Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
“Pse e ke zgjedh atë sendin t’zi?”, revoltohet Linda Halimi: Më vjen shumë rëndë…
17 Qershor 2019, 08:21Nga DOSJA
Këngëtarja Linda Halimi tashmë po shijon familjen e saj, të cilës i është shtuar dhe një pjestare e re, Kaimana, frut i dashurisë me parterin e saj, Davon Edëards. Por, shumë prej ndjekësve të Lindës nuk i pëlqen fakti që bashkëshorti i saj është një njeri me ngjyrë.
Në një bisedë pyetje-përgjigje që këngëtarja ka realizuar në rrjete sociale, njëri nga ndjekësit i shkruan:
“Nëse je e thjesht, kthema edhe mua komentin. Pse s’e ke zgjedh atë senin të bardhë por t’zi?”
Këngëtarja e revoltuar nga aq shumë paragjykim ka vendosur t’i kthejë një përgjigje të gjatë ku shpjegon se për të rëndësi ka njeriu dhe jo ngjyra e lëkurës.
“Më vjen kaq shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019 akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me urrejtje dhe mllëf ndaj secilit që është “NDRYSHE”nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë… kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten! E unë, secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty…që ke më së shumti nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë,”– i përgjigjet Linda Halimi ndjekëses.
(R.L/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka vendosur të kalojë një fundjavë në plazh, por ajo që ka hasur nuk i ka pëlqyer aspak.Në një plazh publik, dy pushuese ...
TIRANË– Bes Kallaku është një ndër aktorët që me thjeshtësinë e tij, ka transmetuar dhe origjinën e tij nga fshati Bubq, në të cilin është rritur me ...
Këngëtarja Jonida Maliqi nuk e ka bërë publike lidhjen e saj me Romeo Veshajn, por detajet lënë të kuptojnë se ata janë bashkë, dhe kjo duket qartësisht. Me sa ...
TIRANË- Atë e njohin të gjithë për rolet e tij të panumërta në ‘Portokalli’ ku ka spikatur me karaktere si ‘Kapo’ apo ‘Ramadan Kafsha’ etj.Rubrika “Këndi i...
TIRANË- Dy aktorët e humorit të ‘Portokalli’, Flor Binaj dhe Ledio Lako, kanë qenë të ftuarit specialë të ‘E Diell’ në ‘Top Channel’.Ato kanë marrë pjesë n...
TIRANË– I ftuar mbrëmjen e së premtes në “Zonë e Lirë” ishte gazetari dhe moderatori i njohur, Mustafa Nano që kishte ardhur i veshur sport, me xhinse të g...
TIRANË– Surpriza të tilla mbeten përgjithmonë! Drini Zeqo ka datëlindjen, dhe nuk e kishte pritur kurrë që kolegët do ta surprizonin në këtë mënyrë. I përg...
TIRANË– Një ndër moderatoret më bukuroshe të ekranit, Marina Vjollca vjen gjithmonë në vëmendje me fotot që publikon dhe të gjithë mezi po e presin n...