LIVE UPDATES
Bota

Premti i Kadri Veselit: Miqësinë me Shtetet e Bashkuara do ta kthej në nivelin e vitit 1999

27 Shtator 2019, 17:40 Nga DOSJA
Premti i Kadri Veselit: Miqësinë me Shtetet e Bashkuara do ta kthej

KOSOVË- Më gjashtë tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjithsej 25 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zëri Amerikës po zhvillon një seri intervistash me kandidatët e subjekteve kryesore politike për postin e kryeministrit të vendit. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i lidhjeve me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian janë garanci për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë politike dhe sovranitetin e Kosovës.

Zoti Veseli, në këto zgjedhje ju po kandidoni për kryeministër të vendit. Përse do të duhej që qytetarët e Kosovës të votojnë për ju?

Jam i vetmi që ofroj projekt konkret, me vendimmarrje konkrete. Projekti që ka të bëj me luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, kam marrë vendime drejtpërdrejt qysh para se të fillonte kjo fushatë elektorale, në të njëjtën kohë projekti i cili është ekonomik për një të ardhme më të mirë euroatlantike të Kosovës, për një ekonomi të dijes, ekonomi të qëndrueshme, të inovacionit, platformë konkrete programore për rininë, për pensionistët, për fermerët, për ndërmarrësit, për të gjitha kategoritë e shoqërisë sonë, për një projekt po ashtu të politikave sociale e aktive dhe natyrisht për një projekt i cili Kosovën e bën më të afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Një koalicion i cili është i qytetarëve me Partinë Demokratike të Kosovës, i integrimit, dhe jo një koalicion i cili është i konfrontimit dhe i izolimit i cili mund të jetë një opsion tjetër alternativ.

Zoti Veseli ju në këtë fushatë keni përmendur shumë luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, si do të veproni e si do t’i luftoni këto dukuri?

Unë nuk kam përmendur, por unë kam vepruar drejtpërdrejt, konkretisht me vendimmarrje. Unë kam ndërtuar një standard të cilin më vjen keq që partitë tjera politike nuk e kanë përkrahur, por ai tanimë është një standard i cili i ka edhe masat konkrete që nga byroja anti korrupsion e cila do të luftojë në mënyrë aktive çështjet e korrupsionit dhe nepotizmit, pastaj ligji kundër nepotizmit, pastaj komisioni parlamentar i cili do të jetë i udhëhequr nga opozita, pikërisht cështjet të cilat kanë të bëjnë me afera korruptive, legalizimet, do të thotë është një varg masash të cilat janë konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, jo fjalë, vendime konkrete, standard përmes të cilit unë mendoj t’i jap një perspektivë ekonomisë së konkurrencës, ekonomisë së dijes, inovacionit, prodhimit dhe punësimit të qëndrueshëm, perspektivë të rinjve dhe të rejave tona. Nuk ka rrugë në mes, ka rrugë veprimesh konkrete, luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe hapje të perspektivës për rininë dhe ekonominë e dijes për aq sa edhe një herë po e ripërsëris, të gjitha këto të barasvlershme e kanë rëndësinë kur jemi bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë perëndimorë evropianë. Në të kundërtën, kursi i konfrontimit, koalicioni i izolimit do ta sjell Kosovën në një situatë të rëndë.

Zoti Veseli, partitë politike ju kritikojnë juve ose Partinë Demokratike të Kosovës si përgjegjësen kryesore për korrupsionin në Kosovë. Si ju përgjigjeni akuzave të tilla?

Ju përgjigjem se duhet të merremi me probleme të cilat janë aktualisht në Kosovë, me probleme të cilat janë reale, korrupsioni, papunësia, integrimi, konfrontimi me Shtetet e Bashkuara, me Bashkimin Evropian, një politikë e cila është e pa mençur e disa nga oponentët e mi, konfrontimi edhe me ne Partinë Demokratike të Kosovës. Ne duhet të jemi sa më afër njëri tjetrit, sa më bashkë, për një koncept edhe vizion i cili është euroatlantik, për një koncept i cili po e ripërsëris prapë, është për Kosovë pa korrupsion, standard, jo fjalë por veprime konkrete, edhe për një Kosovë e cila është e zhvilluar ekonomikisht. Njerëzit po duan punë, njerëzit po duan shance të barabarta, njerëzit nuk po duan padrejtësi, njerëzit nuk po duan të kemi konfrontim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe perëndimorët. Kjo është tek e fundit politika ime, por ata kanë zgjedhur rrugën që të konfrontohen me ne, unë nuk kam çka bëj.

Ju po përmendni Shtetet e Bashkuara, a janë rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posaçërisht pas vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe?

Nuk ka të bëj me çështjen e vendosjes së tarifës, ka të bëj me një proces kur një kastë e caktuar politike në Kosovë po promovon politikë në emër të një të ashtuquajturi sovranitet, njëfarë pavarësie e cila në fakt po na kalon në izolim, po e dëmton pikërisht sovranitetin dhe pavarësinë tonë. Ne kemi një praktikë e cila është shumë e mirë, por koalicioni, afërsia shumë e madhe me perëndimorët, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe perëndimorët tanë evropianë i krijon garanci Kosovës në zhvillimin ekonomik, në stabilitetin politik, në stabilitetin edhe ruajtjen e sovranitetit, do të thotë këto janë strategji të cilat janë të politikave të mia kombëtare të cilat unë i promovoj edhe në të cilat duhet të shkojë Kosova. Tash merreni me mend a është më i mirë një koalicion i cili është për Evropën euroatlantike, shumë afër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ekonomi të dijes e prodhimit, apo një koalicion i konfrontimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Ku është sovraniteti i fortë aty? Cili sovranitet? Ku është ekonomia e fortë? Nuk investohet në një vend ku nuk ka stabilitet, ku nuk ka perspektivë të mirë për qytetarët, ku ka konfrontim, kjo është ajo. Duhet t’i ndalim konfrontimet brenda, duhet të orientohemi nga politikat aktive ekonomike edhe për mua edhe për Partinë Demokratike të Kosovës ky do të jetë standardi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partnerët tanë të përjetshëm, strategjik, me të cilët do ta fuqizojmë edhe më shumë Kosovën. Bashkimi Evropian është prioritet numër një kombëtar për tu integruar, ekonomia, edhe deformimet cilat janë, kush do të ju shpallë luftë këtyre? Ne duhet standard, jo fjalë në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Zoti Veseli Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, kanë kërkuar vazhdimisht largimin ose pezullimin e tarifës ndaj mallrave serbe në mënyrë që të ripërtërihen bisedimet. Çfarë do të veproni ju nëse bëheni kryeministër i vendit?

Është pikërisht ai projekt i cili deri më tani nuk është dëgjuar dhe kemi humbur disa muaj, 7-8 muaj, është projekti i reciprocitetit, e kam dorëzuar, jam falënderues për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çdo veprim të cilin do ta bëj do të jetë në interes të atdheut tim, të kombit tim e aty i shoh Shtetet e Bashkuara të Amerikës afër, bashkë me ne. Ky është ai qëndrim.

A e përkrahin Shtetet e Bashkuara reciprocitetin?

Unë e kam dorëzuar një dokument, e kemi pasur çështjen e suspendimit 120 ditësh dhe reciprocitetin dhe aty do të jemi, por nuk ka pasur nevojë të vijmë deri te kjo situatë fare. Ne na duhet Kosova shtet i pavarur dhe sovran, por Kosova shtet i pavarur, sovran dhe i zhvilluar do të bëhet vetëm në këtë rrugë në të cilën ne duhet të jemi të gjithë bashkërisht, po e përkrahin shumë qytetarët e vendit tim. Jam tepër i lumtur me Shtetet e Bashkuara sa më afër, sa më ngushtë partneritetin, edhe perëndimorët evropianë.

Zoti Veseli si prisni të vazhdojnë bisedimet dhe kur mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë?

Sapo të kryhen këto zgjedhje, konstituohet parlamenti, unë do t’i drejtohem parlamentit të Republikës së Kosovës dhe qëndrimi im do të jetë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më konkretisht unë nuk i frikësohem asnjë ballafaqimi me Serbinë, në jetë nuk u jam frikësuar, e di saktë se çka i duhet kombit tim edhe vendit tim në dialogun me Serbinë, është ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk ka alternativë tjetër, nuk ka negocim tjetër, për aq sa ne do të jemi shumë gjeneroz në të drejtat e serbëve, por do të kërkojmë edhe shqiptarët, vëllezërit tonë e motrat tona në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të respektohen reciprocikisht.

Zoti Veseli është përmendur shpesh që Kosova ndoshta duhet të sakrifikojë diçka për të arritur një marrëveshje me Serbinë. Si e shihni ju këtë sakrificë?

Sakrificë është e mjaftueshme ajo çka kemi dhënë deri në arritjen e lirisë, sakrificë e mjaftueshme janë këto të cilat po i bëjmë secilën ditë më ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do ta fitojmë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kjo do të jetë sakrifica. Edhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc ata duhet të respektohen nga shteti serb si i respektojmë ne qytetarët serbë në Kosovë.

Zoti Veseli një çështje që është ngritur shpesh është se kush duhet të udhëheq bisedimet me Serbinë, kryeministri apo presidenti i vendit?

Në bazë të një vendimmarrje në kuvendin e Republikës së Kosovës është kryeministri dhe dhashtë Zoti ecë çdo gjë mirë në momentin e gjashtë tetorit unë do të jem i gatshëm të ballafaqohem aty ku ka nevojë Kosova, kombi im. Por jo të ngarendi pas ndonjë pozite që të mendoj vetëm si ta marr atë pozicion por në bisedimet me Serbinë, më falni, duhet të jetë kryeministri, duhet të jetë opozita dhe nuk duhet të bëhet tekanjoze. Për çështjen e Kosovës duhet të bëhemi bashkë. Kosova është e të gjithë neve, dhe duhet të jetë presidenti i të gjithëve bashkërisht.

Zoti Veseli, me kë do të bashkëpunoni pas zgjedhjeve duke e ditur që asnjë parti nuk mund të fitojë shumicën? Ose kënd e përjashtoni?

Do t’i përjashtoj të gjithë ata të cilët e rrezikojnë sovranitetin e Kosovës edhe janë të korruptuar. Ky do të jetë një standard të cilit do t’i shkoj deri në fund, njerëzit që janë të korruptuar nuk do të kenë vend në asnjë institucion të Republikës së Kosovës, mbajeni në mend, nuk po flas vetëm për institucione qendrore por edhe për ato lokale, do t’i shkoj këtij projekti deri në fund. Orientimi është nga ekonomia, orientimi është nga rinia, nga njerëzit që punojnë me djersën e ballit të tyre dhe natyrisht strategjikisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta forcojë shumë më shumë miqësinë, do ta kthej nivelin e vitit 1999 kur kemi fituar lirinë për arsye se ky partneritet është shumë domethënës për jetën e qytetarëve tanë.

Zoti Veseli të gjitha partitë janë shprehur kundër një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës. Si ju përgjigjeni?

Janë simpatike këto partitë, a e mbani në mend VLAN-in? Pastaj edhe këto koalicionet PAN-in e këto? Thjeshtë unë nuk përjashtoj asnjë parti e cila ka legjitimitet te qytetarët e vendit të vet, por korrupsioni një, dëmtimi i kombit dy, edhe nën tre, platforma programore do të jetë vendimtare. Pastaj me kënd mundemi të krijojmë koalicion, vullneti i qytetarëve duhet të respektohet në përpikmëri deri në fund, mos të ketë vonesa, nuk duhet të jemi jo korrekt për hir të qytetarëve. Ne po dalim në zgjedhje, kjo është një garë demokratike, ta respektojmë njëri tjetrin edhe të shkojmë ta marrim rezultatin me gjashtë tetor.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli marredheniet kosove shba premtimi i kadri veselit zgjedhjet ne kosove kadri veseli marredheniet kosove shba premtimi i kadri veselit zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën