LIVE UPDATES
Aktualitet

PROFIL/ Makthi i gjyqtarëve, kush është Theo Jacobs, ndërkombëtari që lëshon shigjetat me helm në Vetting. “Kleçka”

21 Qershor 2020, 14:50 Nga DOSJA
PROFIL/ Makthi i gjyqtarëve, kush është Theo Jacobs,

TIRANË– Theo Jacobs është një ndër emrat më të përfolur të momentit në drejtësinë shqiptare. Edhe pse nuk ka asnjë post në institucionet shqipare të drejtësisë, Jacobs ka një rol kyç në të.

Ai është vëzhguesi ndërkombëtar më i famshëm dhe më i njohur i procesit të Vettingut. Përplasjet dhe ironitë e tij në seancat dëgjimore me gjyqtarë e prokurorë kanë prodhuar lajme në media dhe kanë dhënë gjithashtu mundësinë për të parashikuar vendimin e KPK-së (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit).

Para se të vinte në Shqipëri, Theo Jacobs, ka qenë pjesë e institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë në Kosovë, në kuadër të EULEX, ku edhe ka ushtruar funksionin e Kryeprokurorit. Ndërsa tani është përkushtuar për një drejtësi të re shqiptare. Por cilat janë disa nga momentet më “pikante” të seancave të KPK-së që u bënë lajm në media?

Arta Marku

Theo Jacobs ishte vëzhguesi i procesit që u zhvillua ndaj ish-prokurores së Përgjithshme (të Përkohshme), Arta Marku. Edhe pse pjesëmarrja në seancë është opsionale, sërish ai kishte diçka për të thëne. Jacobs e konsideroi mungesën e znj. Marku në seancë dëgjimore si “mungesë lidershipi”.

Altin Dunami

Ndryshe nga gjithë seancat e tjera çudia ka ndodhur në seancën ndaj prokurorit dhe kandidatit për kreun e SPAK, Altin Dumanit.

Vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs nuk ka bërë asnjë pyetje për të. Jacobs u shpreh se kjo ishte hera e parë që atij nuk i kishin lindur pyetje për ata që kanë kaluar në sitën e Vettingut.

“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

Arjan Ndoja

Më 1 nëntor, prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja iu bë atentat. Vetëm një ditë më parë, në prokurorinë e Durrësit ka qenë përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vettingut Theo Jacobs. Ai kërkoi të njihet me dosjen hetimore që po hetonte prokurori Arjan Ndoja lidhur me arrestimin e zyrtarëve të kadastrës në Durrës. Pa e ditur çdo ndodhte të nesërmen, ai ka kërkuar shpjegime nga prokurori Ndoja, mbi mënyrën e trajtimit të kësaj dosje penale duke tërhequr për shqyrtim të gjitha vendimet gjyqësore.

Fatmira Hajdari

Disa ditë më parë, në “sitën” e Vettingut mbeti gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari. Një nga pikat më kulminante të procesit ishte edhe shpjegimi për lokalin që i biri kishte në pronësi dhe për ndërtimin e pallatit në periferi të Tiranës. Për të ndërtuar pallatin, përveç ‘dashamirësisë’ së biznesmenëve, Fatmira Hajdari ka deklaruar edhe shitjen e një aktivitet biznesi nga i biri me vlerë 168 mijë euro. Paratë, Hajdari tha se i kishte siguruar me marrjen e një kredie në vitin 2007 me vlerë rreth 170 mijë dollarë, për të kryer një investim në një lokal në Qytetin Studenti dy vite më vonë, në vitin 2009. Lokalin e ka marrë me qira nga Ministria e Ekonomisë. Ka qënë pikërisht ky momenti kur Theo Jacobs ndërhyri për të vënë në dukje se kredia 19 milion lekë ose rreth 170 mijë dollarë ishte marrë në vitin 2007, ndërsa kontrata e qirasë me Ministrinë e Ekonomisë ishte nënshkruar në vitin 2009.

Unë nuk besoj te sferat magjike”, i tha Jacobs gjyqtares. Komisioni i Vetingut ngriti dyshime të forta që kredia ishte përdorur për lokalin, pasi mungonin preventivët për ndërhyrjen. Nga hetimet doli gjithashtu se nga lokali nuk ishin gjeneruar fitime. KPK-ja vuri gjithashtu në dyshim shitjen e investimit për 168 mijë euro. 

Sërish, Theo Jacobs ka ndërhyrë për të lënë të kuptuar qartë mesazhin e tij. Theo Jacobs ironizoi gjyqtaren Fatmira Hajdarin, duke i thënë se ‘kam lexuar dosjen e Hajdarit të dielën pasdite duke anuluar planet e tjera”.

Ridvan Hadon

Vëzhguesi Theo Jacobs u përball edhe me gjyqtarin Ridvan Hado. Edhe gjatë kësaj seance ai nuk ka mundur dot që të qëndojë i qetë në vendin e tij duke i kërkuar ‘llogari’ se pse kishte votuar pro dhënies së një leje prindërore dyvjeçare për gjyqtarin Gjin Gjoni në vitin 2018.

Theo Jacobs e ka konsideruar vendimin për t’i dhënë lejen prindërore Gjin Gjonin si një akt në shkelje flagrante dhe kontribuese në cënimin e besimit të publikut tek drejtësia. Duke THEKSUAR që mendimin e tij trupa e KPK-së ta këtë parasysh kur të marrë vendimin.

Jacobs, i cili ka marrë nofkën si tmerri i hetuesëve dhe gjyqtarëve, është kthyer në një personazhet më të njohura të Vettingut. Për të kuptuar se si do të jetë vendimi i KPK-së, mjaft të merrni vesh se ai ku kalon të dielën. Sot ndodhet në fshatin e Shëngjergjit, ndaj mund të themi me siguri që seancat e ardhshme do të jenë të qeta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin dunami arjan ndoja eulex fatmira hajdari ridvan hado theo jacobs altin dunami arjan ndoja eulex fatmira hajdari ridvan hado theo jacobs

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj