LIVE UPDATES
Politike

Protesta e opozitës/ Vasili sulmon qeverinë: Shtet gangsterësh, rreh njerëzit në mes të rrugës

15 Prill 2019, 12:14 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Vasili sulmon qeverinë: Shtet gangsterësh,

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se policia ka tmerruar të arrestuarit e protestës.

Gjatë një dalje për mediet, Vasili u shpreh se protestuesit janë rrëmbyer dhe janë mbajtur pa akuza, duke u dhunuar. Ai shtoi se Prokuroria po bëhet palë me krimin shtetëror.

Ky është një shtet gangsterësh, që rrëmben njerëz në mes të rrugës. Rreh protestues dhe njerëz në mes të rrugës. Policia godet gazetarët. Prokuroria ka vendosur të heshtë edhe përballë provave të frikshme të dhunës. Organi i akuzës është palë me qeverinë”, tha Vasili.

Deklarata për media e Petrit Vasilit

Jemi sërish në këtë komunikim së bashku për të ndarë të vërtetat e mëdha, të cilat kanë shoqëruar dhe shoqërojnë situatën në Shqipëri, ku shteti ka vendosur në mënyrë përfundimtare të jetë armik me qytetarët dhe në asnjë rast mik dhe mbështetës i tyre. Lidhur me të vërteta e tjera që kanë pasuar mitingun e jashtëzakonshëm për nga dimensioni dhe mesazhi i opozitës, i cili me të drejtë është quajtur nga të gjitha mediat ndërkombëtare, si mitingu më i madh opozitar në të gjithë Ballkanin, për fat të keq shteti u soll sërish si një shtet gangsterësh dhe paturpërsisht mashtroi gjerësisht opinionin publik për të vërtetat e mitingut, ku opozita dha provën e pjekurisë, maturisë, forcës dhe vetëpërmbajtjes. Nga ana tjetër pati një shtet ku histeria e mbajtjes së karriges së pushtetit të Kryeministrit, e bëri atë që të dhunojë qytetarët dhe çdo normë demokratike. Së pari, sot e kësaj dite nuk ka asnjë hetim, asnjë të dhënë mbi aktin terrorist dhe kriminal të djegies së automjetit të paidentifikuar mu në mes të demonstruesve, i cili mund të rrezikonte jetën e qindra demonstruesve. Një akt kriminal i pashembullt në historinë e pluralizmit, i zhvilluar në një ambient të errët, në një rrugë së cilës iu hoq ndriçimi nga qeveria, nga të gjithë ata që administrojnë shtetin, duke krijuar të gjitha premisat për të realizuar një provokim kriminal dhe terrorist në mes të Tiranës. Sot e kësaj dite nuk zbardhet përse u mbajt në errësirë i gjithë sheshi i protestës, ndërkohë që policia çirrej në mënyrë histerike, kërkonte mbarëvajtjen e protestës, krijoi premisën themelore që protesta të provokohej, pavarësisht se opozita nuk u provokua. Kush ishte pronari i automjetit? Kush ishin autorët? Kush ishin ata që tentuan të digjnin dhe kioskën afër automjetit? Përse nuk ka hetim? Përse nuk ka të dyshuar? Përse nuk ka të ndaluar? Pyetje të mëdha, të cilave asnjërave nuk u përgjigjen, përveçse mashtrimeve pa fund të Ministrisë së Brendshme. Së dyti është pretenduar gjerazi nga policia për gjoja dëmtime të forcave të rendit nga demonstruesit. Jo opozita, Avokati i Popullit ka bërë verifikimet në spitalet e vendit dhe këta policë të dëmtuar rëndë, nuk ekzistojnë, nuk gjendeshin në asnjë spital.

Si politikan, si përfaqësues i LSI-së dhe si mjek u shpjegoj qytetarëve, nuk ka njw i dëmtuar rëndë i cili gjendet në spitalet e vendi. Vetëm një kriminel në rast së është dëmtuar rëndë u shkëputet apo u shmanget spitaleve, një anëtar i forcave të sigurisë një polic, sigurisht do të jetë atje deri në marrjen e trajtimit të plotë mjekësor, sigurinë e tij në 24 orë ndjekje dhe pastaj do të dali nga spitali. Asnjë i vetëm nuk është gjetur nga një institucion publik i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, që është Avokati i Popullit. Përkundrazi çfarë është gjetur, dhe do ti lutesha kamerave të regjistrojë, ta fokusojnë, është gjetur protestues me pranga të lidhur tek krevati, një foto e turpit e pashlyeshme në memorien e shqiptarëve do të mbetet gjatë. Edhe kriminelëve më të mëdhenj në dhomat e spitaleve u sigurohet ruajtja e tyre tek dera e dhomës dhe të tërë kushtet e sigurisë, por asnjëherë të prangosur në krevatin e tyre. Kjo flet qartë, cili ka qenë qëndrimi dhe cila ka qenë dhuna me të cilën janë përballur protestuesit, pa akuza, të rrëmbyer, në mes të natës, vetëm me fjalë goje, pra një shtet gangsterësh që rrëmben njerëzit në mes të rrugës. Vazhdojmë më tej, dhuna nuk ka kursyer as gazetarët. Pse nuk i ka kursyer? Është tmerri nga fjala dhe nga e vërteta, nga raportimi i së vërtetës, nuk ka kursyer as gazetarët. Raportohet nga rrjeti investigativ BIRN, aq më shumë raportohet nga Avokati i Popullit. Po aq më shumë akoma raportohet nga këto foto që flasin vetë, ku kjo është një gazetare, e cila ka përballuar sikur se mjaft kolegë të tjerë, foto të cilat nuk i kemi ashtu siç ka përballuar Erion Skendaj i News 24 në një protestë të mëparshme. Kanë përballuar bombat që u hidhen të këmbët, ujin me presion që u përplaset në fytyrë, gazin lotsjellës e të tjerë. Janë goditur gazetarët në një moment kur sheshi përballë ka qenë krejtësisht i boshatisur, ku ka pasur vetëm dhunë ndaj tyre dhe klithmat histerike të policisë në megafonin e saj, që kishin synimin e vetëm të eksitonte njerëzit.

Si ka vazhduar më tej dhuna? Dhuna nuk ka kushtuar as njerëzit e ndershëm. Dje ua kam bërë publike, po ua bëj sërish që qytetarët të mos ta harrojnë kurrë. Kjo i pret nga ky shtet gangsterësh. Ky është Arben Dajçi, një fotograf i ndershëm, i cili ka profesion të tijin fotografinë. Dhe është dhunuar me gjak, jo me atë gjakun imagjinar që pretendon policia. Pse e urren të vërtetën? E urren të vërtetën. Po kështu u dhunua në turp të Zotit në ambientet e Parlamenti të Shqipërisë, gazetari Salianji. U shty nga forcat e Gardës, që shoqërojnë Prokuroren e vendit, institucioni i drejtësisë, që duhet të jetë ai garanti kur fjala e lirë shkelet. Bashkë me të tjerët që i rrëmbyen dorën .

Pra lufta dhe dhuna ndaj të vërtetave të mëdha është lajtmotivi i këtij shteti. Sot e kësaj dite Prokuroria hesht. Prokuroria vazhdon të bëhet palë me krimin shtetëror. Po e lajmërojmë edhe Prokurorinë, sikurse Ministrinë e Brendshme, të cilët nuk kanë mundësi të zbulojnë kriminelët që vodhën 10 milion euro në mes të Rinasit, ku nuk ka asnjë të ndaluar. Po i paralajmëroj sërish Prokurorinë dhe Policinë, që nuk ndal dot asnjë nga kusarët e Unazës së Re, që nuk ndal dot asnjë nga ata që hodhën gaz lotsjellës në banesat e Bregut të Lumit, të një vendi i cili gangsterizmi shtetëror e ka kthyer në institucion. Po  i paralajmëroj dhe njëherë. Mandatet e tyre janë shumë të shkurtra në kohë. Jeta është shumë e gjatë. Dimensioni i demokracisë, i forcës së popullit, nuk ndalet dot as nga këta zvarranikë pushteti dhe as nga këta shërbëtorë të verbër, duke filluar nga Ministri i Brendshëm, tashmë i përfshirë në këto vepra të rënda kriminale të policisë që udhëheq vetë, të cilët ka marrë përsipër t’i justifikojë vetë bashkë me ministrin e tij. Dhe po kështu dhe Prokuroria bashkëfajtore që hesht. Kjo është një llogari e hapur me qytetarët, publike, jo vetëm me qytetarët, jo vetëm me mediat, jo vetëm me të vërtetën por dhe me ligjin. Kjo llogari do të lahet deri në fund. Kjo është një llogari e hapur me çdo shqiptar. Dhe provat janë të hekurta, të pakundërshtueshme dhe të pafalshme. Ta kujtojnë dhe njëherë të gjithë, të pafalshme, nuk do të amnistohen kurrë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike petrit vasili protesta 13 prill 2019 protesta e opozites petrit vasili protesta 13 prill 2019 protesta e opozites

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj