6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sonte aktorin dhe regjisorin e shquar shqiptar, Vasjan Lami me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Kreu i Shtetit e dekoroi Lamin me motivacionin: Në vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artit skenik, të shpalosura për dekada me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar, nëpërmjet roleve të veçanta e të suksesshme, që kanë mbetur të gdhendur në kujtesën e artdashësve shqiptarë. Me mirënjohje të thellë për interpretimet e paharruara artistike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat shqipfolëse, si aktor dhe si regjisor i spikatur.
Duke iu drejtuar artistëve dhe personaliteteve të skenës teatrore dhe kinematografike të pranishëm në ceremoninë e vlerësimit, Presidenti Meta u shpreh Lami ka performuar për 44 vite rresht në Teatrin Kombëtar. Ai gjithashtu shtoi se është i lumtur që po dekoron artistin me rreth 60 role në teatër si dhe 40 të tjera nëpër filma.
“Të nderuar pjesëmarrës, të dashur artistë dhe familjarë, personalitete nga fusha të ndryshme. Jam i lumtur që ndodhem bashkë me ju, në këtë ceremoni, për të vlerësuar aktorin dhe regjisorin e mirënjohur Vasjan Lami. Është kënaqësi për mua që të nis vitin 2022, me nderimin dhe vlerësimin për një artist si zoti Vasjan Lami, i cili për 44 vite rresht ka për formuar në skenën e Teatrit Kombëtar. Teatri është një nga format më të bukura dhe më ‘njerëzore’ të artit. Edhe pse mund të duket si argëtim, në teatër, aktorët me interpretimin e tyre na ndërgjegjësojnë për mundësitë tona, na kujtojnë të kaluarën, na sjellin të ardhmen, na nxisin emocione, na fusin në mendime dhe diskutime, na japin shpresë e besim dhe na tregojnë një pasqyrim të asaj që ne jemi, ose që duam të bëhemi.
Teatri na ndihmon të shikojmë perspektiva të tjera nga ajo që ne shohim për momentin, na kujton që nuk jemi vetëm, na nxit dialogun dhe mundësinë për ndryshim, sepse vetë aktorët janë nxitësit e ndryshimit dhe ne këtë e dimë shumë mirë edhe nga historia jonë. Një film, një pjesë teatrale, një pjesë muzikore, ose një libër mund të ndryshojnë shumë. ‘Unë e konsideroj teatrin si më të madhin nga të gjitha format e artit, mënyrën më të menjëhershme në të cilën një qenie njerëzore, mund të ndajë me një tjetër, ndjenjën se çfarë është të jesh njeri.’ – ka thënë poeti dhe dramaturgu Oskar Uajld.
Ndaj, për gjithçka teatri dhe aktorët na japin duhet të kemi edhe ne vëmendjen e shtuar ndaj nevojave të tyre dhe gjithashtu edhe për vlerësimin e tyre. Nderimi dhe vlerësimi i aktorit dhe regjisorit të mirënjohur, Vasjan Lami, më jep kënaqësinë që të vlerësoj një nga artistët, që me rreth 60 role në teatër dhe 40 role në filma, ka dhënë aq shumë për të gjithë ne. Rolet e tij në teatër si: Tibaldi tek ‘Romeo e Xhulieta’, Jasoni tek ‘Medea’, Duka i Jorkut te ‘Henri VI’, si dhe interpretimet e tij në filma si: ‘Hije që mbeten pas’, ‘Telefoni i një mëngjesi’ apo ‘Dy luanë drejt Venecias’ etj., kanë lënë gjurmë në kinemanë dhe teatrin tonë. Zoti Vasjan Lami, realizon rolet e tij me një përjetim dhe nivel të lartë artistik, duke shpalosur pjekurinë dhe formimin e tij profesional të maturuar ndër vite dhe dekada. Ai është fitues i disa çmimeve, si: ‘Aktori më i mirë’ në Festivalin Kombëtar të Teatrit, në vitin 1997 dhe ‘Aktori i vitit’ nga Akademia ‘Kult’ në vitin 2010. Krahas aktrimit, zoti Vasjan Lami është dedikuar fort edhe regjisurës, duke pasur edhe përvoja shumë të çmuara, në Teatrin Kombëtar të Lilës, Francë.
Vasjan Lami është shembulli i aktorit që me punë, seriozitet, dedikim dhe përgjegjshmëri, ka pasur gjithmonë rritje profesionale, duke e vënë atë në nivelin e aktorëve më të mirë dhe më të dashur për publikun tonë. Profesioni i aktorit është i vështirë, i lodhshëm, shpirtërisht dhe fizikisht, por edhe një nga profesionet, që e merr vlerësimin e punës, gjykimin apo kënaqësinë, menjëherë dhe direkt nga spektatori dhe publiku. Kjo e bën atë një nga profesionet më të vështira e të përgjegjshme, por edhe më të bukura dhe më të dashura. Vasjani këtë e di shumë mirë, prandaj punon me përkushtim e përgjegjshmëri, për ta bërë rolin e radhës edhe më të realizuar edhe më të dashur për publikun artdashës. Ndaj me mirënjohje për interpretimet e tij të spikatura artistike, si dhe për kontributin e shquar në fushën e artit skenik shqiptar, kam kënaqësinë të vlerësoj aktorin dhe regjisorin Vasjan Lami me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’ dhe t’i uroj suksese për të ardhmen.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka kërkuar që ish-deputeti socialist Spartak Braho të japë detaje në lidhje me deklar...
TIRANË – Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këllicci u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të futen pa probleme nesër në go...
TIRANË– Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pretendon se protesta e nesërme para selisë së PD-së është kundër demokratëve. Në fjalën e tij ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh për demokratët nga selia blu. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se demokratët po përdo...
TIRANË – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike reagoi sërish pasi sekretari i PD-së Gazment Bardhi nuk lejoi gazetarët të futeshin në selin...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike të Lushnjes Saimir Korreshi pranoi se dyert e degës demokrate të Lushnjes nuk do të mbyllen dhe se çdo...
TIRANË– Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mohuar të gjitha akuzuat që janë ngritur se brenda selisë së Partisë Demokratike ka njerëz ...
TIRANË– Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat që të shmangen përplasjet brenda selisë së partisë...
TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha e tregoi sot se nuk mund ta fshehë skenarin e dhunë...
TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi sot se mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha po bëjnë thirrje për gjakderdhj...