LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Trump, fushatë në Xhorxhia për senatorët republikanë

6 Dhjetor 2020, 06:20 Nga DOSJA
Presidenti Trump, fushatë në Xhorxhia për senatorët

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po viziton shtetin kyç juglindor të Xhorxhias të shtunën për të bërë fushatë me dy senatorë Republikanë që po garojnë kundër sfiduesve demokratë në balotazhin e janarit që do të përcaktojë se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit në fillim të presidencës së Joe Biden-it.

Ish nënpresidenti Biden, fitoi jozyrtarisht në Xhorxhia me një epërsi prej më pak se 12,000 votash nga rreth 5 milionë vota të hedhura. Por ekipi i fushatës së Presidentit Trump tha se kishte ngritur një padi tjetër të premten në Xhorxhia përmes së cilës kërkonte anulimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në këtë shtet.

Presidenti republikan Trump, udhëton në Xhorxhia ndërsa vazhdon fushatën e tij paszgjedhore për të bllokuar fitoren e rivalit të tij demokrat Joe Biden në këtë shtet, në shtetet e tjera fushë-betejë dhe për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve kombëtare.

Partisë Republikane i duhet një vend më shumë për të ruajtur shumicën në Senat. Senatori republikan David Perdue duhet të mposhtë rivalin e tij demokrat Jon Ossoff në balotazhin e 5 janarit në Xhorxhia, ndërsa senatorja republikane Kelly Loeffler duhet të kapërcejë një sfidë të fortë nga rivali i saj demokrat Raphael Warnock në të njejtin shtet. Nëse republikanët humbin, duke rezultuar në një ndarje të barabartë të vendeve në Senat 50-50, Nënpresidentja demokrate e zgjedhur Kamala Harris do bllokonte ngërçin me votën e saj.

Zoti Trump në mënyrë të përsëritur ka thënë, pa ofruar prova, se ka patur manipulime të përhapura në zgjedhjet e nëntorit, një pretendim i hedhur poshtë shpesh nga zyrtarët federalë dhe shtetërorë. Ekipi i fushatës së Presidentit Trump dhe mbështetësit e tij kanë ngritur dhjetëra padi të ngjashme në shtete të ndryshme, shumica e të cilave janë hedhur poshtë. Ndërsa ekipi ligjor i fushatës ngriti padi të premten në Xhorxhia, zoti Trump pësoi humbje në betejat e tij ligjore në Miçigan dhe Nevada.

Padia në Xhorxhia është përpjekja e fundit ligjore për të përmbysur fitoren e zotit Biden ndaj Presidentit Trump. Ekipi i fushatës së Presidentit Trump tha se padia do të përfshinte deklarata të bëra nën betim nga votuesit në Xhorxhia që pretendojnë se ka patur mashtrime. Por zyrtarët e zgjedhjeve në Xhorxhia, përfshirë sekretarin republikan të shtetit, Brad Raffensperger, kanë thënë disa herë se nuk kanë gjetur prova që tregojnë se ka patur parregullsi të mëdha.

Prokurori i përgjithshëm i emëruar nga Presidenti Trump, William Barr, tha në fillim të kësaj jave se “deri më sot, ne nuk kemi parë mashtrime në një shkallë që mund të kishte ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve”.

Zoti Trump, i cili sipas një burimi i ishte referuar privatisht Guvernatorit të Xhorxhias, Brian Kemp Kemp si “një mashtrues” lidhur me mënyrën se si ai i kishte menaxhuar çështjet e votimit në atë shtet, bëri presion ndaj guvernatorit me një postim në Twitter dhe një telefonatë të shtunën që të ndërmerrte hapa në favor të kandidaturës së tij.

“Do të fitoj me lehtësi & shpej në Xhorxhia nëse Guvernatori @BrianKempGA ose Sekretari i Shtetit lejojnë një verifikim të thjeshtë të firmave. Nuk është bërë dhe do të tregojë mospërputhje në shkallë të gjerë. Pse këta dy” republikanë “po thonë jo?” shkruante Presidenti Trump në Twitter.

Kemp u përgjigj në Twitter se ai kishte folur me zotin Trump për shqetësimet e tij. “Siç i thashë Presidentit këtë mëngjes, unë kam bërë thirrje publike për një rishikim të nënshkrimeve tre herë,” tha ai.

Gazeta Washington Post tha se Trump e kishte nxitur zotin Kemp të thërriste një seancë të posaçme të legjislaturës shtetërore në mënyrë që ligjvënësit të përmbysnin rezultatet e votimit në Xhorxhia dhe të caktonin elektorë të Kolegjit Zgjedhor zgjedhës që do ta mbështesnin atë. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

Fitorja e ngushtë e zotit Biden në Xhorxhia, ku rinumërimi i kërkuar nga ekipi i fushatës së zotit Trump tregoi se Biden ka fituar me një epërsi prej 11,769 votash, nënkupton që çdo mbështetje shtesë që zoti Trump mund të marrë në këtë shtet mund të rrisë shanset e zotit Perdue dhe zonjës Loeffler për fitore.

Disa republikanë janë të shqetësuar se paraqitja e Presidentit Trump në Xhorxhia, megjithatë, mund të dekurajojë pjesëmarrjen e votuesve në balotazh.

“Komentet e Presidentit Trump po dëmtojnë imazhin e Partisë Republikane”, tha donatori republikan Dan Eberhart për agjencinë e lajmeve Associated Press. Ai tha se Trump po “vepron me sportivitet të keq dhe keqbesim” në vend që të punojë për të ruajtur kontrollin e republikanëve në Senat.

Alan Abramowitz, profesor i shkencave politike në Universitetin Emory në Atlanta të Xhorxhias, tha se sulmet e Presidentit Trump ndaj integritetit të zgjedhjeve shtetërore zbehin shanset e zotit Perdue dhe zonjës Loeffler për të fituar balotazhin.

“Sa më shumë që Trump flet për zgjedhjet presidenciale dhe fillon me kritika rreth mënyrës se si u zhvilluan zgjedhjet këtu, aq më i madh është problemi për kandidatët për senat dhe rriten gjasat që ai të zvogëlojë entuziazmin në mesin e një segmenti të elektoratit”, tha Abramowitz në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters.

Por një këshilltar i lartë i udhëheqësit republikan të Senatit Mitch McConnell, Josh Holmes, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se republikanët “nuk kanë parë ndonjë provë për mungesë të entuziazmit në garat e Senatit”.

Nënpresidenti Mike Pence po bën gjithashtu fushatë në mbështetje të senatorëve republikanë në Xhorxhia. Pence mbajti një tubim fushate të premten në Savannah dhe u përshëndet nga mbështetësit të cilët brohorisnin “ndaloni vjedhjen”.

Ndërsa ish Presidenti demokrat Barack Obama organizoi një tubim virtual të premten me kandidatët demokratë Ossoff dhe Warnock. Biden tha se ai do të udhëtonte në Xhorxhia për të bërë fushatë për kandidatët demokratë por nuk bëri të ditur një datë të caktuar.

Vizita e Presidentit Trump në Xhorxhia vjen një ditë pasi Kalifornia certifikoi fitoren e zotit Biden në atë shtet, duke i dhënë atij më shumë se 270 votat e Kolegjit Zgjedhor të nevojshme për të fituar presidencën.

Elektorët presidencialë takohen në secilin shtet më 14 dhjetor për të hedhur votat e tyre. Më 6 janar, Kongresi i sapo zgjedhur do të numërojë zyrtarisht votat elektorale dhe do të emërojë zyrtarisht presidentin.

VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll
Bota 5 Dhjetor 2020, 21:16

E PABESUESHME! Pentagoni kontakt me UFO-t

SHBA– Pentagoni ka hasur në UFO 2 vite më parë. Së fundmi në mediat amerikanë janë publikuar dy raporte të Task-Forcës së Pentagonit mbi fenomenet ajrore ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj