LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’më takoi mua natën e krimit!”/ E dashura tradhëton Sebastian Malin, i akuzuari si bashkëpunëtor në vrasjen e

21 Qershor 2020, 14:38 Nga DOSJA
“S’më takoi mua natën e krimit!”/ E dashura

TIRANË– “Kam qenë në rrugën time dhe punën time,” kështu e ka justifikuar 22 vjeçari Sebastiano Mali praninë në disa akse rrugore në kryeqytet, tek sa drejton një automjet i cili shfaqet ngado duke shoqëruar makinën që qëlloi për vdekje Hekuran Billën. Burime të gazetës “Si” treguan se Mali u pyet nga grupi i hetimit i drejtorisë së policisë, por ai kundërshtoi të kishte lidhje me vrasjen e kuksianit, që kishte hyrë në Shqipëri në datën 6 qershor.

Sebastiano Mali dyshohet për vrasje për shkak të gjakmarrjes sipas nenit 78 fraksion a,” thotë prokuroria . Mbi vendin e ngjarjes ku u gjet i vrarë Billa, policia përshkruan se në tokë u gjetën 19 gëzhoja të armës së zjarrit kalibër 7.65mm. Por ndonëse nga mjeti mercedez benz që qëlloi për vdekje 40 vjeçarin nuk mbeti asnjë gjurmë, kamerat e sigurisë zbuluan se kjo makinë shoqërohej në distacë për t’i treguar rrugën nga Sebastiano Mali, që drejtonte mjetin Nissan Mikra. Mbrëmjen e vrasjes Nissan Mikra shfaqet në rrugë në orën 21:15 .

Dy minuta më vonë në orën 21:17 në afërsi të një marketi ku qëndron Nissan Mikra, në Astir automjeti Benz, ndez dritat dhe del nga parkimi.Minutë pas minute mjeti Nissan Mikra i prin benzit dhe më vonë ai pozicionohet në një kthesë për të pasur fushëpamje të qartë. Një minutë para krimit Nissan Mikra shfaqet në kameran e sigurisë duke u pozicionuar në krah të bmv me të cilën udhëtonte Hekuran Billa dhe kur qëllohet në drejtim të tij dallohet qartë që mjeti i krimit i cili largohet me shpejtësi e mbas tij edhe mjeti ku gjendet Sebastian Mali.

Është pikërisht një kamera pranë bulmetores që identifikoi mjetin Nissan ku bëhen të dallueshme targat “Tr 66..R”. Policia tregon për gazetën “Si” se nga kqyrja e sistemit “E gjoba” , zbuluan se kjo makinë i përkiste shtetasit S.P, që është babai i G. P, me profesion bojaxhi makinash në Tiranë. I pyetur nga policia , punonjësi i autoservisit pranoi me detaje se makinën ja kishin marrë në mirëbesim.Momenti i vrasjes se Hekuran Billës ku duket qarte levijza e automjetit smart.

“Para rreth gjashtë muajsh shtetasit Sebastiano Mali i kam lyer makinën në servis. Sebastiano vinte herë pas here në servisin tim. Ditën e ngjarjes në datë 11 qershor Sebastiano erdhi me makinën tip “Smart” dhe ngjyrë të zezë dhe gri, me targa shqiptare. Parkoi në oborrin e servisit. Mi dha mua celësat. Ai më tha se më duhet makina jote se me dy automjetet që kam nuk futen dot aty ku kam punë unë,” tregoi ai.

Policia ka pyetur edhe femrën me të cilën Sebastiano Mali ka lidhje. Vajza tregon se e kishta takuar të dashurin në mesditë dhe jo gjatë darkës dhe ka hedhur poshtë pretendimin se ajo kishte qenë me të, në çastet kur Sebastiano Mali dorëzoi automjetin mbrëmjen e krimit.

Sipas burimeve të gazetës “Si” nga dëshmia e shtetasit A.T. tregon se 22 vjeçari kur u kthye për të dorëzuar makinën i kishte qerasur edhe me coca-cola.

Por familjarët e të riut këmbëngulin se Sebastiano ka qëndruar në shtëpi gjithë ditën si dhe në lokal. I ati tregon më tej se në orët e mbrëmjes Sebastiano i kishte treguar se do shkonte të bënte stërvitje. “U kthye rreth orës 22:30 dhe qëndruam së bashku në lokal deri në orën 23. Për ngjarjen nuk dimë asgjë, ne nuk kemi asnjë dijeni se kush është familja Billa dhe me sa kemi ditur është personi që ka bërë vrasjen dhe ishte i dënuar në Angli,”tregon babai i të dyshuarit që ka hedhur poshtë dhe kundërshton me forcë përfshirjen e 22 vjeçarit në këtë ngjarje.

Por ndërkohë kamerat e sigurisë tregojnë se daja i të riut Viktor Marku mund të ketë ardhur në Tiranë ditën e ngjarjes me një smart. Kjo makinë u mor prej tij me qera me justifikimin se i duhej të motrës. Është pikërisht Smarti që 22 vjeçari e la në servis për të marrë një makinë që shoqëroi vrasësit në distancë dhe që me siguri ju tregoi rrugën, drejt Komunës së Parisit e më tej se si ata të dilnin nga Tirana brenda pesë minutash për ta djegur provën në afërsi të lapidarit në fshatin Pezë.

Një dëshmitar i rrëfen policisë së Shkodrës që citon për gazetën “Si” se shoku im njoftoi shtetasin Andih Agraja, hajde merre smartin se e solli” dëshmitari tregon se i shpjeguan që “smartin e solli motra e Viktor Markut dhe se ajo i ka thënë po ma akuzojnë vëllain në lidhje me vrasjen në Tiranë”. Në bisedë e sipër shkodranët janë merakosur dhe njëri prej tyre ka pyetur “ mos kanë bërë ndonjë gjë me smartin tonë”.

Unë dhe Andi këtë situatë nuk e besuam dhe i thamë, nuk na i merr mendja që ata të kenë bërë ndonjë gjë me makinën Smart” tregon dëshmitari që konsiderohet i rëndësishëm për akuzën, pasi vërteton që pikërisht kjo makinë i ishte dhënë të dyshuarit kryesor dhe më pas me shumë mundësi. Ai ka lëvizur drejt Tiranës, për t’ja dorëzuar nipit, që e parkoi në Laprakë.

Marrë nga Gazeta Si

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hekuran billa sebastian mali hekuran billa sebastian mali

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron