LIVE UPDATES
Bota

Premtimet mbajnë “gjallë” jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

1 Maj 2019, 15:20 Nga DOSJA
Premtimet mbajnë “gjallë” jetësimin e liberalizimit

KOSOVË- Ka rreth një dekadë që liderët politikë të Kosovës kanë premtuar liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit. Presidenti i aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ishte kryeministër, disa herë kishte premtuar liberalizim të vizave. Edhe këtë vit, kryeministri Ramush Haradinaj, por edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë përmendur muajin qershor, si mundësi për heqjen e vizave.

Para Samitit të Berlinit, që u mbajt të hënën, presidenti Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, konfirmuan se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të diskutohet në takimet e tyre me udhëheqësit gjermanë dhe francezë në margjinat e Samitit, ku ishin të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor. Mirëpo pas këtyre takimeve, presidenti Thaçi tha se, siç u shpreh ai, “edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”.

Për dallim nga presidenti Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai këto komente i bëri pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

“Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Premtimet që këtë vit do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, sipas njohësve të këtyre çështjeve në Kosovë, janë joserioze, kur dihet që institucionet e Bashkimit Evropian, janë në proces të zgjedhjeve. Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se liderët e Kosovës nuk kanë menduar mirë kur janë deklaruar se sivjet mund të ndodhë liberalizimi i vizave.

“Të presësh nga Gjermania dhe Franca apo cilido shtet tjetër i BE-së, që të marrë një veprim radikal të tillë, që të liberalizojë vizat për një vend tjetër, pa marrë parasysh cili është ai, në këtë rast ka ndodhur të jemi ne, mendoj se është shumë e paarsyeshme, joprofesionale dhe jo mirë e menduar”, tha Ujkani.

Qershori, premtimi i radhës për liberalizimin e vizave

Sipas profesorit Ujkani, në momentin kur të ndodhë konstituimi i institucioneve të reja të Bashkimi Evropian, në muajit tetor apo nëntor të këtij viti, atëherë edhe mund të pritet diçka pozitive.

“Nuk guxojmë të hedhim krejt me një anë kontributin e këtyre dy vendeve që kanë dhënë për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës dhe për atë që është sot Kosova. Nuk guxojmë ta hedhim poshtë me një veprim të tillë. Edhe ata kanë çështje të brendshme që duhet t’i kuptojmë”, tha Ujkani.

Ndërkaq Taulant Kryeziu, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), tha për Radion Evropa e Lirë se liderët e Kosovës po e humbin edhe besimin e qytetarëve, duke premtuar shumë shpesh heqjen e vizave dhe udhëtimin e lirë në zonën Schengen.

“Gabimi fundamental që po bëjnë udhëheqësit institucionalë është në këtë rritjen e pritshmërive që po e bëjnë karshi qytetarëve të vendit, dhe atë po e bëjnë ekskluzivisht për përfitime politike, por në fund as ato përfitime politike, apo as atë grusht vota ata nuk po arrin ta marrin, vetëm sa po rrisin frustrimin te qytetarët e vendit”, tha Kryeziu.

Ai tha se nëse Kosova dështon të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, përsëri do të jetë e vështirë që të vendet kryesore të Bashkimit Evropian, të mbështesin liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Nuk dëshirojnë transportim të kriminalitetit në vendin e tyre, kanë frikën e migrimit ilegal. Nuk duan që qytetarët tonë të bëhen barrë e taksapaguesve të tyre. Tanimë është edhe momentumi i tyre i brendshëm si rezultat i rritjes së forcave të djathta ekstreme, të cilat po e përdorin këtë argument, dhe nuk duhet pritur që në prag të zgjedhjeve të kishim një vendimmarrje të vendeve të fuqishme të BE-së. Ne e dimë që problemi kryesor janë Franca, Gjermania, Holanda apo vendet e mëdha”, tha Kryeziu.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave për të lëvizur në zonën Schengen.

Marrë nga REL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni liberalizimi i vizave qytetaret e kosoves ramush haradinaj thashim thaçi liberalizimi i vizave qytetaret e kosoves ramush haradinaj thashim thaçi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit