LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta në Tiranë, REL: Çmimet aq të larta sa nuk bëhet jetë normale

9 Mars 2022, 19:46 Nga DOSJA
Protesta në Tiranë, REL: Çmimet aq të larta sa nuk

TIRANË- Disa qindra qytetarë protestuan të mërkurën para Kryeministrisë në Tiranë duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri. Qytetarë, aktivistë e artistë u mblodhën në sheshin Dëshmorët e Kombit, duke kërkuar jetë më të mirë dhe duke thënë se me çmimet që janë sot, nuk do t’ia dalin të jetojnë një jetë normale. Atyre iu bashkuan edhe fermerët e blegtorët të cilët thanë se përveç naftës, çmimet e plehrave kimike dhe inputeve bujqësore janë bërë të papërballueshme për ta.

“Ne rrogën para se ta marrim na shkon në shpenzime. Na mjeruan”, tha një qytetare.

“Ai [kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama] tha se do ta kalojmë krizën bashkë. Si bashkë? Krizën po e kalojmë ne qytetarët e thjesht”, tha një protestues tjetër.

Dhjetëra protestues, që ende po protestojnë, kanë bllokuar rrugët kyçe të Tiranës për të mos lejuar makinat të lëvizin, teksa kanë brohoritur “fike makinën”. Forca të shtuara të policisë dolën në rrugë dhe krijuan kordonë në përpjekje për të liruar rrugët. Protesta deri tani po zhvillohet e qetë. Çmimet e naftës në Shqipëri kanë shënuar rritje të hovshme brenda natës, duke arritur të mërkurën në nivel rekord prej 260 lekësh (2.03 euro) për litër nga 230 lekë për litër (1.80 euro) një ditë më herët. Kjo rritje e çmimit është e katërta brenda javës në Shqipëri.

Në bazë të Institutit shqiptar të Statistikave, ky çmim shënon një rritje prej rreth 50 për qind nga mesatarja e çmimit të naftës për litër në treg gjatë vitit 2021. Edhe Unioni i Transportit Publik ka lajmëruar se të mërkurën është përgjysmuar numri i autobusëve të trafikut urban që qarkullojnë në Tiranë për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Përfaqësues të këtij institucioni thanë se do të propozojnë rritjen e çmimit të biletës nga 40lekë (31 centë) në 80 lekë (63 centë).

“E dini qe sot nuk më kanë ardhur në mësim studentë, për shkak të përgjysmimit të shërbimit urban? Kur ma thanë u drodha”, tha një profesor i pranishëm në protestë.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, më herët gjatë ditës arsyetoi pamundësinë e Qeverisë për të ndërhyrë në rritjen e çmimit të naftës, duke thënë se Qeveria po mbulon kostot e energjisë “për të mos ekspozuar abonentët familjarë dhe biznesin e vogël”.

“Këto janë kohë të vështira për këdo, por duhet vlerësuar angazhimi i Qeverisë për të mos lënë askënd vetëm. Do ia dalim ashtu si ia kemi dalë me çdo sfidë tjetër, por vetëm nëse mbështetemi te njëri-tjetri”, tha Balluku.

Deklaratës së Ballukut protestuesit iu përgjigjën duke thënë se “nuk jemi bashkë” sepse ata po i bartin pasojat ekonomike. Në përpjekje për t’i adresuar sfidat ekonomike para Shqipërisë, të martën kryeministri shqiptar, Edi Rama, themeloi një komision ndërministror për të përgatitur veprimet e Qeverisë shqiptare në prag të një përshkallëzimi të gjendjes ekonomike.

Protesta e sotme u organizua në mënyrë vullnetare nëpër rrjete sociale nga aktivistë të ndryshëm. Ata u zotuan se do të vazhdojnë protestën çdo ditë deri kur kërkesat e tyre të plotësohen. Tregu i destabilizuar i naftës është pasojë direkte e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt. Lufta ka ndikuar në ngritjen e hovshme të kostos së produkteve bazë gjithandej Evropës.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para