6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Është votuar nën tym, flakë, gaz lotsjellës e tensione struktura e re e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me përfundimin e seancës, deputetët e mazhorancës u larguan me makinat e tyre, ndërsa Basha dha një mesazh nga selia blu. Basha tha se PD do të nisë mosbindjen civile. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbledhur sot në formë surprize parlamentin, ndërkohë që PD menjëherë ka organizuar një protestë sapo u bë publik lajmi për një seance plenare. Forca të shumta policore, snajpera, Shqiponjat dhe RENEA rrethuan Parlamentin për mbi 3 orë. Protestuesit kanë hedhur tymuese, kapsolla, shishe me bojë të kuqe dhe dëgjohen thirrjet: Rama ik, Rama ik. Një protestues shtyu ministrin Blendi Klosi, i cili ra në gropë, ndërsa një tjetër shtyu deputetin Paulin Stërkaj. (Lexo këtu). Më pas protestuesit ndezën një zjarr duke djegur goma para Parlamentit dhe kanë çarë kordonin e Policisë. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve të Kuvendit, por Garda ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës. Gjithë qendra e Tiranës ishte nën pushtetin e gazit lotsjellës pasi gazi i përdorur është tejet i fortë. Dhjetëra qytetarë u prekën nga gazi, ndërsa 13 perj tyre kanë përfunduar në spitalet e Tiranës me hematoma dhe simptona helmimi nga gazi lotsjellës.
Një fjalë para protestuesve ka mbajtur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në fjalën e tij, Basha u kërkoi policëve të pranishëm që të arrestonin deputetët socialistë, ndërsa Kryemadhi paralajmëroi protesta gjatë çdo seance pleanare. Kryeministri Edi Rama që nga Lushnja kundërpreu takimin e tij në kuadër të turit Bashkia që duam.
[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-e-opozites-protestuesit-perleshen-me-deputetet-e-ps/”]
Zhvillimet minutë pas minute
Ora 20:25- Zv.kryeministri Braçe: Kush dhunon deputetin, ka cënuar institucionin
Pas përfundimit të seancës plenare, zv.kryeministri Erion Braçe tha se protestuesit që cënuan integritetin e një deputeti, kanë cënuar vetë institucionin.
Ora 20:18- OSBE thirrje policisë: Reagoni ndaj dhunës!
OSBE thotë se dhuna s’është zgjidhje për Shqipërinë dhe shtoi se policia duhet të reagojë në mënyrë përpjestimore.
Ora 19:39- Protesta/ Socialistët marrin masat, forcat e Armatosura brenda Kuvendit, do shoqërojnë deputetët
Pak minuta para se deputetët të dalin nga salla e Parlamentit, mazhoranca socialiste i ka marrë masat për të mbrojtur deputetët. Siç shihet edhe në këtë foto të siguruar nga Dosja.al, brenda Parlamentit, në korridoret e këtij institucioni janë vendosur forca të shumta të armatosura që do të bëjnë shoqërimin e deputetëve pas daljes nga salla.
Ora 19:34- Protesta/ Policia hedh gaz lotsjellës, i riu shfaq probleme me frymëmarrjen
Një i ri po merr ndihmën e parë mjekësore pasi ka shfaqur problem me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës.
Ora 19:30-Protestuesi i opozitës ngjitet në shtyllë (Foto)
Një protestues i opozitës, është parë teksa është ngjitur në një shtyllë përpara parlamentit, ku dhe u mbajt tubimi i saj i radhës.
Ai ka qëndruar aty për disa momente, duke shkatuar panik në radhët e protestuesve të tjerë. Kjo nuk është hera e parë që në protestën e opozitës, protestuesit ngjiten në pemë ose shtylla.
Ora 19:19- Spiropali: Basha s’justifikonte zgjedhjet e radhës, arsyeja pse u largua
Pavarësisht situatës së tensionuar para parlamentit, ku opozita zhvilloi protestën e radhës, seanca plenare vazhdoi të vijojë normalisht. Në fjalën e saj, ministrja për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se kjo e sotmja është një teatër dëshpërimi i opozitës për të fituar zgjedhjet e qershorit.
Ora 19:10- Balla akuzon opozitën: Sulmoi policinë e shtetit me bidona me benzinë të mbushur në selinë e PD
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit tha se me me dy vendimet e sotme të Kuvendit të Shqipërisë përmbyllet një fazë e rëndësishme e reformës në drejtësi, që është ajo e ngritjes së institucioneve.
Ora18:50- Policia hedh gaz lotsjellës, një person i plagosur
Teksa protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe i janë drejtuar hyrjes së Kuvendit, Policia ka hedhur gaz lotsjellës duke bërë që qytetarët të sbrapsen. Si pasojë e gazit, një prej protestueve ka mbetur i lënduar. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij.
Ora 18:29- Qytetarët çajnë kordonin, shkojnë drejt hyrjes së hyrjes së Kuvendit (Video)
Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë që ka rrethuar Kuvendin. Protestuesit i janë afruar hyrjes së Kuvendit. Pjesë e turmës janë edhe ish-deputetët Sali Berisha, Flamur Noka dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Për t’i zbrapsur protestuesit, efektivët e policië kanë duke hedhur gaz lotsjellës duke bërë që turma të tërhiqet.
Ora 17:56- Kryemadhi: Ne zgjodhëm të ishim si ju, ata janë përfaqësues të kriminelëve
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur para qytetarëve duke u shprehur se opozita hoqi dorë nga mandatet për të qenë sa më pranë qytetarëve. Ajo akuzoi deputetët e mazhorancës nuk janë përfaqësues të popullit por të bandave.
Ora 17:45- Situata monitorohet me snajpera, deputetët socialistë futen nga mbrapa në Parlament
Para godinës së paralamentit, ka vijuar protesta e radhës, e paralajmëruar nga opozita. Por ajo çfarë vihet re, është se mbi taracën e një pallati, janë vendosur dhe katër snajpera që po monitorojnë situatën nga lart.
Ora 17:22- Pas Klosit, protestuesit pengojnë Paulin Stërkajn të hyjë në Kuvend, policia e shpëton nga turma
Deputeti Paulin Stërkaj po tentonte të hynte në Kuvend, ndërkohë që protestuesit e kanë shtyrë. Është dashur ndërhyrja e Policisë që Stërkaj të shpëtonte nga turma.
Ora 17:21- Shishe me bojë të kuqe në selinë e PD, qytetarët shashka policisë
Disa shishe të dyshimta ndodhen në selinë e PD-së. Shishet janë me bojë të kuqe, pritet të përdoren nga protestuesit gjatë hyrjes së kabinetit qeveritar në Kuvend. Ndërkohë që protestuesit hedhin shashka në drejtim të kordonit të policisë.
Ora 17:15- Basha thirrje policëve: Hiqni kapelet dhe arrestojini kriminelët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje policëve të pranishëm në protestë duke i kërkuar që të arrestojnë deputetët e PS-së.
Ora 16:57- Protestuesi përplaset me Blendi Klosin, ministri bie në gropë
Protesta ka nisur me tensione në Kuvend. Protestuesit kanë lëshuar thirrje në drejtim të deputetit Sadri Abazi, deri në kohën kur ka mbërritur ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili nuk është lejuar që të hyjë në Kuvend. Një protestues e ka shtyrë dhe Klosi ka rënë në gropë.
[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-e-opozites-protestuesi-perplaset-me-blendi-klosin-ministri-bie-ne-grope/”]
(A.B. F.G/ K.M.Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Dosja.al ka siguruar disa foto të granatave të hedhura gjatë protestës që opozita po zhvillon para Kuvendit.Ishin efektivët e policisë ata që hodhë...
TIRANË- Policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës dhe lëndë helmuese në drejtim të protestuesve, duke mos kursyer as kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetare...
Pak minuta para se deputetët të dalin nga salla e Parlamentit, mazhoranca socialiste i ka marrë masat për të mbrojtur deputetët.Siç shihet edhe në këtë f...
TIRANË–Një i ri po merr ndihmën e parë mjekësore pasi ka shfaqur problem me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës.Efektivët e policisë hodhën granata ...
TIRANË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij gjatë protestës tha se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për sulm me lëndë kimike.“Rama ka udhëruar ...
TIRANË- Pavarësisht situatës së tensionuar para parlamentit, ku opozita zhvilloi protestën e radhës, seanca plenare vazhdoi të vijojë normalisht. Në fjalën...
TIRANË- Ka nisur me incidente protesta e opozitës e mbledhur urgjentisht para parlamentit. Protesta e opozitës u mblodh urgjentisht pas ndryshimit të orari...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit tha se me me dy vendimet e sotme të K...
TIRANË- Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë që ka rrethuar Kuvendin. Protestuesit i janë afruar hyrjes së Kuvendit.Pjesë e turmës janë edhe i...
TIRANË- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj nuk i ka përmbajtur dot emocionet sot në protestën e opozitës para Parlamentit. Malaj tha se Shqipëria është...