LIVE UPDATES
Bota

Prishtinë/Habit dëshmitari: Jam për pastrim parash apo për lidhje dashurie…

22 Dhjetor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Prishtinë/Habit dëshmitari: Jam për pastrim parash apo për

KOSOVË – Në rastin e të akuzuarit për pastrim të parave, Denis Çeman është dëgjuar dëshmitari M.H, i cili për shkak se vazhdimisht është pyetur për lidhjen e dashurisë së vajzës së tij, A.H, më të akuzuarin Çeman, ka thënë se nuk e di a është në gjykim për pastrim parash apo për lidhje dashurie.

“Nuk e di a jam në gjykim për pastrim parash apo për lidhje dashurie”, ka thënë dëshmitari M.H.

Ky dëshmitar është ftuar nga prokurorja speciale Ilirjana Qollaku, pasi vet i akuzuari Çeman po pretendon se shumën prej 115 mijë euro, e cila dyshohet se ka rrjedhur prej aktivitetit kriminal, ka qenë e vajzës së dëshmitari M.H, A.H., e cila ka qenë në lidhje dashurie me të akuzuarin Çeman.

Dëshmitari M.H, ka thënë se me të akuzuarin ishin takuar vetëm një herë dhe atë pasi vajza e tij kishte kërkuar që ta njohë me të. Ai ka tha se dy biznese, në njërin prej tyre është ortak dhe në biznesin “Alba Trans”, i cili merret me transport mallrash nga Turqia në Kosovë dhe anasjelltas është pronar. Sipas dëshmitarit, bashkëshortja e tij ka pasur dyqan tekstiledh, në të cilin tha se ka punuar edhe vajza e tij, A,H., por sipas dëshmitarit ajo nuk është paguar dhe se ai i kishte dhënë të holla vetëm për shpenzime për studime, ushqim, veshmbathje në shumat prej 10 deri në 100 euro.

Dëshmitari ka thënë se pasi për të akuzuarin Çeman nuk i kishin thënë fjalë të mira, ai i kishte treguar vajzës së tij, e cila tha se kishte vendosur të ndërpresë lidhjen me të, pa pasur presion nga ai. I pyetur nga prokurorja Qollaku se a ishte në dijeni dëshmitari nëse vajza e tij, A.H., i kishte blerë ndonjë dhuratë të akuzuarit apo kishte dashur t’i blejë veturë, dëshmitari ka thënë se kjo është absurde, pasi sipas tij, me shumat që vajza e tij i ka pasur në dispozicion për shkollim nuk ka pasur mundësi të blejë veturë.

Po më duket absurde, unë i kam dhënë 5 euro 10 euro për shpenzime dhe është absurde me i ble veturë të dashurit”, ka thënë dëshmitari.

Ai ka thënë se vajza e tij, A.H., i kishte treguar kur ishte marrë në pyetje në polici se ka qenë bashkë me të akuzuarin Çeman, kur i njëjti kishte deponuar para në bankë. Por, sipas dëshmitarit, ajo nuk i kishte treguar nëse ka qenë bashkë me të kur i ka tërhequr ato para. I pyetur nga i akuzuari Çeman se a është në dijeni dëshmitari se vajza e tij ka marrë lokal me qira në Podujevë dhe se në të kishte punuar i akuzuari, ai ka thënë se kjo nuk ka pasur mundësi të ndodhë pasi sipas tij, ai në qytetin e Podujevës ka autoritet të madh dhe se asnjë lokal nuk ka mundur të hapet pa dijeninë e tij.

Në dëshminë e dëshmitarit M.H, ka paraqitur vërejtje vet i akuzuari Çeman, i cili ka thënë se dëshmitari ka mohuar që ka kontaktuar me të përmes telefonit, ndërsa sipas tij, prokuroria posedon audio-incizime të bisedave telefonike mes tyre. Seanca e radhës pritet të mbahet me 27 janar 2022.

Në seancën e 15 shtatorit 2021, ishte dëgjuar dëshmitarja A.H., e cila ka qenë e dashura e të akuzuarit Çeman, dhe kur është ballafaquar me të akuzuarin e ka mohuar në tërësi pretendimin e të akuzuarit se paratë e dyshuara pa prejardhje kanë qenë të saj. Sipas aktakuzës së ngritur më 4 tetor 2013, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Denis Çeman po akuzohet se më 28 shkurt 2011, edhe pse e ka ditur se shuma e të hollave prej 115 mijë euro rrjedhë nga aktiviteti kriminal, me qëllim të fshehjes së tyre, i ka deponuar në xhirollogarinë e tij në Prishtinë.

Në aktin akuzues thuhet se kur punëtorja e bankës ka kërkuar nga ai që ta plotësojë formularin për prejardhjen e të hollave, i njëjti ka refuzuar duke u larguar nga banka. Sipas aktakuzës, punëtorja e bankës e ka ftuar përmes telefonit që të bëjë nënshkrimin e deponimit të të hollave, për çka i pandehuri ka shkuar në bankë, e ka nënshkruar fletë-deponimin, e ka bërë tërheqjen e të hollave dhe është larguar nga banka. Me këtë, Çeman po akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpëlarja e parave” nga neni 32, paragrafi 2 lidhur me nënparagrafin 2.6, e dënueshme sipas paragrafit 2.8 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit. 

Marrë ng Gazeta Express

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kosove pastrim parash rrëfehet dëshmitari kosove pastrim parash rrëfehet dëshmitari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj