Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
U përplasën nga “G Classs”/Gruaja ishte rëndë, ndihma e parë nga laborantët i shpëtoi jetën
8 Maj 2022, 13:25Nga DOSJA
TIRANË– Vilma dhe Arjan Konomi janë përplasur me një makinë tip “G Class” në momentin kur kalonin tek vijat e bardha në rrugën e Kavajës, ndërsa në karrocë kishin foshnjen e tyre 3 muajsh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se çifti janë në mjekim intensiv në spitalin e Traumës, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime, mësohet se gruaja ishte në gjendje më të rëndë se bashkëshorti i saj për shkak të impaktit të përplasjes, por ndihma mjekësore profesionale që mori në momentin e aksidentit i ka shpëtuar jetën.
Ishin bluzat e bardha të laboratorit “Genius”, shumë pranë vendit të ngjarjes që shkuan për t’u dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve, që ka qenë vendimtare për gruan 43-vjeçare. Ndërkohë që fatmirësisht ai që ka marrë më pak lëndime ka qenë foshnja.
TIRANË-Policia ka vënë në pranga një person, si të dyshuar për aksidentin e çiftit dhe foshnjes në Tiranë. Dosja.al sjell momentin e ndalimit të një...