Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Protesta/ Basha thirrje shqiptarëve nga selia blu: Mosbindje civile nga jugu në veri
26 Shkurt 2019, 20:32Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas mbylljes së protestës ka folur nga selia blu duke i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e Ramës. para simpatizantëve pas mbylljes së protestës para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe policia hodhi gaz lotsjellës disa herë ndaj protestuesve që tentuan të çajnë kordonin.
Basha u shpreh se opozita nuk do të njohë policinë që ushtroi dhunë ndaj qytetarëve dhe se mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri.
“Sot i treguam mbarë botës se ky vend ka zot dhe zot janë qytetarët. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestonin në paqe. Tani ai do të trajtohet si tradhëtar. Sot, ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri dhe për fat të keq nuk kemi as polici. Kemi një bandë hajdutësh dhe kriminelësh që kanë vjedhur Shqipërinë. Sonte le t’i çojmë këtë mesazh çdo qytetari që ne nuk njohim më jo vetëm qeverinë e krimit por edhe policinë e krimit. Mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri dhe do ta çlirojmë këtë vend. Të bashkuar si asnjëherë, demokratë dhe socialistë, myslimanë dhe të krishterë, gegë e toskë do të vazhdojmë rrugën tonë drejt demokracisë evropiane. Zoti iu bekoftë! Fitore!”- tha Basha.
Ditën e sotme, prej tre orësh opozita zhvilloi një protestë para Kuvendit. Protesta filloi me tensione pasi qytetarët kanë shtyrë disa prej deputetëve socialistë.(Lexo këtu)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Një moment interesant në protestën e opozitës është edhe ndezja e dritave të celularëve nga protestuesit.Një skenar i ngjashëm me atë të opozitës rumune, që mbu...
TIRANË– Është votuar nën tym, flakë, gaz lotsjellës e tensione struktura e re e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar disa foto të granatave të hedhura gjatë protestës që opozita po zhvillon para Kuvendit.Ishin efektivët e policisë ata që hodhë...
TIRANË- Policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës dhe lëndë helmuese në drejtim të protestuesve, duke mos kursyer as kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetare...
Pak minuta para se deputetët të dalin nga salla e Parlamentit, mazhoranca socialiste i ka marrë masat për të mbrojtur deputetët.Siç shihet edhe në këtë f...
TIRANË–Një i ri po merr ndihmën e parë mjekësore pasi ka shfaqur problem me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës.Efektivët e policisë hodhën granata ...
TIRANË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij gjatë protestës tha se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për sulm me lëndë kimike.“Rama ka udhëruar ...
TIRANË- Pavarësisht situatës së tensionuar para parlamentit, ku opozita zhvilloi protestën e radhës, seanca plenare vazhdoi të vijojë normalisht. Në fjalën...
TIRANË- Ka nisur me incidente protesta e opozitës e mbledhur urgjentisht para parlamentit. Protesta e opozitës u mblodh urgjentisht pas ndryshimit të orari...