6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit se një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe pagës, po shpërndahet në ëhatsapp. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, nga selia blu i kërkoi kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen. Ai e konsideron këtë publikim si një skandal të përmasave të jashtëzakonshme.
‘Sot, ne të gjithë jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, shtetas shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri. Të dhënat personale dhe sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve gjenden sot të publikuara në rrjetet sociale dhe në duart e çdokujt që përdor aplikacionin e ëhatsapp-it. Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimit të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve. Të gjithë e dimë, se pak javë para zgjedhjeve, të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve, të cilat disponohen vetëm nga qeveria, u keqpërdorën nga kreu i qeverisë Edi Rama për të blerë mandatin e tij të tretë. Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale. Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në Pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal. Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen. Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të përmasave të jashtëzakonshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhimit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës. Edi Rama sot duhet të japë Dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë! Një pushtet I vjedhur duke keqpërdorur shtetin nuk duhet dhe nuk mund të mbahet dot gjatë në këmbë! ”, tha Alibeaj.
LAJMI KRYESOR: Skandal me të dhënat! Pagat e shqiptarëve qarkullojnë në “What’sApp”. Nisin hetimet ndaj Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore
(A.B)/Dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BERLIN – Ndërrimi i Qeverisë në Gjermani nuk ka rezultuar edhe me ndërrim qëndrimi sa u përket iniciativave për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimo...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas skandalit të publikimit të databazës me pagat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, që ...
ATHINË – Media e njohur greke, zougla.gr ka publikuar një artikull në lidhje me mbledhjen e djeshme të ‘Open Balkan’ në Tiranë, ku ndër t...
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste në Integrim Monika Kryemadhi mbështeti deklaratën e presidentit Ilir Meta se kryetari i Partisë Demokratike ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se mund të arrestohet. I ftuar në emisionin “Pushteti” në FaxNeës, Berisha u...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha konsideroi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha si “dy kriminelët më të...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi kërkoi nga lideri demokrat Lulzim Basha që të pranojë të përballet në garë për lid...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha sot se është gati për ccdo skenar që mund të regjistr...
TIRANË – Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Bujar Nishani tregoi se nëse Lulzim Basha nuk pranon të dorëhiqet pas referendum...
TIRANË– Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD, Bujar Nishani ka zbuluar mesazhin që përmbante letra që i është dërguar sot kryedemokratit Lulzim...