Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se Bahskia e Tiranës ka shtuar nga 3 në 5 herë në ditë pastrimin e koshave në të gjithë kryeqytetin. Në një lidhje live në ‘’News24’’, Veliaj nënvizoi se në zonat ku ka pasur të prekur po bëhet pastrim kimik kurse gjithë qyteti po bëhet dezinfektim si në gjithë Shqipërinë. “Të katër mijë pikat e Tiranës pastrohen 5 herë në ditë, klorifikohen. Ne jemi të sigurt nga sistemi ynë i pastrimit. Më rezulton nga të gjithë kolegët e mi në Europë kemi frekuencë pastrimi më shumë se kushdo tjetër. Ndoshta edhe pak për mentalitetin tonë. Mbani mënd atë shprehjen e famshme: të na gjejë viti i ri plot. Ne po sillemi cdo ditë sikur është vit i ri. Pra, rradhë dje tek tregu ushqimor, rradhë prap sot, pra po etrajtojmë cdo ditë vit i ri në një sens blerje të pajustifikueshëm që prodhon të gjitha këto mbetje. Janë katër mijë pika. Do të thotë që sa të bëjë xhiron një makinë në bllok, është mbushur menjëherë pika që sapo pastruam. Askusht të mos habitet. Në orët e para të mëngjesit që njerezit dalin nga shtëpia dhe para orës 1 po kthehen në shtëpi, sigurisht që janë fluksi më i madh por brenda një të gjtiha janë të pastruara. Kështu që ajo, që doja t”ju thoja qytetarëve që na lini ne të shqetësohemi për gjërat që bëjmë ne dhe që besojmë se po i bëjmë më mirë se kurdoherë edhe krahasuar me shumë qytete të tjera dhe ndërkohë secili duhet të shqetësohet për gjërat që janë realisht të rëndësishme. Ajo që është realisht e rëndësishme është distance nga personat e tjerë, respektimi i shtet rrethimit dhe higjiena”, -u shpreh Veliaj. Ai shtoi se dje është bërë një transferim i buxhetit për të shtuar fondet e dezinfektimit :“Në ditët që nuk ka shi, mëngjeset ne fillojmë me dezinfektim, edhe nëpër rrugica, edhe në ekstremin më të largët. Kemi dezinfektuar edhe në Ndroq, edhe në Farkë, edhe në Shëngjergj, por higjiena personale është e pazëvendësueshme, çdo gjë tjetër është sekondare”, sqaroi Veliaj.
Ndërkaq, kreu i Bashkisë sqaroi se ka ndryshuar edhe buxheti i Bashkisë në disa shtresa për të përballuar këtë situatë dhe për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. “Së pari kemi devijuar të gjithë fondin që ne tipikisht e shpenzojnë për ushqimin e kopshteve, çerdheve, dhe konvikteve të Tiranës, duke e çuar në një fond solidariteti për të moshuarit. Dhe jo vetëm si metaforë, por realisht fëmijët po ndihmojnë gjyshërit e tyre, fillimisht duke mbajtur distancë dhe së dyti duke u siguruar që ushqimet e tyre ju shkojnë të moshuarve. Ndërkohë që ne e pasurojmë çdo ditë listën e atyre që kanë nevojë. Përveç numrit 0800 088 të bashkisë edhe në rrjetet sociale, ekziston mundësia për ta njoftuar bashkinë nëse na ka shpëtuar dikush nga ata që kanë nevojë. Dhe fokusi këto ditë ka qenë kryesisht komuniteti rom dhe egjiptian, janë edhe shtresat me vulnerabël në periferi të qytetit, dhe aty kemi patur një intensifikim të shpërndarjes së ndihmave për sot”, tha Veliaj.
Tirana po përjeton përgjatë ditëve të fundit probleme me koshat e mbeturinave. Dhjetëra denoncime kanë vërshuar në rrjetet sociale, për koshat që tejmbushen dhe qytetarët fajësojnë bashkinë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI-Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, shprehet rreth dakordësisë së sotme të Këshillit të Përgjithshëm mbi çeljen e bisedimeve të ...
TIRANË- Presidenca ka hequr dorë nga organizimi mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kombëtare në ambientet e presidencës ose të Pallatit të Brigadave. Gazet...
TIRANË– Ambasada holandeze në Tiranë ka reagur pasi Bashkimi Europaian ka dhënë një dritë jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Në një re...
BRUKSEL- Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas vendimit pozitiv për çeljen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e V...
TIRANË– Tre politikanë shqiptarë i bashkon një datë mjaft e veçantë, kjo e sotmja. Presidenti Ilir Meta, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ish-...
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar sot të gjithë shqiptarët që ndodhen në Hungari se të gjithë ata që kanë nië vizë, mund të kër...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Lugi Socera, ka reaguar pas vendimit pozivit të çeljes së negociatave për Shqiperinë dhe Maqësn...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si lajm shprese për Shqipërinë vendimin e ministrave të BE-së për çeljen e negociatave. K...
TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas vendimit pozitiv për çeljen e negocitave të Shqipërisë me BE....
TIRANË– Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar lidhur me vendimin pozitive për çeljen e negociatave që Shqipëria mori nga ministrat e Jashtëm të...