tarifat e mundshme. Këto janë përcaktimet e origjinës, siguria e produkteve, standardet e higjienës dhe rregullore të ngjashme. BE, pra, mund të vendosë kontrolle të gjera në kufijtë me Britaninë e Madhe nga 1 janari. Por ato janë edhe më serioze për sektorin e shërbimeve, i cili përbën 80 përqind të ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar. Shefi i OBT-së Robert Azevedo tha në një intervistë me BBC në verë se “përshtatjet mund të jenë të dhimbshme” nëse tregtia BE-Britani e Madhe do të kthehej pas në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Shantazh me Protokollin e Irlandës së Veriut?

Negociatat midis dy palëve vazhdojnë këtë të martë në Londër. Por njoftimi se një “ligj për tregun e brendshëm” do të paraqitet në Dhomën e Poshtme të Parlamentit britanik të mërkurën, duke vënë në pikëpyetje kontrollet kufitare për trafikun e mallrave midis territorit britanik dhe Irlandës së Veriut, duhet të shihet si një deklaratë lufte ndaj BE. BE ka theksuar vazhdimisht se do të ketë një marrëveshje tregtare vetëm nëse Londra u përmbahet detyrimeve të saj të Marrëveshjes së Daljes.

Protokolli i Irlandës së Veriut është pjesë e Marrëveshjes së Daljes që qeveria britanike e nënshkroi vjeshtën e kaluar pas negociatave të vështira dhe që parlamenti miratoi. Sipas saj, pas përfundimit të periudhës së tranzicionit, në kufirin me Irlandën e Veriut janë planifikuar kontrolle të caktuara, në mënyrë që Irlanda në tërësi të vazhdojë të trajtohet si një zonë e vetme ekonomike.

BE dhe qeveria britanike luftuan gjatë për këtë pikë. Qëllimi ishte që të ruhej Marrëveshja e së Premtes së Mirë dhe paqja në ishull dhe të mos futeshin kufij të rinj midis Republikës së Irlandës, ende anëtare e BE-së dhe rajonit të Irlandës së Veriut.

Diplomatët në Bruksel flasin për një “strategji të vetëdëmtimit” sepse ligji i njoftuar i tregut të brendshëm mund t’u japë fund bisedimeve tregtare. Sidoqoftë, në BE dëshirojnë që më parë të presin përmbajtjen e ligjit. Politikisht, Boris Johnson po përdor kartën e tij të fundit të pokerit dhe po përpiqet t’i bëjë shantazh BE për çështjen irlandeze: po të mos më jepni marrëveshjen tregtare që dua sipas modelit të Kanadasë, atëherë unë thjesht do ta prish marrëveshjen e daljes – kështu duhet të interpretohet njoftimi.

Afati i ri i 15 tetorit e lë Brukselin plotësisht të ftohtë. Kryenegociatori i BE Michel Barnier tashmë e kishte caktuar vetë fundin e muajit të ardhshëm si herën e fundit për një marrëveshje. Deri tani, megjithatë, ende nuk ka asnjë bazë politike për këtë. BE mendon se tashmë ka propozuar zgjidhje për pikat e mbetura, “konkurrencën e ndershme”, peshkimin dhe mbikqyrjen ligjore të marrëveshjes. Por pala britanike nuk ka reaguar nga ana e saj duke i afruar pozitat me BE.

Një afrim i mëtejshëm i pozicioneve nuk është i mundur, thotë BE. Nga ana tjetër, Londra pret ndërhyrje politike, veçanërisht nga Berlini, për të zbutur kërkesat e evropianëve. Kjo mund të rezultojë një spekulim i gabuar: Michel Barnier ende gëzon besimin e shteteve të BE, shumica e kryeqyteteve kanë probleme të tjera dhe ka një lodhje të përgjithshme me Brexit-in. Kërcënimet nga Londra mund të përfundojnë duke marrë si përgjigje një ngritje supesh.

Marre nga: DW

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson post-brexit boris johnson post-brexit

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK