LIVE UPDATES
Bota

“Dy gabimet e mëdha të Kosovës me Gjykatën Speciale”/ Haradinaj flet hapur: Ata që na sollën këtu po gabojnë sërish

5 Dhjetor 2020, 20:24 Nga DOSJA
“Dy gabimet e mëdha të Kosovës me Gjykatën

TIRANË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar përballë gazetares së Ora News, Matilda Mcini se ai ka qenë gjithmonë kundër ndërtimit të Gjykatës Speciale të Hagës.

Ramush Haradinaj për Ora News ka thënë se me votimin e nisjes së gjykatës u pranua para të gjithëve se “nuk jemi të zot për të gjykuar drejt që është gabim i madh dhe strategjik afatgjatë.

Ramush Haradinaj për Ora News: Ishte gabim votimi i kësaj gjykate. Në atë kohë unë personalisht dhe Aleanca nuk e ka votuar. Kemi qenë të hapur për gjykatën dhe jemi çdo herë për drejtësi e për gjyqësor, jemi të interesuar që të zbardhet e të vendoset e vërteta për viktimat në Kosovë, sepse ne jemi viktima.

Ne kemi kërkuar që t’i besohet ajo gjykatë Kosovës si çdo shtet i pavarur, njëkohësisht që të mos jetë një etnike. Këto dy vrejtje kemi pasur. Votimi i z. Thaçi, i z. Veseli, i PDK në atë kohë ka qenë gabim, për shkak se kanë pranuar të votojnë një gjykatë që ka shprehur direkt mosbesim për sistemin vendor të drejtësisë dhe në shtetin e Kosovës, për këtë arsye është vendosur jashtë vendit.

Njëkohësisht është edhe njëetnike, pra në atë kohë është menduar si një gjykatë vetëm për UÇK dhe mendojmë që është gabuar.

Ora News: A do duhej që politika e Kosovës të merrte të njëjtën iniciativë ndaj palës tjetër, asaj serbe?

Ramush Haradinaj për Ora News: Mendoj se Kosova ka pasur mundësi të votojë të njëjtën gjykatë por me seli në Kosovë, në kohën kur është kërkuar nga aleatët tanë amerikanë dhe evropianë por ti linim mundësinë e aktivitetit të kësaj gjykate edhe jashtë vendit. Te kerkoheshin dhe gjyqtarë ndërkombëtarë

Gabimi i parë ka qenë që kemi hequr dorë nga vetvetja dhe nga zotësia që ne të bënim gjykime të drejta, pa pasur parasysh përkatësinë etnike. Kemi pranuar para të gjithëve që nuk ishin të zot të gjykonim drejt, dhe ky është gabim i madh dhe strategjik, afatgjatë.

Serbia ka bërë atë që unë kërkoja një gjykatë në Kosovë. Serbia ka një gjykatë të veten në Beograd për krime lufte. Unë kam qenë subjekt i asaj gjykate, kam kaluar dy procese gjyqësore.

Tre herë kam kaluar nëpër filtra gjyqësore ndërkombëtarë.

Kosova ka arritur të votojë të njëjtën që ka Serbia për vete dhe kur dikush e kritikonte Kosovën, atëherë u tregoje, ata kanë qenë palë në luftë edhe ne, jemi ekuivalencë.
Pse duhej Kosova të bënte diçka ndryshe nga ajo që ka Serbia. Edhe nëse dikush kishte dalë të kritikonte, i thua që jemi në nivel të Serbisë që është aleat i rusëve dhe s’do kishte çfarë ti kërkonte dikush Kosovës nëse s’ja ka kërkuar Serbisë. Por klasa jonë politike atëherë u dorëzua gabim në respekt të aleatëve. Por dhe respekti ndaj aleatëve duhej të shkonte në përputhje me interesat e vendit.

Tani është gabimi i dytë që po bëjmë, duke e cilësuar këtë gjykatë si kundër UÇK-së dhe duke e luftuar politikisht. Nuk luftohet gjyqësori politikisht. Duhet të dëshmosh pafajsinë në gjykatë. Qasja e disave sot në Prishtinë është e njëjta me atë që kanë votuar. Të njëjtët që na kanë sjellë këtë gjykatë tani marrin prapë qëndrim të gabuar. Kthehen e thonë se kjo gjykatë është kundër Kosovës dhe kundër UÇK.

Ne nuk jemi të kënaqur se bashkëudhëtarët tanë janë në gjykatë, por nuk është gjykata kundër UÇK-së, është vendimi ynë që kemi marrë dikur kundër UÇK. Tani jemi në proces, edhe kur ndodh shqyrtimi gjyqësor, politika e ka problem. Duhet të marrësh certifikatën prej gjykatës se je i pafajshëm. Të gjithë duhet të fokusohemi si ta ndihmojmë këtë gjykatë dhe të vërtetojmë pafajësinë e njerëzve tanë.

Marrë nga: Oranews 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll
Bota 5 Dhjetor 2020, 16:47

Një gjysmëvjetor i lënë në gjysmë

KOSOVË -“Planprogramet shkollore nuk arrinin të realizoheshin edhe në ato orë të shkurtuara që mbanin fëmijët, e lërë tani që do të përfundojnë më herët”, ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj