LIVE UPDATES
Aktualitet

Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Martir i Demokracisë” katër të përndjekur politikë, simbole të rezistencës ant

17 Shtator 2021, 11:27 Nga DOSJA
Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Martir i

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Titullin e lartë “Martir i Demokracisë” personalitete të zonës së Korçës, të përndjekur politikë, të cilët u kthyen në simbole të rezistenës antikomuniste. Me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në ambientet e Këshillit të Qarkut Korçë, Presidenti Meta dekoroi zotin Ylber Fuart Merdani, zonjën Shpresa Ballolli Merdani, zotin Nevrus Isa Golka si dhe zotin Petrit Bazelli, me motivacionin: “Me nderim të thellë për qëndrueshmërinë dhe integritetin njerëzor të treguar në kushtet e shtypjes dhe dhunës së pushtetit. Me mirënjohje të veçantë për sjelljen fisnike e pa bujë dhe për shembullin frymëzues të humanizmit, rezistencës dhe solidaritetit.”.

17 shtator 2021
Korçë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, me propozim të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, vlerësoi me Titullin e lartë “Martir i Demokracisë” katër figura dhe personalitete të zonës së Korçës, nga radhët e të përndjekurve politikë, të cilët u shndërruan në simbole të rezistencës antikomuniste dhe solidaritetit njerëzor, duke i mbijetuar me dinjitet terrorit të diktaturës dhe që më pas, në vitet e demokracisë, zhvilluan një aktivitet të spikatur për dokumentimin e krimeve të komunizmit.


Kreu i Shtetit, me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në ambientet e Këshillit të Qarkut Korçë dekoroi zotin Ylber Fuart Merdani, zonjën Shpresa Ballolli Merdani, zotin Nevrus Isa Golka si dhe zotin Petrit Bazelli, me motivacionin: “Me nderim të thellë për qëndrueshmërinë dhe integritetin njerëzor të treguar në kushtet e shtypjes dhe dhunës së pushtetit. Me mirënjohje të veçantë për sjelljen fisnike e pa bujë dhe për shembullin frymëzues të humanizmit, rezistencës dhe solidaritetit.”.

Duke iu drejtuar të dekoruarve dhe familjarëve të tyre, Kryetares së Autoritetetit për Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, znj.Gentiana Sula, Kryetarit të Bashkisë së Korçës, z.Sotiraq Filo, autoriteteve vendore, si dhe përfaqësuesve të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, të pranishëm në këtë aktivitet, Presidenti Meta u shpreh:

“Është kënaqësi të jem sot, së bashku me ju, për të nderuar dhe vlerësuar sakrificën dhe qëndresën e katër të mbijetuarve të diktaturës komuniste, të cilët i dhanë përmasë njerëzore përballjes me totalitarizmin dhe një prej diktaturave më të egra që njohu bota.

Jemi pikërisht këtu për të nderuar zotin Ylber Merdani, zonjën Shpresa Ballolli Merdani, zotin Nevrus Golga dhe zotin Petrit Bazelli.

Ata dhe familjet e tyre kanë përjetuar një përndjekje dhe dhimbje të jashtëzakonshme, në këtë sallë dhe ndërtesë, ku u zhvillua drama e tyre jetësore dhe ku ne sot, nderojmë dinjitetin njerëzor, nëpërmjet nderimit të katër qytetarëve dhe njerëzve të thjeshtë e të papërkulur.

Figura të tilla janë personalitete frymëzuese për shoqërinë e sotme shqiptare, sepse ata sakrifikuan vitet e tyre më të bukura, në mbrojtje të dinjitetit, të lirisë dhe të së vërtetës!

Por për ne, kjo ditë nuk është vetëm një ditë vlerësimi. Ajo është, mbi të gjitha, edhe një ditë që na fton për të reflektuar!

Reflektim mbi të shkuarën e egër totalitare, përballje me këtë të shkuar dhe çlirim i shoqërisë nga makthet e krimeve të diktaturës.

Përvoja botërore na mëson se nëse harrohen, tragjeditë e së kaluarës janë të destinuara të rikthehen, në një formë apo mënyrë tjetër.

Vlerësimi dhe njohja e sakrificave të katër qytetarëve dhe njerëzve të thjeshtë, që u persekutuan padrejtësisht nga regjimi totalitar, vjen në respekt të një bashkësie, që kërkon paqësisht të përballet me të kaluarën dhe si përgjegjësi e shoqërisë së sotme për rivlerësimin e këtyre figurave.

Vendi dhe shoqëria jonë duhet të vazhdojnë të trajtojnë të kaluarën totalitare me drejtësi, transparencë e paanshmëri, duke ndihmuar kështu në rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e plotë të shtresës së të përndjekurve politikë, por edhe njëkohësisht edhe për edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve me vlerat më të mira qytetare, njerëzore dhe demokratike.

Njëkohësisht, një shoqëri e hapur dhe tolerante mirëkupton, respekton dhe nuk harron tragjeditë e së shkuarës dhe bashkëpunon e gjitha së bashku, për një të ardhme pa dhunë dhe shtypje.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë edhe iniciatorin e kësaj veprimtarie, Autoritetin për Informimin mbi Dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) dhe kryetaren e tij zonjën Gentiana Sula, për punën e jashtëzakonshme me fokus përkujtimin dhe edukimin qytetar, për kthimin e identitetit dhe për mënyrën se si duhet ta trajtojmë të kaluarën tonë, në respekt jo vetëm të së shkuarës, por njëkohësisht edhe në shërbim të një ardhmeje më të mirë.
Emrat e propozuar nga Autoriteti për t’u nderuar sot, në Korçë vijnë jo vetëm në respekt e nderim të thellë për sakrificat e tyre të jashtëzakonshme njerëzore, por edhe me mirënjohje të veçantë për përfshirjen dhe angazhimin e tyre personal e të pakursyer në të gjitha proceset e lidhura me integrimin e të dënuarve politikë, për dokumentimin e të shkuarës, të krimeve dhe të pasojave të komunizmit, si dhe për nderimin e personaliteteve të solidaritetit dhe të rezistencës.

Ylber Merdani, Novrus Golka dhe Petrit Bazelli u dënuan në këtë ndërtesë, dikur gjykatë, në këtë sallë, ku u morën vendimet për ndëshkimin e tyre politik, si të dënuar të ndërgjegjes, ndërkohë që Shpresa Ballolli Merdani e kaloi gjithë jetën e saj në internim. Por, sot, ata janë pjesëmarrës aktivë në jetën shoqërore dhe përfaqësojnë shembuj frymëzues njerëzorë të mbijetesës e karakterit, por edhe të sjelljes së tyre në shoqëri.

Me aktivitetin e tyre, ata dëshmojnë historitë përkatëse dhe të komunitetit në të cilin jetojnë, duke ruajtur një profil të ulët publik, për të vijuar me thjeshtësi e fisnikëri jetën me familjet e tyre, që përballuan jo pak vështirësi e sfida përballë shfytyrimit e depersonalizimit që kërkonte regjimi i asaj kohe.

Ata janë shembuj të vetëdijes qytetare dhe kombëtare. Me mirënjohje e nderim të thellë për integritetin e tyre si dhe për shembullin e tyre frymëzues për brezat e sotëm e të ardhshëm i vlerësoj sot me Titullin ‘Martir i Demokracisë’.

Nder përjetë të gjithë luftëtarëve, demokratë, disidentëve, të cilët bënë gjithçka për të vendosur demokracinë në Shqipëri!”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet presidenti meta dekreton te perndjekurit politike presidenti meta dekreton te perndjekurit politike


Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Shtator 2021, 10:59

GREQI– Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i madh i Prokurorisë së Drogës në Kilkis të Greqisë dhe mënyra se si një polic “sekret” hyri në një “kartel droge...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit