"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë të shtunën në kazermën “Mija Stanimiroviq” në Nish se është mirënjohës ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura.
Në këtë qytet janë prezantuar 11 tanke të llojit T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2.
Vuçiq ka theksuar se qëllimi i këtij donacioni është që Serbia të forcojë edhe më tej ushtrinë dhe, siç ka thënë ai, pozicionin e neutralitetit ushtarak, në mënyrë që të mund të parandalojë çdo agresor të mundshëm.
Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?
Përveç Vuçiqit, prezantimi i tankeve është ndjekur nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Millan Mojsilloviq dhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.
“Ky nuk është fundi i bashkëpunimit tonë, por vetëm fillimi i një faze të re. Rusia do të vazhdojë të dorëzojë automjete të blinduara dhe lloje të tjera armësh në mënyrë që Serbia të forcojë sovranitetin e saj,” ka thënë ambasadori rus Bocan-Kharcenko.
Në fillim të muajit nëntor, ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, pati konfirmuar se tanket T-72 do të mbërrinin nga Rusia në Serbi, duke deklaruar se të njëjtat do të forcojnë pajisjet luftarake të ushtrisë serbe.
“Tridhjetë tanke moderne T-72 duhet të mbërrijnë, si pjesë e marrëveshjes ‘Vuçiq-Putin’ në Soçi. Ato forcojnë ndjeshëm aftësitë tona luftarake,” pati deklaruar ai për Pink TV më 1 nëntor.
Në vitin 2019, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka hedhur poshtë kërkesën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) për të paraqitur kopjet e marrëveshjes së arritur.
Si arsye, Ministria e Mbrojtjes pati deklaruar atëherë se marrëveshjet e kërkuara “përmbajnë të dhëna sekrete të huaja, pra të dhëna që i janë besuar Republikës së Serbisë nga një shtet tjetër, me detyrimin për t’i mbajtur ato sekrete”.
Ende nuk dihet se kush do të pagujë shpenzimet e transportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake që Rusia i ka dhuruar Serbisë apo se sa është paguar transporti.
Marrë nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SUEDI– Grupi suedez “MadMan’s Choice” ka vendosur të këndojë në shqip hitin “Xhamadoni vija-vija”.Dy ditë më parë grupi ka publikuar versionin e ri të këngës pa...
KOSOVË- Zdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi është shprehur se rezultati i votimeve do të merret vesh që sonte. Në një intervistë për ...
SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm me Kryeministren Ana Brnabic dhe Ministrin e ...
EVROPË- Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisur të liro...
BRAZIL- Europol ka bërë të mundur arrestimin e 45 personave gjatë një operacion të madh ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës midis Brazilit dhe...
KOSOVË- Kreu i Listës Serbe dhe zvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakip ka thyer heshtjen zgjedhore dhe u ka kërkuar Mitrovicës së Veriut që të votojnë ...
KANADA- Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka nisur punën për të zhvilluar një pasaportë dixhitale të vaksinimit për të gjithë pasagjerët në mënyr...
Qeveria në shkuarje e Malit të Zi ka shpallur ambasadorin e Serbisë person të padëshiruar (non grata) dhe i ka kërkuar që të largohet nga shteti, ka njoftuar Mi...
SHBA-Publikimi i 250,000 dokumenteve diplomatike amerikane në media shkaktoi një kaos të vërtet në vitin 2010. Ato dokumente u publikuan nga themeluesi i Ë...
Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk ka llogari bankar...