LIVE UPDATES
Aktualitet

Prapaskenat/ Mbledhja e Grupit pa Rithemelimin, Alibeaj plotësoi kuorumin me deputetët hua

10 Maj 2022, 09:28 Nga DOSJA
Prapaskenat/ Mbledhja e Grupit pa Rithemelimin, Alibeaj plotësoi kuorumin

Nga MARIGLEN KUME

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, përdori deputetët demokratë të dhënë “hua” tek aleatët për të plotësuar dje kuorumin e Grupit Parlamentar, në mënyrë që të merrej vendimi për t’u përfshirë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë.

Në shtator të vitit të kaluar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i regjistruar në Kuvend përbëhej nga 44 deputetë. Por ky numër u ul pas 8 janarit, kur pas protestës para selisë blu, u përjashtuan 4 deputetë nga grupi i PD-së, duke shkuar në 40 numri i deputetëve. Ndërkohë, për të marrë pjesë në procese parlamentare, ligjvënësit demokratë duhet të vendosin me shumicë vote. Për të marrë mbështetjen e deputetëve të djathtë për të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit, Alibeaj thirri dje grupin parlamentar. Në mbledhjen e djeshme morën pjesë vetëm 21 ligjvënës. Me këtë numër konsiderohet i plotësuar kuorumi për vendimmarrje në grup. Por ajo që ngre diskutimet është qëndrimi i vetë Alibeajt.

Kur i referohet numrit të përbërjes së Grupit Parlamentar, Alibeaj thotë se ai përbëhet nga 40 deputetë, duke mos përfshirë Sali Berishën dhe 4 deputetët e tjerë që u përjashtuan pas 8 janarit. Po ashtu, në këtë numër nuk përfshihen as deputetët demokratë të cilët janë dhënë “hua” tek aleatët për të krijuar edhe dy grupe të tjera parlamentare opozitare. Deputetët demokratë që janë dhënë hua te dy grupet e tjera parlamentare janë Ilda Dhori, Andia Ulliri, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu dhe Emilja Koliqi. Të 5 ligjvënësit e mësipërm ishin në mbledhjen e thirrur nga ALibeaj. Pikërisht këtu qëndron edhe debati për kuorumin e mbledhjes së djeshme, pasi gjithsej ishin 21 deputetë të pranishëm dhe nëse zbriten 5 deputetët të cilët janë anëtarë të një tjetër grupi parlamentar, atëherë pamundësohet vendimmarrja.

PJESËMARRJA NË PROCES

Megjithatë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, do të ulet sot në kuvend në Konferencën e Kryetarëve, për të nisur raundin e parë të procedurës për zgjedhjen e kreut të shtetit. Sa i përket draftit me kriteret për Presidentin e ri, ai u shpreh se do të marrë edhe mendimet e deputetëve dhe dy grupeve të tjera parlamentare të opozitës.

“Opozita ka legjitimitetin e saj për të marrë pjesë në proces për të propozuar një figurë që të mos ketë lidhje me sistemin e diktaturës, madje të ketë treguar që ka ditur t’i qëndrojë fort. Kriteret e tjera janë dekriminalizimi, integriteti, të qenët i pakorruptueshëm dhe të mos joshet nga pushteti. Për këto kritere flasim ne. Grupi, deputetët, menduan dhe unë jam bashkë me ta, që duke më atribuuar të drejtën për ta çuar para këtë proces, duke mos e konsideruar final këtë draft, ai mund të pasurohet duke u ofruar kolegëve të tjerë që nuk e patën mundësinë të vinin dhe me aleatët që do të thotë një proces konsultimi sa më i gjerë që do të finalizojë qëndrimin final tonin”, tha Alibeaj.

PRESIDENT ANTIKOMUNIST

Ndonëse do ta pasurojë edhe më tepër draftin për kriteret, Alibeaj konfirmoi se kishin gjetur dakordësinë që Presidenti i ri të jetë antikomunist. Ai ka deklaruar se maxhoranca nuk ka legjitimitetin për të zgjedhur kreun e shtetit, pasi ka tre deputetë “non grata” dhe dy të tjerë pas hekurave.

“Lidhur me draftin, do të bëj disa sqarime. Ai është një draft që ka sintetizuar sugjerimet e secilit deputet. Është e udhës për këdo që të ketë mundësinë, kohën për të studiuar çështjen dhe për të dhënë sugjerimet. Ajo që unë e kam thënë në titull personal dhe deputetët e thanë fort. Kjo maxhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për Presidentin e Republikës. Ka tre deputetë “non grata”, ka dy deputetë pas hekurave. Ka raportin e DASH. Duhet pjesëmarrje substanciale e opozitës në tri raundet e para. Së treti, ajo që është më e rëndësishme, këtu ndjej edhe një kënaqësi personale. Ata që ishin aty, kanë një kusht të panegociueshëm. Presidenti i Republikës së Shqipërisë duhet të zgjidhet, qëndron në faktin që duhet të jetë një antikomunist. Ky vend pas 30 vitesh nëpërkëmbje, duhet së pari të japë një shenjë të fortë energjike që Presidentin ta ketë antikomunist. Kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje”, tha ai.

Marrë nga Panorama

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj partia demokratike enkelejd alibeaj partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj