Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Arratia i zgjati pak! I burgosuri largohet nga paraburgimi në Korçë, gjendet mes shkurreve
8 Maj 2022, 10:58Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KORÇË– Nuk i zgjati shumë arratia! Kristian Medolli është 21-vjeçari i cili u arratis ditën e sotme nga Gjykata e Rrethit të Parë të Korçës. Ai do njihej me masën e sigurisë pasi akuzohet për vjedhje në një banesë në fshatin Qatrom. Medolli mbahej në dhomat e paraburgimit të Drenovës dhe mundi që të arratisej përmes përmes tuneleve të gjykatës së Korçës.
I burgosuri do njihej me masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vjedhjes dhe ka qenë duke u shoqëruar për në makinën e policisë për t’u transportuar drejt dhomave të paraburgimit të Elbasanit. Në atë moment ai ka arritur të largohet me vrap duke dalë jashtë murit rrethues të gjykatës. I riu u kap mes të shkurreve në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit.
Dy ditë më parë, Medolli ishte shoqëruar për vjedhjen e një banese në pronësi të shtetasit V. H., 44 vjeç, banues në fshatin Mazrek, Korçë, kishte vjedhur një motor frigoriferi dhe një biçikletë, të cilat iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
TIRANË-Policia ka vënë në pranga një person, si të dyshuar për aksidentin e çiftit dhe foshnjes në Tiranë. Dosja.al sjell momentin e ndalimit të një...