“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
VD-Protesta kundër Open Balkan/ Këlliçi: Rama nuk mund ta shes Vuçiç si mikun tonë
20 Dhjetor 2021, 17:07Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar se shqiptarët nuk mund ta pranojnë mik, ministrin e Sllobodan Mullosheviç-it, duke nënkuptuar këtu Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë protestës së sotme kundër nismës së ‘Open Balkan’, tha se Rama mund ta mbajë Vuçiç si mik të tijin.
“Nuk mund të ketë integrim Europian të Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër. Unë jam krenar sot që në kohë rekord brenda vetëm 24 orësh, vetëm me njoftim në rrjetet sociale, ky shesh është mbushur me mijëra shqiptarë të Shqipërisë, por mbi të gjitha të Kosovës. Unë jam krenar që zemra e shqiptarit rreh fort për Shqipërinë për të mbrojtur shqiptarët brenda kufirit tonë por edhe shqiptarët në të gjitha në të gjitha trojet shqiptare. Edi Ramës i bëj një thirrje, Vuçiçin mund ta kesh mikun tënd të zemrës, por në asnjë mënyrë nuk mund t’ua shesësh shqiptarëve për mikun e Shqipërisë. Ministrin e Millosheviçit nuk mund ta pranojnë shqiptarët për mik të Shqipërisë. Edi Rama, e vetmja masë që ke marrë sot është që ke hequr kërpudhën nga Kryeministria. Mos u shqetëso, nuk e ka kush me kërpudhën, e kemi me rrënjën e të keqes dhe korrupsionit në Shqipëri që ka një emër dhe quhet Edi Rama. Ne ty do të të heqim me rrënjë dhe themel nga qeveria, të cilën e ke përdorur vetëm për t’u pasuruar vetë dhe për të dëbuar shqiptarët nga vendi. Ne jemi sot këtu sepse jemi pro-amerikanë, jemi pro BE”, tha ai.
Një mesazh Këlliçi kishte edhe për Erion Veliajn.
“Dy fjalë kam edhe për hajdutin në Bashkinë e Tiranës: Gjakun e Ardit Gjoklajt nuk do ta falim. I kemi dhënë fjalën familjarëve të Arditit, nuk do ta harrojmë”, përfundoi Këlliçi .
TIRANË- Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Edith Harxhi, gjatë protestës së sotme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, k...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po mban mbledhje me grupin parlamentar të partisë në selinë blu. Pas largimit të deputetëve demo...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij që grumbulloi para godinës së Kryeministrisë. Berisha tha se k...
TIRANË – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha për organizimin e protestës së sotmë...
TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë mbylli seancën plenare të fundit të këtij viti duke miratuar disa ligje si dhe duke rrëzuar 4 dekretet e presidentit Il...
TIRANË – Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri kritikoi Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe mafioz. Në seancën e sotme plenar...
TIRANË – Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili sulmoi projektligjin e qeverisë për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore s...