Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
I kërkuar në Spanjë për 40 vjedhje! Lihet në burg drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit
10 Maj 2022, 08:28Nga DOSJA
LEZHË– Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani është lënë në masën e sigurisë arrest me burg, me afat 40 ditë. Burgu me afat 40 ditë është dhënë me qëllim që gjatë kësaj kohe të plotësohen dokumentet për ekstradimin e tij drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë vendase.
Në vitin 2019-të, Dosja.alraportoi denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, se Prodani, kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Por në atë kohë, 41-vjeçari për Dosja.al i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht.
Prodani u arrestua mbrëmjen e së premtes nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana. 41-vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna në Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës” informon Policia e Lezhës.
(a.b)/dosja.al
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TIRANË– Pak orë para gjysmëfinales së Eurovizion, bastet janë vënë. Në vendin e parë sipas këtyre basteve është Ukraina, e ndjekur nga pas me Greqinë...
SHBA– Gjuha Shqipe do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në Kembrixh. Për herë të parë në histori, Gjuha Shqipe pritet të futet si lën...
GJERMANI– Dy shqiptarë kanë blerë një hotel në Gjermani e më pas e kanë përdorur për kultivim kanabis. Tashmë ata të dy janë pas hekurave dhe u përballën ...
SHQIPËRI- Në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor Shqipëria rezulton të jetë vendi më i prekur nga ndryshimet klimatike. Me ndihmën e GIZ synoh...
TIRANË– Pasagjerët të cilët po udhëtonin në avionin e nisur nga Tirana drejt Abu Dabi, u panikosën nga shpërthimi i rrufesë. Momente paniku dhe trond...
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel. Kreu i qeverisë mbërriti mbrëmjen e kaluar, aty ku dhe u prit nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian p...