LIVE UPDATES
Politike

Protesta e Berishës, VOA: Pjesëmarrje modeste por u dogjën flamuj serbë

20 Dhjetor 2021, 19:22 Nga DOSJA
Protesta e Berishës, VOA: Pjesëmarrje modeste por u dogjën flamuj

TIRANË- Në Shqipëri, ish kryetari demokrat Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, organizuan sot në mbrëmje në Tiranë, një manifestim proteste kundër projektit “Ballkani i hapur” dhe vizitës në Tiranë, në këtë kuadër, të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nesër, së bashku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe atë shqiptar Edi Rama do të zhvillojnë takimin e radhës të këtij projekti.

Ndërsa ndodhen në një betejë të hapur me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e konsiderojnë të shkarkuar pas Kuvendit të thirrur në 11 dhjetor dhe referendumit të organizuar të shtunën, mbështetësit e zotit Berisha, u mblodhën në oborrin e selisë së PD-së. Në pritje të mbërritjes së ish kryetarit Berisha, ata shpërthyen herë pas here në thirrje kundër zotit Basha. Prej andej, të gjithë së bashku u drejtuan në këmbë për nga selia e Qeverisë, ku ishte ngirtur dhe një podium.

“Kjo është një protestë kundër projektit fantazmë, të aleancës trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, apo të treshes Vuçiç dhe vasalët e tij, Rama e Zaev”, deklaroi zoti Berisha që në hyrje të fjalës së tij, duke shpjeguar se nuk bëhet fjalë për një manifestim kundër bashkëpunimit rajonal. “Eshtë protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit, përveç Beogradit, kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Një projekt i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon”, u shpreh zoti Berisha. Sipas tij “Open Balkan” është një “projekt djallëzor, një përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar nismën e Berlinit, projektin europian të integrimit të rajonit në BE”.

Për zotin Berisha, projekti është në të vërtetë një nismë e presidentit serb, pas së cilës “qëndron ideja e serbomadhërisë dhe përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Sot Serbia e Vuçiçit, edhe më shumë se ajo e Millosheviçit është shndërruar në Rusinë e vogël. Dhe kjo është rrezik për paqen e stabilitetin e Ballkanit dhe Europës”.

Në fjalën e tij zoti Berisha tha se kjo e sotmja, është e para e një serie protestash kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se “në këto 8 vite, shqiparët u vodhë e plaçkitën më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Europës. Pasuria publike u shndërrua në pasuri të ministrave kleptokratë e të kreut të Qeverisë”, u shpreh ai duke përmendur “aferën e inceneratorëve që u ka grabitur shqiptarëve 430 milion euro”.

Zoti Berisha dhe organizatorët e protestës kujtuan disa herë se ajo ishte thirrur me urgjencë, brenda 48 orësh, duke justifikuar kështu dhe pjesmarrjen modeste. Manifestimi u zhvillua qetësisht, me përjashtim të disa flamujve serbë të cilët u dogjën nga grupe të vogla protestuesish.

Në takimin e nesërm, udhëheqësit e të tre vendeve, shoqërohen dhe nga anëtarë të kabineteve qeveritare si dhe sipërmarrës. Eshtë njoftuar po ashtu dhe pjesmarrja e James O’Brien, përfaqësues i Këshillit të Atlantikut. Pak kohë më parë Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Presidenti Biden synon ta emërojë atë si koordinator për politikën e sanksioneve, në Departamentin e Shtetit, një post i lartë në rang ambasadori.

Në takim do të jetë gjithashtu dhe drejtuesi i Fondacionit për një Shoqëri të hapur, Alex Soros, ndërsa në seancën e hapjes do të ketë një fjalim të Komisionerit europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili do të ndërhyjë përmes një lidhjeje online. Në përfundim të takimit, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që kanë të bëjnë, me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Nisma Ballkani i hapur ka hasur në kundërshtitë e forta të qeverisë së Kosovës, ndërsa kanë refuzuar t’i bashkohen edhe Bosnja e Mali i zi, që po ashtu e shohin atë me skepticizëm. Kryeministri Edi Rama, një mbrojtës i flaktë i projektit, e sheh atë si një mekanizëm të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, dhe një “projekt strategjik për interesat e Shqipërisë dhe tërë kombit shqiptar”.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike proteste kunder vucic ne tirane sali berisha voa proteste kunder vucic ne tirane sali berisha voa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj