LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Trump testohet sërish për COVID-19, rezultati negativ

3 Prill 2020, 16:05 Nga DOSJA
Presidenti Trump testohet sërish për COVID-19, rezultati negativ

SHBA– EKonomia amerikane po vazhdon të ndjejë pasojat e krizës së koronavirusit, seanca e sotme informuese në Shtëpinë e Bardhë u përqëndrua fillimisht tek masat për të mbështetur financiarisht amerikanët dhe ekonominë e vendit.

Sekretari i Thesarit Mnuchin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vonesat në disbursimin e fondeve të asistencës për çdo amerikan, apo për sistemin bankar që do të mundësojë transferimin e fondeve tek kompanitë private. Sipas Sekretarit Mnuchin, pikësynimi është që fondet të mbërrijnë në destinacion gjatë javëve në vazhdim.

Gati 350 miliardë dollarë në kredi do të jenë të disponueshme për bizneset e vogla… Njëqind përqind e këtyre kredive nuk do të shoqërohen me asnjë masë shtrënguese, për sa kohë që punëdhënësit kujdesen për punonjësit e tyre…” , informoi Sekretari Mnuchin. “Qytetarëve amerikanë, Thesari do t’u depozitojë një çek drejtpërdrejt në llogarinë e tyre bankare“.

Presidenti Donald Trump informoi se qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka autorizuar korporata të mëdha amerikane të fillojnë prodhimin masiv të respiratorëve dhe paisjeve të tjera mjekësore, ndërsa është rritur shumë niveli i testimit.

Po zhvillojmë tashmë mbi 100 mijë teste për koronavirusin në ditë. Pra, janë njëqind mijë çdo ditë, janë shumë të sakta dhe po kryhen më shpejt se në çdo vend tjetër të botës“, tha Presidenti Trump.

Ndërkohë, Agjensia Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) po vazhdon të ofrojë shtretër spitalorë dhe staf mjekësor për shtetet e prekura rëndë nga koronavirusi, si shteti i Nju Jorkut, Luiziana, Miçigani dhe Teksasi.

Krahas pikave të tjera të nxehta, Presidenti Trump tha se vëmendje të veçantë po merr qyteti i Nju Jorkut, me të cilin qëndrojnë tashmë të gjithë amerikanët.

E gjithë Amerika qëndron përkrah popullit të Nju Jorkut në këtë kohë nevoje. Është absolutisht një pikë e nxehtë, por kemi edhe pika të tjera të nxehta për të cilat po kujdesemi“, tha Presidenti Trump.

Presidenti Trump dënoi sulmet politike, të cilat i quajti “gjueti shtrigash” që vazhdojnë edhe në kulmin e kësaj krize të paprecedentë.

…Kryerja e këtyre investigimeve partiake, në mesin e një pandemie, është vërtet një shpërdorim burimesh, kohe dhe vëmendjeje. Ne duam të luftojmë për jetët e amerikanëve dhe jo të humbasim kohë…“, tha Presidenti Trump.

Ndërkohë që pritej të ndryshonte udhëzimi për përdorimin e maskave për publikun, task forca informoi se u janë dërguar tashmë shteteve amerikane 27.1 milionë maska kirurgjie, 19.5 milionë maska të tipit N95, 22.4 milionë palë dorezash mbrojtëse, 5.2 milionë mburoja mbrojtëse të fytyrës, si dhe mbi 7600 respiratorë.

Nënpresidenti Mike Pence njoftoi se udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për mbulimin e fytyrës dhe përdorimin e maskave do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.

Nuk mendoj se do të jenë të detyrueshme“, tha Presidenti Trump për udhëzimet e CDC-së.

Presidenti Trump sugjeroi se njerëzit ndoshta do të duan të mbajnë shall për mbrojtjen e fytyrës, në vend të maskave N95, për të cilat ka nevojë kritike në vijën e parë të luftës në mbarë vendin ndaj pandemisë.

Nëse njerëzit duan t’i veshin, le t’i mbajnë“, tha Presidenti Trump për maskat, të cilat mund të parandalojnë një përhapje të mëtejshme të koronavirusit.

Marrë nga  VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba presidenti trump koronavirusi ne shba presidenti trump


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj