LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta dekoron dy diplomatët Marko Bello dhe Bashkim Rama pas vdekjes

23 Dhjetor 2021, 11:23 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekoron dy diplomatët Marko Bello dhe Bashkim Rama pas

TIRANË – Presidenti Meta ka dekoruar me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” dy bashkëthemeluesit e “Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë”, Marko Bello dhe Bashkim (pas vdekjes), për kontributin e dhënë prej tyre që politika e jashtme e Shqipërisë të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme, në shërbim të integritetit europian dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.

Me propozim të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Presidenti i Republikës, Presidenti Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” dy bashkëthemeluesit e këtij Këshilli, personalitete të shquara të diplomacisë tonë:

Ambasadorin Marko Bello (pas vdekjes): “Për merita të veçanta në fushën e diplomacisë, politikës, mësimdhënies, gazetarisë, dhe për kontributin e spikatur në procesin e integrimit evropian, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore e shoqërore. Bashkëthemelues i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, me formim dhe diapazon të gjerë kulturor, intelektual aktiv dhe personalitet i shquar dhe i moderuar në çdo fushë të jetës politike e shoqërore.”;

Ambasadori Bashkim Rama (pas vdekjes): “Për merita dhe kontribut të spikatur në fushën e diplomacisë dhe mësimdhënies, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore e shoqërore. Bashkëthemelues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, me formim e diapazon të gjerë kulturor, intelektual aktiv dhe personalitet i shquar dhe i moderuar në çdo fushë të jetës politike e shoqërore.”;

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit u shpreh:

“Jemi mbledhur për të nderuar dy kolegë, miq dhe zyrtarë të lartë të shtetit tonë, Ambasadorët Marko Bello dhe Bashkim Rama.

Zoti Marko Bello ka qenë një intelektual mjaft aktiv në shumë fusha. Me një formim dhe diapazon të gjerë kulturor, një personalitet i moderuar në fushën e politikës dhe mjaft bashkëpunues, gjithmonë për interesat kombëtare. Ai ishte gjithashtu një diplomat me përvojë dhe kompetencë, por njëkohësisht edhe një mësimdhënës me eksperiencë e dije të thella.  Zoti Bello mbante gradën ‘Doktor i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare’ nga Fakulteti i Drejtësisë të Krajovës, Rumani. Me zotin Marko kemi bashkëpunuar gjithashtu, kur ai ka qenë deputet për tri legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, ku është shquar për integritetin e lartë, tolerancën dhe konstruktivitetin, po njëkohësisht edhe si ministër për Integrimin Europian dhe ministër Shteti. Zoti Bello ka qenë Ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe njëkohësisht ka shërbyer edhe si Zëvendësministër i Mbrojtjes. Ai ishte një ndër anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Kujtojmë me shumë nderim dhe vlerësojmë zotin Bashkim Rama, për kontributin e tij të spikatur në fushën e diplomacisë dhe të mësimdhënies, ku është dalluar gjithmonë, për shkak të aktivizimit të tij mjaft publik dhe përgjegjshmërisë në kryerjen e detyrave. Bashkim Rama ka pasur një karrierë të suksesshme në diplomacinë shqiptare, por njëkohësisht edhe si profesor në disa universitete brenda dhe jashtë vendit. Zoti Rama ka punuar si drejtor i Akademisë Diplomatike, si ekspert në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si Sekretar i Parë i Ambasadës sonë në Gjermani, Kryetar i Delegacionit të Shqipërisë në UNESCO, Ambasador  i Shqipërisë në Bullgari, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ai ka qenë një njohës shumë i mirë i çështjeve rajonale dhe një analist në media, si dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, gjeopolitikës dhe diplomacisë, si dhe praktikës diplomatike në disa universitete. Bashkim Rama ka qenë edhe rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë. 

Duke falënderuar Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, për punën dhe përkushtimin gjatë këtyre viteve, në mënyrë të veçantë do t’i falënderoja për propozimin e tyre, për të nderuar zotin Marko Bello dhe zotin Bashkim Rama me Titullin: ‘Për Merita të Veçanta Civile’, për kontributin e tyre të spikatur në fushën e diplomacisë, të politikës, të mësimdhënies, duke dëshmuar një  përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore e shoqërore. Përherë mirënjohës për kontributin e dhënë prej tyre që politika e jashtme e Shqipërisë të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme, në shërbim të integritetit europian dhe mbrojtjes të interesave kombëtare. I përjetshëm qoftë kujtimi tyre!”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bashkim rama marko bello presidenti meta bashkim rama marko bello presidenti meta

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit