LIVE UPDATES
Aktualitet

Pse u përkeqësua liria e medias në Shqipëri? Reporterët pa Kufij: Duhet të bëhet me kujdes!

8 Maj 2022, 15:04 Nga DOSJA
Pse u përkeqësua liria e medias në Shqipëri? Reporterët

Kryeministri Edi Rama dhe më pas edhe drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga kundërshtuan gjetjet e raportit të “Reporterëve pa Kufij” mbi lirinë e medias në Shqipëri. Kryeministri e quajti të pa bazë, ndërsa Fuga tha se raporti nuk paraqet gjendjen reale të medias në Shqipëri. Por, në një përgjigje përmes postës elektronike për Gazetën Si, ‘Reporterët pa Kufij’ u qëndrojnë gjetjeve të shprehura në raportin në fjalë për Shqipërinë. Gazeta u interesua të pyesë “Reporterët…” mbi metodologjinë dhe se ku bazohen ata në konkluzionet e raportit, duke marrë përgjigjet si më poshtë.

“Shqipëria renditet e 103-ta, e fundit në Ballkan, ndërsa mbetet në kategorinë e vendeve problematike. Krahasimi i vendeve dhe indeksit mes 2022 dhe 2021 duhet të bëhet me kujdes, duke pasur parasysh ndryshimin e metodologjisë. Shqipëria ka rënë edhe sepse vendet e tjera të rajonit janë përmirësuar, si Serbia, Mali i Zi, apo Maqedonia e Veriut. Megjithatë, në 2022 liria e medias qartësisht është përkeqësuar në Shqipëri”, thotë në përgjigjen e dhënë për Gazetën Si, kreu i zyrës së BE dhe Ballkanit i organizatës, Pavol Szalai.

Në lidhje me pretendimet e Kryeministrit Edi Rama se asnjë gazetar nuk është sulmuar nga policia, arrestuar, ndaluar, apo gjykuar në Shqipëri, Szalai citon të paktën tre raste, mes të cilave edhe rasti kur policia hedh gaz lotsjellës dhe godet me top uji gazetarët gjatë përplasjes së 8 janarit mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës për kontrollin e selisë së Partisë Demokratike.

“Policia vazhdoi përgjatë 2022 të përdorë forcën në mënyrë arbitrare ndaj gazetarëve. Përtej dhunës policore, gazetarët janë të kërcënuar nga grupet kriminale, ose online ndërsa autoritetet nuk veprojnë, ose veprojnë ngadalë për t’i mbrojtur”, thotë Szalai.

“Reporterët pa Kufij” sjellin si shembull një deklaratë të bërë nga Kryeministri Edi Rama gjatë një konference të organizuar në kuadër të OSBE-së në tetor të vitit të kaluar për të argumentuar gjetjet e raportit për sulme politike ndaj gazetarëve.

“Media online në Shqipëri është po aq e dëmshme sa propaganda naziste, pedofilia dhe terrorizmi. Kur përpiqesh të parafytyrosh për shembull, se çfarë do t’i kishte bërë makineria propagandistike naziste botës me këtë liri është tronditëse. Apo edhe pa u përpjekur të imagjinoni fare, përpiquni të vlerësoni se çfarë dëmi po shkaktohet në jetën e përditshme nga burimet e së keqes në këtë botë nga terrorizmi, të gjitha llojet e fondamentalizmave, deri të pedofilia e të gjitha sëmundjet e shoqërisë moderne, që përmes lirisë së përhapjes mund të prekin shumë qenie njerëzore, grupe në nevojë dhe pjesë të dobëta të organizmit të shoqërive tona”, do të deklaronte Rama.

“Përkundër deklaratës së Kryeministrit, gazetarët sulmohen politikisht rregullisht në Shqipëri. Një shembull sa për të gjithë është vetë krahasimi që zoti Edi Rama i bëri medias online me nazistët, terroristët dhe pedofilët gjatë një konference të OSBE”, deklaron RSF.

Po jo vetëm deklaratat. Gjendja e medias në Shqipëri, sipas përgjigjes që Reporterët i kanë kthyer Gazetës Si është edhe zgjedhja në krye të institucioneve rregullatore të personave të lidhur me Partinë Socialiste, edhe pse pikët e hequra janë për emërimet dhe jo për veprime konkrete pas zgjedhjes.

“Kryeministri, i rizgjedhur në 2021, zgjodhi në krye të AMA-s një bashkëpunëtore të ngushtë të partisë së tij. Ky është rregullatori që duhet të forcohet në mënyrë të zhdrejtë nga paketa antishpifje, një propozim legjislativ i rrezikshëm për lirinë e medias. Në këtë kontekst, Kryeministri dështoi në 2021 që të japë garanci se agjencia e re centralizuese e komunikimit nuk do të pengojë të drejtën e informimit,”– shprehet kreu i zyrës së BE dhe Ballkanit i organizatës.

Të gjitha këto, sipas Reporterëve pa Kufij kanë dhënë kontributin e tyre që Shqipëria të shënojë vlerësimin e dytë më të ulët në kontekstin politik, një prej pesë treguesve të vlerësimit të përgjithshëm, ku vlerësimi më negativ është ai i kontekstit ekonomik.

“Sepse ndikimi negativ i Covid-19 në shëndetin financiar të mediave u ashpërsua nga shpërndarja pa transparencë dhe e padrejtë e fondeve publike për median e pavarur”, shton Szalai.

Reporterët vlerësojnë si nismë tejet të vyer Aleancën për Etikë në Media dhe përpjekjet e saj për të krijuar një platformë të vetërregullimit dhe për të përmirësuar etikën, që thonë se është një problem shumë serioz në Shqipëri.

“Reporterët pa Kufij” do të vazhdojnë të punojnë drejt përmirësimit të lirisë së medias në Shqipëri, duke nxitur zbatimin e rekomandimeve të bëra te autoritetet vendore dhe ndërkombëtare dhe duke bashkëpunuar me mediat vendase në mbështetje të besueshmërisë së informimit”, mbyll përgjigjen e tij për Gazetën Si, Pavol Szalai.

Duket se debati në distancë mes RSF dhe Kryeministrit Rama nuk ka për t’u shuar shpejt për aq kohë sa të dyja palët nuk duket se do të tërhiqen nga argumentat dhe qëndrimet e tyre. “Reporterët…” duke mbrojtur raportin dhe gjetjet e tij, dhe Rama duke mos e konsideruar atë. Të paktën jo si një raport real dhe pranë të vërtetës.

Marrë nga GazetaSi

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama reporteret pa kufij edi rama reporteret pa kufij

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj